Albin Kurti paralajmëron Hashim Thaçin: Do kesh të njëtin fat si të Gruevskit

16 Nëntor 2018, 16:28Rajoni TEMA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti i ka bërë thirrje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismasocialdemokrate të mos e formojnë ekipin negociator që do t’i shërbente Hashim Thaçit.

“Në protestën e 29 shtatorit populli i Kosovës ka dëshmuar se nuk i nënshtrohet një njeriu”, tha Kurti në një konferencë për shtyp..

Lideri i VV-së ka thënë se Thaçi do të shkojë drejt rrugës së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Para dy viteve e gjysmë pak kujt, në mos askujt, nuk ia mori mendja që fiton Trump dhe ngjan Brexit. Por, askujt para një viti e gjysmë nuk ia mori mendja se Gruevski do të kërkoi azil në Hungari, e kësaj rruge drejt azilit politik, por në Rusi, është edhe Hashim Thaçi. Ne nuk mund ta ndalim rrugëtimin e tij, por mund ta ndalim që të mos e marrë me vete edhe Kosovën”, ka theksuar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka propozuar alternativat me katër hapa, për bisedime dhe zgjedhje të qëndrueshme me Serbinë: Shqyrtimi dhe vlerësim i dialogut 6 vjeçar në mes Kosovës dhe Serbisë; Duhet të dimë çka duam dhe cilat janë qëllimet tona; Prezantimi i platformës me parime në mes Kosovës dhe Serbisë; Ekipi negociator me përbërje gjithëpërfshirëse dhe strategji të fuqishme.

3 komente në “Albin Kurti paralajmëron Hashim Thaçin: Do kesh të njëtin fat si të Gruevskit”

  1. Alban Dega says:

    SHANTAZHI NE POLITIKE ESHTE SI
    PERDHUNIMI NE PRAKTIKE!

    Albin Kurti nuk ka mesuar akoma kete ABC te politikes dhe ligjit !

  2. Bekim Peja says:

    Albin Kudra një populist papagall që i ka dal boja, po fatkeqësisht ka ende trushperlar që besojnë ende në shpiunin e BIA-se.

  3. Baliu says:

    Populli nuk i nenshtrohet nje “njeriu”, por AAK dhe Nisma po, sepse jan te nje brumi. Shembulli i Gruevskit eshte shum i bute, ne krahasim me shembullin e Gadafit. Hashum Taqi eshte mesuar mu shantazhu, apo mu perdhunu, apo me mare mbeshtetje te forta ne takime te fshehta neper hotele, por ajo le te mbetet qeshtje e tije e brendeshme, e jo nje recept i mire per tere Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje