Interpol shqyrton kërkesën e Kosovës për anëtarësim

19 Nëntor 2018, 08:40Rajoni TEMA

Kosova pritet të marrë nesër përgjigjen përfundimtare mbi kërkesën për anëtarësim në INTERPOL.

Përfaqësuesit e qeverisë thonë se përgjigjja e vendeve anëtare të INTERPOL-it do të jetë pozitive për Kosovën.

Por pavarësisht kësaj, ata thonë se Serbia nuk po rresht së lobuari kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Kërkesa e Kosovës do të shqyrtohet nesër në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it.

Me këtë rast, pas votimit nga shtetet anëtare do të bëhet e ditur përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtari i 193-të i INTERPOL-it ose jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje