DOSSIER/ Ismail Qemali kundër gazetarëve italianë: Pse lejova Fuqitë e Mëdha të marrin qeverinë e vendiT

Nga Aurenc Bebja

Zbulohet letra me reagimin e ashpër të Ismail Qemalit, si pergenjeshtrim ndaj nje shkrimi te botuar nga gazetaret italiane, per ngjarjet e Vlores se 1914.

“Le Matin” ka botuar, të martën e 3 shkurtit 1914, në faqen n°3, reagimin e ashpër të Ismail Qemalit ndaj një shkrimi të botuar pak kohë më parë në “La Tribuna”.

 Roli i Ismail Qemalit në ngjarjen e Vlorës

Korrespondenti ynë në Romë na pati dëguar para disa ditësh një shkresë nga Vlora për “La Tribuna”, në të cilën lexonim se proçesi gjyqësor kundra Beqir beut dhe bashkëpunëtorëve të tij ishte në vazhdim, dhe se herën e fundit që Beqir beu u përball me Ismail Qemal beun, ish-udhëheqësin, ai e akuzoi këtë të fundit për lejimin e dërgimit të telegramit të famshëm Izet pashës në lidhje me çështjen e zbarkimit të ushtarëve turqë të sjellë nga avullorja Meran.

Shkresa shtonte se si rezultat i këtij konfrontimi, komisioni i kontrollit gjykoj të arsyeshme t’i këshillojë Ismail Qemalit që të shkojë për pushime në Evropë.

Ismail Qemal Beu, ish-kreu i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë, i cili gjendet aktualisht në Nice (Francë), na telegrafon për të na thënë se shkresa e Vlorës për “La Tribuna” është vetëm riprodhimi i një gënjeshtre të endur nga fantazia e disa gazetarëve italianë, të cilët, nuk e di se për çfarë arsye, filluan ta sulmojnë duke hedhur baltë, në vend të bombave që Beqir Beu dhe të tjerët kishin përgatitur prej kohësh.

Ai shton :

Unë kurrë nuk janë përballur me të, as në gjykatën ushtarake, as diku tjetër kurrë; Nuk kam qenë në dijeni për korrespondencën me bashkëpunëtorët e tij në Konstandinopojë, të cilët po komplotonin kundër meje dhe qeverisë për të cilën unë isha kryetar.

Nëse u kërkova fuqive të mëdha që të lejojnë përfaqësuesit e tyre të marrin qeverinë e Shqipërisë deri në ardhjen e princit, kjo ishte vetëm për një qëllim thjesht patriotik dhe me miratimin e lartë të tyre.

Ju lutem, z. kryeredaktor, t’i përgënjeshtroni formalisht këto marrëzira dhe të pranoni falenderimet e mia me sigurimin e konsideratës sime më të lartë.

 Ismail Qemali

ish-kreu i qeverisë

së përkohshme të Shqipërisë

https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-kryeredaktorit-te-le-matin-1914-gazetaret-italiane-tregojne-marrezira-ne-lidhje-me-ngjarjen-e-vlores-ne-la-tribuna/

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “DOSSIER/ Ismail Qemali kundër gazetarëve italianë: Pse lejova Fuqitë e Mëdha të marrin qeverinë e vendiT”

  1. tafa says:

    Italia ka krijuar pershtypjen tek populli shqiptar se na ka perkrahur per pamvaresine etje etj por e verteta eshte se ky shtet ka bere shpesh [plane me greqine e serbine per copezimin e shqiperise.Nuk eshte dhe aq dashamir sa duket.

  2. Marin Barleti says:

    Po more Mustaf por kur e kishim emrin Gjergj e kishim mire me te gjithe edhe kete sta priste mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *