Kombëtarja e sabotuar që shet fanella me detyrim

18 Nëntor 2018, 15:32Sport TEMA

Nga Fation Shehu

Humbja e Shqipërisë me Skocinë ishte katastrofike. Si në imazh, si në objektiva, si në hapat galopant që janë bërë pas.

Lumi i kritikave plot babëzi iu adresuan trajnerit Panuçi dhe kryesisht me të drejtë.

Por, pikëpyetja e projektit “Panuçi” u ngrit me të drejtë që ditën që ai u përzgjodh.

Si ishte e mundur që pasi Shqipëria shkoi në Europian dhe ngriti një ekip të denjë me De Biazin, iu besua një trajneri që s’kishte aspak eksperiencë?! Si është e mundur që të rrezikohet me dashje një ekip Kombëtar vetëm sepse presidentit Duka i kishte pëlqyer karakteri i Panuçit (kështu deklaroi kur e përzgjodhi). Paradoksi lidhet në fakt edhe me vetë institucionin që e përzgjodhi, i cili ka pikëpyetje të mëdha për karakterin e vet së pari.

Çfarë cilësie karakteriale i pëlqeu presidentit Duka te Panuçi që mbizotëroi para faktit që ai nuk ishte ende gati për një ekip moshash dhe jo Kombëtaren e një vendi?!

Dhe pikërisht humbja katastrofike me Skocinë nis te ajo ditë që Duka zgjodhi këtë trajner.

Por, kjo Kombëtare nuk është sabotuar vetëm nga përzgjedhja me dashje e një trajneri pa eksperiencë.

Gjatë rrugës u sabotua edhe nga njerëz të afërt të presidentit, që nisën një fushatë të gjerë përbaltje ndaj Panuçit, të cilin në ditët e prezantimit e shikonin si “gjeni të pazbuluar”. Cila ishte arsyeja që ata e sulmuan dhe që trajneri i denoncoi publikisht se ndaj tij kishte një sulm të organizuar dhe se Duka i dinte autorët?! Pse nuk pati Panuçi karakterin (që Duka i pëlqeu), për t’i denoncuar ata me emra?!

Por, sabotimi i një ekipi Kombëtar vazhdoi edhe me tifozët. Ata që e kishin të vështirë që të mbështesnin një skuadër të çorientuar, pa stabilitet, me emra të “zbuluar” nga hiçi dhe pa pikën e motivimit. Një Kombëtare që dita ditës po humbet edhe tifozët. Aq sa, në mënyrë tragjikomike, ka pasur shitje të fanellave me detyrim.

Vetëm disa ditë më parë, arbitra nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, më denoncuan me foto se si u kishin dhënë urdhër që të blinin fanellat e Kombëtares dhe se lekët se u mbaheshin nga rroga.

Saktësisht:

Arbitrat e Kategorisë Superiore do u mbahen lekët nga rroga për 4 uniforma të Kombëtares.

Arbitrat e Kategorisë së Parë, 3 uniforma.

Arbitrat e Kategorisë së Dytë, 2 uniforma.

Arbitrat e Kategorisë së Tretë, 1 uniformë.

Ja pra, kështu u katandis Kombëtarja e Shqipërisë. Me një president që zgjedh trajnerin se i pëlqen karakteri i treguar në kafene, me lobingje që kërkojnë përçarjen e skuadrës për shkak se nuk shkojnë me trajnerin dhe me fanella, që për t’i bërë qejfin kompanisë apo statistikave, u shiten me detyrim kujtdo që paguhet nga FSHF, përfshirë dhe ata që konsiderohen të pavarur, ARBITRAT.

Shkarkimi i mundshëm i Panuçit, i heq Shqipërisë dhe fëmijëve, të paktën një fushë më shumë…

5 komente në “Kombëtarja e sabotuar që shet fanella me detyrim”

  1. ????? says:

    Panuçi e ka mëndjen se si ti vjedh 100 000 euro Presidentit Nishani ,dhe jo te stërvitja.

  2. leko says:

    Fatkeqesi per ekipin kombetare nuk eshte Panuci por kopobanda i droges DUKA, dhe gjith federata e degjeneruar e mbushur me servile te kryetarot.

  3. tifozi says:

    Une si amator futbolli mendoj se jo cdo gje duhet faturuar Panucit, pavaresisht se une nuk kam kurrfare lidhje me Panucin dhe as nuk e kam takuar kurre. Duhet te vleresojme objektivisht. Mendoj se kjo kombetare kaq e ka kapacitetin e saj. Le ta marre cilido trajner dhe do te shikoni vetem ndonje ndryshinm te vogel por ne asnje rast nuk do te kemi ndionje surprize sepse keta lojtare kaq kapacitet kane dhe nuk mund te kerkojme mrekulli. Edhe De Biazi iku me hile sepse e per hire te vertetes ai e dinte qe vajtja ne europian ishte aksidentale, pavaresisht se ishte nje kombetare ndryshe nga kjo tani. Vajtja ne europian ishte si rezultat i denimit te Serbise dhe jo per merite te lojtareve te kombetares. Kete vleresim e di qe shumekush e kundershton por ky eshte nje realitet. Prandaj pikerisht per kete edhe De Biazi u largua sepse e dinte qe kjo kombetare nuk mund te arrije më këtë sukses dhe u largua me marifet per te ruajtur “sukseset” e arritura dhe per te lene nje emer te mire si trajner ne Shqiperi. Kjo kombetare don nja dhjete vite, ne mos me shume, te arrije ne nivelin europian. Shumë më heret do te behet kombetarja e Kosoves nga kombetarja e Shqiperise.

  4. Ergys says:

    Duka ra dakord me Panucin qe ti linte perqindje nga rroga.Panuci nuk i dha leket dhe Duka po ja punon.Po cfaj kane tifozet dhe sportdashesit te durojne turpin e ketyre dyfaqezinjve????

  5. Mashkullori says:

    Tifoz!
    Me duket se i ke harxhuar kot leket, ne se ke blere bileta per te pare lojrat e kombetaretone te De Biasit.
    Per cdo Shqiptar,ajo Kombetare edhe sikur te mos kishte fituar tre piket me Serbine,pra dhe pa vajtur ne finalet e France 2016,beri neshje dinjitoze dhe vetem fati nuk ishte me te….
    Sa per Panucin,respekt per te si lojtar i djeshem i kombatares Italiane,vetem kaq.Si tranier,I paasnje vlere.Nuk di te beje zgjedhjen e duhura te lojtareve sipas pozicioneve qe nevojiten,per rrjedhoje ne nje have grumbullim e trajnim,nuk I vendos Dy dite ne te njejtin pozicion,por nje dite ne sulm,tjetren ne mbrojtjen e tjetren ne mesfushe ne te majte e te pastjetren ne te djathte…Hajt dhe mbas kesaj mendo seems do ndertohet e zbatohet ne ndeshje ajo cfare ka patur ne koke Panuci…Pervec sa me siper,atij I mungon edukata e sjelljes ndaj lojtareve.Ai ne konferenat per shtyp,i ofendoj ata i qojti publikisht te pabindur,jo bashkepunues,qe nuk komunikojne me njeri tjetrin,etj…Ne se Jane te tille,perse nuk ndeshkonte dike e ta beje shembull per te tjeret?Perse paguhet ky? Kush eshte pergjegjese per perzgjedhjen,disiplinen,stervitjen dhe mbarevajtjen e ndeshjeve?
    Ja per te gjitha keto ky eshte I paid denje per tranier I ekipit tone Kombetare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje