FOTO/ Skocia humbet një tjetër titullar, tallje epike nga tifozët : T’i kërkojmë Shqipërisë të luajmë pesëshe

16 Nëntor 2018, 15:22Sport TEMA

Skocinë e ka kapur mallkimi i shqiptarëve para ndeshjes kundër Kombëtares sonë, pasi sot është dëmtuar një tjetër futbollist titullar i britanikëve.

Bëhjet fjalë për qendërmbrojtësin Kieran Tierni i cili ka pësuar një lëndim dhe është larguar nga grumbullimi vetëm pak orë më parë.

Lajmi për largimin e tij, bëhet i ditur nga vetë faqja zyrtare e Federatës Skoceze të Futbollit në rrjetin social “Twitter”.

Me këtë dëmtim, shkon në 9 numri i lojtarëve të cilët nuk janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Shqipërisë, ndërkohë që ndryshe nga takimi i parë në Skoci, nesër nuk luajnë 6 futbollistë.

I pari që u dëmtua, ishte Naismith, dhe më pas MecDonald, Mulgeri, O’Donell, MekXhin dhe së fundmi, Tierni.

Duke parë njoftimet e përditshme për largime nga Kombëtarja, tifozët skocezë duket se nuk mërziten më, duke qenë se kanë nisur të tallen në postimin e Federatës.

“As nga qeveria e Tereza Mei nuk ka pasur kaq largime”, “Unë propozoj t’i kërkojmë Shqipërisë të luajmë pesëshe”, “Para se të më kërkoni, po ju them që jam i dëmtuar edhe unë”, ishin disa nga komentet tallëse në “Twitter”.

   

3 komente në “FOTO/ Skocia humbet një tjetër titullar, tallje epike nga tifozët : T’i kërkojmë Shqipërisë të luajmë pesëshe”

  1. artiles says:

    Po sikur te na rahin edhe me ekip kalçeto?

  2. Timi says:

    Mos u tallni se edhe me këtë formacion do fitojnë skocezët, në çfarë derexhe është kombëtarja jonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje