Legjenda skoceze: Kisha frikë se do më prisnin mjekrën në Shqipëri, më habiste që atje burrat ecnin të kapur për dore në rrugë

17 Nëntor 2018, 10:19Sport TEMA
Legjenda skoceze: Kisha frikë se do më prisnin mjekrën në

Deni MekGrein është një legjendë e futbollit skocez, një mbrojtësi i djathtë i cili për shumë vite veshi fanellën e Sëlltik dhe përfaqësueses së vendit të tij, në vitet ’70-’80.

Një ditë para sfidës së Shqipërisë me Skocinë, ish-futbollisti ka kujtuar vizitën e tij në vendin tonë, 4 dekada më parëm, kur kishte ardhur si futbollist i Sëlltikut për të luajtur kundër Partizanit në Kupën e Kampioneve.

Ish-futbollisti ka treguar se asokohe, para se të vinte në Shqipërinë e izoluar, qarkullonin histori nga më të ndryshmet, disa të vërteta, rreth regjimit komunist dhe gjërave të ndaluara.

Mes tyre ishin edhe modelet e mjekrës së gjatë, apo flokët e gjata për meshkuj.

Sigurisht, kjo nuk vlente për të huajt, por MekGrein nuk dinte një gjë të tillë kur po përgatitej për sfidën.

“Ishte një e pavërtetë që ndalohej mjekra në Shqipëri.

Mua më thanë se më duhej të rruhesha.

Nuk më kujtohet a ma tha presidenti apo një nga drejtuesit e tjerë të skuadrës.

Kishte shumë zëra që qarkullonin rreth Rusisë komuniste dhe vendeve të bllokut të lindjes.

Kjo ishte histori fantastike. Ai që drejtonte vendin kishte ndaluar shqiptarët që të mbanin mjekër dhe të dëgjonin muzikën rock, pasi mendonin se do të prishte mendjen e rinisë.

Unë sinqerisht mendova se do të më duhej të rruhesha dhe u mërzita se më ishin dashur 2 vite që ta rrisja mjekrën siç duhej”, tregoi ish-futbollisti.

“Por askush nuk më tha asgjë rreth mjekrës kur shkova në Shqipëri. Asgjë as nuk u përmend ndonjëherë.

Mua thjesht më kujtohet si gjë e çuditshme që burrat ecnin të kapur për dore në rrugë.

Në morëm me vete edhe kuzhinier e ushqime. Për drekë para ndeshjes u ushqyem me vezë të skuqura dhe bukë të thekur e fasule”, ishin kujtimet e MekGrein.

Partizani e fitoi atë ndeshje me golin e paharrueshëm të Agim Muratit, por më pas u mund 4-1 nga skocezët në ndeshjen e kthimit dhe i dha lamtumirën turneut.

Por historia e mjekrës së MekGrein që “thuajse u pre” në Shqipëri u bë e famshme dhe u përmend për shumë vite në Skoci.

12 komente në “Legjenda skoceze: Kisha frikë se do më prisnin mjekrën në Shqipëri, më habiste që atje burrat ecnin të kapur për dore në rrugë”

  1. komshiu kaloçit says:

    KA qen gjyshi kaloçit qe hapte kte lloj prapagande ne skoci , gjyshi qe kaloçi e mbante te fshehur ne biografi ne at koh se vet ishte ber komunist , ase te huajve nuk i thosh njeri gje ne at koh , panvarsishte se ne ktu kishim menyren ton te jeteses.

  2. Rita says:

    Grate kooperativiste e grate e turneve te palyera e te veshura si duhet i jane dukur si burra ,S”ka tjeter shpjegim kjo thenie e tij se burrat ecnin dore oer dore kur ne ate kohe homoseksualiteti i shfaqur denohej me ligj me 10-te vjet burg .

    1. Epirioti II says:

      Rita, ne ate kohe, djemte dhe burrat ecnin per krahu dhe vajzat dore per dore.
      Ishte ceshtje e kultures se besimit dhe shoqerise se paster.
      Kjo nuk ka lidhje fare me homoseksualizmin. Homoseksualizmi ekzistonte dhe nuk denohej ne komunizem.
      Kurverimi po denohej me ligj. Pastaj ishte ne dore te hetuesit ta interpretonte se ku mbaronte njera dhe ku fillonte tjetra.
      Dhe hetuesit e asaj kohe nuk ishin as burra te mire dhe as mendje te hapura.

  3. Rita says:

    Grate kooperativiste e grate e turneve te palyera e te veshura si duhet i jane dukur si burra ,S”ka tjeter shpjegim kjo thenie e tij se burrat ecnin dore oer dore kur ne ate kohe homoseksualiteti i shfaqur denohej me ligj me 10-te vjet burg .

  4. Labi Vlores says:

    Sa here qe do Lozim me skocine do jepni Ke te “haber” para jo shume kohesh e i degjuham keto karlleqe nga ky pederasti i skocise..

  5. ta says:

    ka debile si ky me thase.

  6. Martin Iden says:

    Nuk ka thene “per dore”, por “per krahu”. Dhe ka shtuar “ishte zakon i kohes, asgje e natyres homoseksuale”. Por si perhere, gazetaret (i thençin) e Temes e kane mendjen per te shkruar gjysma-gjysma, gjysme te verteta ose me keq akoma te genjeshterta dhe tituj bombastike, qe ne te hapim artikullin dhe te shohim pa vetedije reklamat perreth. Ama kjo nuk eshte gazetari. Eshte sharlatanizem, dembelizem dhe per mua thjesht tregon sa poshte e me poshte biem.

  7. Deshmitar y says:

    Enveri u priste mjekren dhe I dezifenktonte kta muterit see na sill in semundje.
    Ishte burre I dheut.
    Ahhh iku koha e burrit madh

  8. Talebanet says:

    Çti bente Enveri, keta tanet kur linin mjeker dukeshin si ushtria e Mulla Omarit. Talebane komplet.
    Jua vuri briskun me ligj.

  9. XheJ eN Bi says:

    Mek Grein markonte sulmuesin e Partizanit,Sefedin Braho që luante me ” Luftëtarin “.S.Braho e driblonte dhe Kek Grein nuk e kapte dot.Skocezëz kërkuan që të blinin Brahon ,po ishte fatkeqësi që luante në atë petiudhë.

  10. ardi says:

    pyeteni kete plehren skoceze kush eshte gjuha jote amtare a ju shisnin anglezet ju per sklever keta skocezet ketu ne amerike jane dembele dhe ju lepijne bythen irlandezve dhe iasraeliteve

  11. shqip says:

    Ka dashur te shohe rrugeve njerez qe nxjerrin bythen ne rruge . Po ka ngele vetem te kapja per dore , krahu . Do kete pare Toren me Baçin te 15 katshi qe korkonin ndonje sapun . Ne vendin nga vjen ky , sumçet e bejne ne trotuare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje