VIDEO: Me çekanë dhe sëpata në duar, banda e motoçiklistëve përpiqet të vjedhi argjendarinë

20 Nëntor 2018, 11:29Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur banda e motoçiklistëve e armatosur me shpata, çekanë dhe vare, përplasën veturën e vjedhur në dyert e një argjendarie në Londër, si dhe godasin një kalimtar rasti që u mundua t’i ndalë.

Miguel St Martin 21-vjeç, Harry Doyle, 18, Reece Salmon, 22, dhe Alfie Warry, 21, që të gjithë akuzohen si anëtarë të bandës që kreu vjedhjen në argjendarinë Yves Saind Lauren në Mayfair, Londër.

Një punëtor ndërtimtarie i identifikuar si Petar Dimov, që po punonte në anën e kundërt të argjendarisë në Londër, kishte vrapuar për t’ ndalur anëtarët e bandës, është thënë në seancën dëgjimore.

Dimov ishte prerë me shpatë në gjunjë dhe shpinë, duke pësuar kështu infeksion në mushkëri.

Miguel St Martin ishte “truri” i kësaj plaçkitje që ndodhi më 26 mars. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje