Vata: Panuçi duhet të japë dorëheqjen, e vështirë të ringrihemi më

18 Nëntor 2018, 12:19Sport TEMA

Legjenda e futbollit shqiptar, Rudi Vata, është shprehur për mediat se Panuçi duhet të largohet nga drejtimi i Shqipërisë, pasi nuk ka çfarë jep më.

“Skuadra nuk ishte në nivelin e duhur. 4 gola në fushën tënde është e rëndë dhe imazh i keq për futbollin tonë. Mendoj se me këtë ndeshje, tifozët treguan indinjatën dhe Panuçi duhet të tregohet profesionist dhe të largohet. Ai nuk ka të ardhme te ky ekip.

Ndryshimi i gjeneratave nuk u bë në kohën e duhur. Duhej menduar në kohën e duhur për të gjetur zëvendësues. Që në minutën e parë, Mavraj u duk se nuk ishte në gjendjen më të mirë, ata tregojnë që janë shenja lodhje dhe që nuk premtojnë të ardhme.

Ne jemi komb i vogël dhe nuk kemi futbollistë të mëdhenj. Nuk është fundi i botës, Skocia ka 11 mungesa, por ka skuadra si Rejnxhërs e Sëlltik dhe ka shumë futbollistë për të bërë zgjedhje. 

Ata janë shumë të saktë dhe bëjnë  punën kur hyjnë në fushë, duhet dhënë maksimumi dhe të jemi një grup i bashkuar, pasi skuadra nuk është e lumtur.

Gjuha e trupit tregon se nuk ka harmoni si në Europian. Është hap i madh mbrapa por duhet analizuar me qetësi kjo humbje. 

Gishti shkon te trajneri. kishim nj italian që bëri mirë dhe vjen një italian tjetër me pak eksperiencë dhe nuk jep frytin që ne prisnim, pasi donim rritje dhe morëm atë që nuk e mendoi askush dhe do të jetë e vështirë të ringrihemi. Është koha të kemi trajner shqiptar, pasi ka mjaftueshëm njerëz të zotë dhe kanë nevojë për mbështetje”, deklaroi Vata.

8 komente në “Vata: Panuçi duhet të japë dorëheqjen, e vështirë të ringrihemi më”

    1. kujtesa says:

      E verteta eshte qe ky ekip plotesoi ciklin e tij. Nuk ka se cpret me nga ata cuna qe dhane maksimumin nga vetja e tyre.
      Mbaroje nje beteje por lufta eshte e gjate dhe nuk eshte fundi i botes kur bie. E rendesishme eshte te gjejme forca dhe te ngrihemi.
      Ndonjehere kur luajme,vjen nje moment i keq dhe themi “PAS”.
      Panuci,per hir te asaj kontrate,ska pse mban peng nje popull qe tek e fundit,te vetmen kenaqesi qe ka eshte futbolli. Le te ulet Z.Duka me Panucin dhe ashtu sic biseduan per ta marre,ti thone qe ka ardhur momenti qe duhet te largohet.

  1. ?? says:

    Pa na sjell një tjetërr Italia. ,s’kemi si e shporim.

  2. Drenicak says:

    Merreni për trajner Ahmet Kalan…..!
    Kombëtarja është e mbushur me turkofila dhe terrorist islamik siq është Mërgim Mavrajt.

  3. Luli says:

    Pa kampionat s’ben dot kombetare. Cdo ekip ngrihet mbi nje berthame qe ne na mungon. Vec kesaj nuk mendojme per te bere ekip po per fitore.

  4. Lani says:

    Ky Mavraj mbahet mend per mysliman i perkushtuar (hallall i qofte per veten e tij) dhe tani qe gjuan me koke si dash, jo topin por lojtarin kunder te cilit luan duke pasur ne krah edhe shiritin e kapitenit!
    Po s‘e mos e ndriten te tjeret! Tani qe Kosova ka ngritur e lufton per ekipin e saj duhet punuar fort per te nxjerre lojtare nga vendi duke menduar ngritjen e kampionatit ne vend dhe perzgjedhje serioze dhe profesionalr te atyre qe luajne jashte vendit. Kjo me siguri behet duke nderruar nje ore e me pare drejtuesit e federates dhe ata tw ekipit.

  5. pjeter says:

    Personalisht mendoj se lojtaret e rinje jane edhe per te krijuar nje berthame fikse, por duhet nje trajner me eksperince, qe ta mbledhi grupin perrhet asaj berthame. Panuci nuk kishte eksperience, dhe pak ashume dyshimet ishin shfaqur qe nefillim pa filluar pune. Panuci tregoi edhe paftesine e tij te beje grup dhe besoj edhe nga ana teknike, futi shume probleme ne grupin e lojtareve te grumbulluar. Por zgjedhja ishte e Dukes, dhe qe te dy duhet te japin doreheqje, sepse ai insistoi qe te merrte nje si Panuci, dhe nuk mori parasysh, nje si Kamoleze. Kamoleze si De Biasi, vijne nga shume eksperience me skuadra inferiore, dhe ku nuk ka shume talent, por dine si te krijojne grup dhe fitojne. Ne na duhet nje trajner i tille,shembulli eshte Kosova, me Bunjakun qe nderronte pa kriter, dhe me Zvicerianin , jane pergjithesisht po ata lojtare, por rezultatet jane si nata me diten.Ne qofte se duan te bejne eksperimente,atehere eshte me mire ti japin mundesine nje trajneri shqiptar, por me keto rezultate nuk na hyn ne pune as Arena Kombetare, sepse po i largojme te gjithe.Preferoj te paguaj ndonje gjobe me shume, por nuk mund ti pengoj shqiptart e Kosoves apo ata te Ilirides te vijne, me lloj e lloj marifete qe ben Duka.I dime te gjithe trajtimet jo korrekte qe ju jane bere tifogrupeve.Duhen ta kuptojne mire te gjithe, ata jane entuzjazmi i pa zevendesueshem per kombetaren tone, gje qe kohet e fundit ka munguar, Dhe arsyet jane shume te qarta.

  6. Clean blood says:

    Vata is correct! ! Sara you are an asshole and envie Rudi because he succeeded when piece of shit Albania was communist and imagine what he can do now if it was up to him. I guess Albania has no choice because the country is run by the Turks .
    All these Turks that we have in our national team are Turks and do not have the same feelings as real Albanians that’s why there is no results. They grow beards and you could see their Muslim identity.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje