VIDEO: Parlamenti kthehet në arenë boksi, plas grushti mes deputetëve

16 Nëntor 2018, 11:57Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur parlamenti në Sri Lanka kthehet në arenë boksi me deputetëve. 

Mësohet nga mediat se një deputet është shtruar në spital dhe një tjetër akuzohet se ka sulmuar me thikë kolegët, në rrahjen masive që ndodhi brenda Parlamentit të Sri Lanka, raporton Guardian. 

E gjithë kjo ka ndodhur në vazhdën e përshkallëzimit të situatës që po ndodh së fundi në Sri Lankë, ku vendi ka mbetur pa kryeministër e kabinet qeveritar. 

Seanca e të enjtes ishte braktisur pasi përkrahësit e Mahinda Rajapaksa, iu vërsulën drejt kreut të Parlamentit, Karu Jayasuriya. 

Por, Jayasuriya u mbrojt nga deputetet besnik të Ranil Wickremesingre, i cili u shkarkua gjatë javës së kaluar nga posti i kryeministrit dhe u zëvendësua nga Rajapaksa, gjë që përkrahësit e Ëickremensingh po e quajnë grusht shtet politik. 

Shumë deputetë, shumica prej të cilëve të veshur me të bardha, janë parë duke shtyrë dhe grushtuar njëri-tjetrin për disa minuta. Madje disa nuk hezituan t’i hedhin shportat e mbeturinave në drejtim të njëri tjetrit. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje