VIDEO/ Vazhdon protesta tek Astir, opozita: Poshtë qeveria e korruptuar, të dëmshpërblehen 100% nga buxheti i shtetit

19 Nëntor 2018, 17:15Sociale TEMA

Partia Demokratike ka njoftuar se banorët e Astirit në Unazën e Re do vazhdojnë të protestojnë deri sa të dëmshpërblehen 100% nga buxheti i shtetit për prishjen e ndërtimeve të tyre.

Ata kanë dalë sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të mbrojtur shtëpitë, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestuesve që kanë hedhur, kapsolla dhe fishekzjarrë.

Ata kanë thërritur:

“Shtëpitë tona janë me gjak”, kanë thirrur banorët. “O Erion o legen, prite popullin se po vjen”, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”, “Poshtë qeveria e korruptuar”.

4 komente në “VIDEO/ Vazhdon protesta tek Astir, opozita: Poshtë qeveria e korruptuar, të dëmshpërblehen 100% nga buxheti i shtetit”

  1. rroku says:

    Cfar kerkojne keta hajdute, kane zaptuar tokat e te tjereve dhe dhone na kompesoni 100%….. Keta plera duhet te shkojne nga kane ardhur.

  2. ekuilibri i interesave says:

    sa “zemergjere” kjo opozita me buxhetin e shtetit. Nuk ka alternativa me te balancuara per interesat e atyre qe te mos mbeten realisht jashte dhe interesit publik ( qe perfaqesohet nga taksat)???
    Ekuilibri i interesave

  3. Mario says:

    Shkoni legena e veni menjen kokes e gishtin bythes,se meneren i hani shtetit.Hiku koha juj shkerdhat kur vejshit hunj e drunj (qe ju hyfshin mrena jarebi ) duke zone toke ven e pa ven.Nuk osht mo Sala qe bojshtit qef.Ju nuk msut asiher se cosht shtetl,pranej rrini urte e merrni ctju japin se prap qyl e keni,e ta dini se sju tako.

  4. katarakti says:

    Te gjithe ata qe e kane te ligjshme dhe te legalizuar shtepine duhen rembursuar 100 per qind nga shteti. Kjo as qe duhet te diskutohet. Eshte ligj nderkombetar. Ndryshe eshte puna per ata qe kane “toke te xanun”. Dmth qe kane ndertuar shtepine pa leje ne token publike ose token e tjetrit. Keta duhen ndihmuar me qera dy ose tre vjet deri sa te gjejne nje shtepi tjeter. Ky eshte shteti me ligje. Ndryshe pastaj ribiem ne republiken e Rrumpalles!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje