Hodhi bishtin e cigares në rrugë, gruaja gjobitet me... 100 paund

16 Nëntor 2018, 10:36Lifestyle TEMA

Një grua në Angli ka pohuar se është ndjekur për 15 minuta nga kujdestarët e rrugës sepse hodhi bishtin e cigares në rrugë.

Megjithëse insistoi se do e merrte nga toka, ajo u gjobit me 100 paund.

Gruaja që nuk pranoi të identifikohej tha për ‘Grimbsy Live’ se ajo u turpërua nga incidenti. Ajo shtoi se kujdestarët i thanë se mund të arrestohej nëse nuk jepte detaje për të marrë gjobën.

“Unë po ecja në rrugë kur hodha cigarën në tokë. Fillimisht u takova me këmbësorë që më thonin se do të gjobitesha. 

Më pas i thashë kujdestarëve se do e merrja cigaren, të cilët më thanë se kjo gjë nuk kishte më rëndësi pasi do e merrja sërish gjobën”, tha ajo.

Gruaja kujdestare i sqaroi se nuk do i kalonte Krishtlindjet me familjen nëse nuk do jepte detajet e saj.

1 komente në “Hodhi bishtin e cigares në rrugë, gruaja gjobitet me… 100 paund”

  1. Fieri says:

    Gjobit ne Shqiperi por vjen ulerima e organizuar se Bandat!!! po gjobisin popullin e varfer!!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje