Sky News sjell dëshmi tronditëse të shqiptareve të përdorura si prostituta: Ja fundi i grave dhe vajza viktima të bandave

18 Nëntor 2018, 20:48Politika TEMA

Televizioni Sky News i ka kushtuar një artikull çështjes së trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt Britanisë.

Gazetarët kanë shkuar në një qendër rehabilitmi në Vlorë, ku aktualisht strehohen 15 gra viktima të trafikut të kthyer së fundmi nga Anglia.

“Të rrahura barbarisht nga trafikantët gjatë kohës kur ishin shtatzënë, të përdhunuara dhe të diskrimunura. Është kjo një pjesë e historisë tyre”, thuhet në artikullin e Sky News.

Këto gra dhe vajza janë viktima të bandave shqiptare të trafikimit dhe tani po marrin ndihmë.

Besjana është një ndër to, e cila mbeti shtatzënë dhe ishte refuzuar nga familja e saj dhe u rrah nga nëna dhe vëllai.

“Ata më rrahën që unë do të humbasë foshnjën … ishte vërtet keq, sepse unë mund ta humbja fëmijën në çdo moment”, tha ajo.

Pasi u largua nga shtëpia, ajo përfundoi në duart e një prej bandave të trafikimit të Shqipërisë në Itali dhe u detyrua të punonte pa paguar si një prostitutë në Mbretërinë e Bashkuar për 18 muaj.

Ajo i tha Sky News: “Është e njëjta ditë, sapo arritëm në shtëpi brenda një ore, trafikanti e kishte urdhëruar të ushtronte prostitucion”.

“Ajo arriti të largohej – por të tjerat përfundojnë duke u shitur nga banda në bandë në të gjithë Evropën dhe gjithnjë e më shumë në Britani të Madhe”, shkruan Sky News.

Shumica e viktimave të huaja janë nga Shqipëria, të trafikuara nga një rrjet i bandave kriminale që veprojnë në vendet evropiane, duke i shitur viktimat si mallra.

Zëvendësdrejtori i NCA, Tom Doëdall, thotë se grupet janë veçanërisht elastike ndaj zbatimit të ligjit.

“Bandat kriminale shqiptar janë duke operuar në mënyrë të sofistikuar dhe aktivitetin vec Britanisë së Bashkuar e ushtrojnë dhe në vende të tjera të BE”, tha Doëdall, duke shtuar se “Ata janë ato që ne e quajmë ‘poli-kriminelët”, të përfshirë njëherësh në disa aktivitete kriminale.

Një tjetër dëshmi që Sky News sjell është ajo e një vajzë tjetër.

“Ajo u shit për seks nga bandat shqiptare në Europë dhe tani po merr ndihmë në Britani të Madhe, teksa trafikantët e saj ende s’janë kapur”, shkruan Sky News.

“Ai (trafikanti) më pa mua si një qenie njerëzore gjatë muajve të parë. Por atëherë unë isha në posedim të tij … vetëm pas dy muajsh, kur isha plagosur, ai priste që të shërohesha dhe nisi të sillte burra, miq, nuk e di kush ishin, kuptova që shumica e tyre ishin vetëm kafshë që u përpoqën të kënaqnin veten”, tregon vajza.

29 komente në “Sky News sjell dëshmi tronditëse të shqiptareve të përdorura si prostituta: Ja fundi i grave dhe vajza viktima të bandave”

  1. Ja si e katandisi vendin dhe popullin shpellari sali qe shan bllokmenet.
    Familja e tij ha me lug floriri dhe popullin e leshoi te prostituoj te vjedhi e te shkatrroi.

  2. Lora says:

    Shkojne vete nuk i trafikon njeri mjaft me prralla

    1. @ says:

      @Lora
      Neqoftese ato shkojne vete (le ta pranojme si te vertete) atehere sipas teje, trafikantet qenkan te pafajshem?!

    2. Alba says:

      Te te vij turp nese je femer, dhe s’je mashkull. Te thuash keshtu idiotlliqe, tregon ne cfare niveli ka mbaruar femra shqiptare, e cila ka mbushur shpirtin me cmire dhe ligesi.
      Shumica e tyre nuk ‘shkojne vet’- Ti si femer duhet ta dish me mire kete, qe femra s’eshte e predispozuar per te pasur terheqja seksuale sa meshkujt. Vetem nese ti vet je e semure dhe perverse e ndaj mendon se jane te gjithe si ty.

      Shumica e atyre femrave qe bejne kete pune, jane femra nga familje te varfera, jane marr qe ne moshe te re, e genjyer, shume prej tyre jane rrahur, perdhunuar e keqtrajtuar. Kush e mban mend se si nje vajze shqiptare qe donte te dilte nga prostitucioni e therren dhe e ja hodhen copat ne koshe.
      Po, ka dhe nga ato qe pas shume vitesh, e pranojne e mesohen me fatin e tyre te zi. Sepse kur behesh prostitute s’ka me kthim prapa. Ste merr njeri, s’te fut njeri ne shtepi. Sidomos ne kete shoqerine deficente qe jetojme ne.

  3. Elton says:

    Kjo eshte Europa qe kerkojme te integrohemi. Nese jetojme me kohen e Turqise ku familja ishte e shenjte per mentalitetin europian jemi te prapambetur. Droge ,prostitucion ,hashash ,prinderit neper azile dhe martesat gay.Keto jane kushtet primare per tu ndjere tamam per Europian.

    1. fred says:

      thats your choice ,in urope ,is choice,it depends on your blood.fred

    2. Ali dems says:

      Ça thu mer daku
      Ne kohen e turkut kishe harrem edhe plot pedera
      Ne kohen e xhaxhit skishe fare pislliqe te tilla se të internonte si fis. E vetmja koh kur gruaja shqiptare ishte e barabart me burrin

      1. Elton says:

        @Ali dems.Pederat kane qene ne cdo kohe. Por une e kisha fjalen qe BE-ja don ta fusi me dhune ne parlamentin shqiptar ligjin qe pederat te martohen te adoptojne dhe fmi. Dhe ta valfisin flamurin e tyre ne mes te Tiranes. Ose perndryshe nuk quhesh i emancipuar dhe i denje per ne BE.

  4. ? says:

    Duhet t’ja dish vlerën lekut. Këta punojn brëndshëm,Ka prej tyre që në autostrada apo pyje. ,verë,dimër,natën ditën në shi apo borë, tentojn shancin.

  5. Pellazgos says:

    Per kete popull kaq te “lashte” dhe me “kulture” ben Shqiponjen Greke te Bizantit kongresisti Eliot Engel?

    1. Jep says:

      Faktikisht ketu ne Dubai Ska fare “greke te lashta” prostituta,
      Ju po qe jeni “djepi” njerzimit.
      Ju ja merrni janulles ne goje per 300 euro, na Beni moral kot

    2. A. says:

      Ik more idiot, se na cave trapin, bizaniti ishte multietnik, dhe jo grek. Idiot me zile. Bizant quhej Perandoria Romake Lindore e s’kishte lidhje me greket. Shqiponja i perket shqiptareve me shume se njerzit qe banojne greqine e qe shumica jane te ardhur nga anadolli e nga afrika e veriut. 2 milion emigrant aganistanez, egjiptian siriant etj ke ne Greqi, qe neser do kene nderrojne emrat e do vetquhen greke te lashte. Ai vend eshte i destinuar te mbledh plehrat e ardhura nga lindja e mesme dhe afrika e veriut. Shyqyr qe jane shqiptaret tju zbardhin pak.

      Dhe sa per info, ne anglisht, kur thua ‘going greek’ nenkupton pederastllekun dhe marredheniet anale. Ik tani shko merr ndonje kothere buke, majmun i ardhu

  6. o zot cfare i bene ketij populli debil keta shpellare qe qeverisin mbani afer vajzat dhe grate

  7. burrat shqiptare jane kafshe qe nuk kane meshire burrat kane nxjerre ne rruge motren gruan kusheriren shoqen jane ipotente jane plera perdorin dhune grate shqiptare jane heroina jane shota jane mamica jane donika kastrioti

  8. burrat shqiptare jane kafshe qe nuk kane meshire burrat kane nxjerre ne rruge motren gruan kusheriren shoqen jane ipotente jane plera perdorin dhune grate shqiptare jane heroina jane shota jane mamica jane donika kastrioti

  9. muhamet qeflliu says:

    janullatosi me kacifen e kane fajin qe i moren edhe i shpune ne hellas
    ou qenkan ne itali e britani edhe i kane cuar katoliket edhe gjyzelet
    sido qe te jete greken e kane fajin

  10. tt says:

    Te tille fenomen ka kudo ne Bote dhe do te kete deri sa te jetoj njerezia dhe shqiptaret nuk perjashtohen nga ky fenomen prandaj mjaft me iluzione qe ne kohet e tjera ishte me mire kur shqiptaret ishin te mbyllur ne kafaz dhe nuk dinin se cbehej perreth

    1. Undefined says:

      Na terbove, shkruje shqip , jo e sakte, jo e qarte

      1. tt says:

        Meso shqipen qe te mos “terbohesh” kastravec Serash

  11. Jo per gje... says:

    Keto Jan lajme per budallenjte ne Angli. Nuk ka femra qe detyrohen te prostituojne ne Angli …. Nga Shqiperia Jo njehere! Jan njerez emigrante qe deklarohen te till per perfitim dokumentacioni. Eshte turp per mediat shqiptare qe publikojne te tilla pislleqe.

  12. Raif Fetiu says:

    Mentaliteti yn (shqiptare)qe me cdo kusht me fitue shpejt dhe shume nuk eshte vetem te burrat por edhe te grat andaj kemi kete shkalle te prostitucionit jo vetem brenda por edhe jasht vendit.Pse,askush ne publikime e as nga politkanet nuk merret me kete fakt te dhimbshem se ne Shqiperi me teper se ne cdo vend ekziston filozofija qe me cdo kush te fitohet duke zhvat duke mashtruar e duke vjedh.Besoni qe ne cdo mes ne cdo market ne cdo shitore po je jabanxhi po je i padishem apo nuk ke njohuri mbi qmimet do te te vjedhin pa asnje hezitim.

  13. Ilir says:

    Te jete ky shkrim per te filluar “gjuetine” ndaj trafikanteve ?!
    E uroj te ndodhe, sepse deri me sot nuk eshte gjykuar ndonje trafikant te vajzave dhe grave shqiptare. Te fillohet qe nga 92 e deri me sot. Denimi per keta duhet te jete minimumi 25 vjet burg, jo talles sic ndodh rendom per keta persona qe jane te paret qe me paret e pista korruptojne gjykates dhe prokurore.
    Vjen nje dite dhe duhet te ndeshkohesh per fatkeqesine qe iu ke shkaktuar te tjereve, te ndeshkohesh per krimet e kryera.

  14. TR says:

    KETO FENOMENE KAFSHERORE ,JANE SHQIPETARE PER SHQIPETARET .

  15. Alban says:

    Ky fenonomen eshte njolla e turpit me te madh te kombit tone! Ketu matet ‘ nacionalizmi’ shqiptar. Si mund te jete nje komb ‘nacionalist’ sic thote Ben Andoni, me Lubonjen, kur shet femrat e femijet e vet? Ne perkundazi na mungon nacionalizmi e patriotizmi. Edhe ata ndyresira meshkujsh qe identifikohen si ‘mafia shqiptare’ u djegshin ne hell, se i kane bere ketij vendi me shume deme se cdo armik.

  16. Rita says:

    Nderi eshte I shenjte,,,nderi NUK KA cmim,,,,kush NUK KA nder eshte nje I VDEKUR I pakallur……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje