Në fillim ëmbëlsirat …

26 Nëntor 2018, 18:10Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ekstaza kombëtare e mbledhjes së sotme të Pejës, është marrja në dorë e projektit të korrigjimit të kufijve nga Shqipëria

Ajo që ndodhi sot në Pejë natyrisht ka trazuar dynjanë.

Idhtarët e Bashkimit Kombëtar, janë në qiell të shtatë, Serbia në piedestalin e viktimës dhe Europa me dhimbje koke, derisa të qetësojë të gjithë palët.

Por nuk është bash aq show sa duan ta paraqesin, ata që nuk u intereson populizmi dhe nuk është aq nacionalizëm, sa duan ta paraqesin ata që po festojnë.

Në finale duket një stil i regjisorit Edi Rama për të bërë të njëjtën gjë, që dëshiron të bëjë Hashim Thaçi, por me regji tjetër. Dhe këtu ai është më i afti tek regjia.

Hashim Thaçi ka disa muaj që është përfshirë në një operacion që rrezikon t’i mbetet në mes të rrugës, për korrigjimin e kufijve të Kosovës me Serbinë, me një mbështetje të qartë në prapaskenë nga politika amerikane dhe europiane, pa dalë në skenë zyrtarisht.

Është e qartë se rrethi i ngushtë i presidentit Trump dhe komisioneria Mongherini, janë pas tij. Por Hashimi është një kalë që ka mbetur në baltë. Ai ka humbur mbështetjen brenda vendit për atë që do të bëjë. Nacionalistët dhe populistët e kanë braktisur si xhelozë, të tjerët si konformistë, ndërsa Tirana i ka qëndruar larg nga frika se prish më shumë punë.

Thellë- thellë, projekti i korrigjimit të kufijëve të Kosovës me Serbinë, është një shkuarje drejt konceptit të shtetit etnik, dhe bashkim të Shqipërisë me Kosovën, nëse çdo gjë shkon vaj, sipas skenarit europiano- amerikan, që ja ka ngarkuar këtë barrë samarit të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit.

Rruga ka aq shumë rreziqe dhe efekte zinxhir, sa para se të bëhen dy shtete të mëdha, si Serbia dhe Shqipëria, mund t’i vënë zjarrin pesë shteteve të tjera.

Edi Rama nuk ka folur pro këtij projekti, por nuk ka thënë asnjë fjalë kundër. Ai i ka dalë zot vetëm Hashim Thaçit, jo projektit.

Projekti i Hashim Thaçit dhe Vuçiçit deri më sot ka ecur sipas parimit, në fillim gjërat e hidhura, pastaj ua tregojmë fundin e lumtur.

Edi Rama ka startuar sot në Kosovë një regji të re të këtij projekti krejt nga e kundërta. Ky e ka nisur me ëmbëlsirat në fillim.

Në tryezën e hotel Dukagjinit në Pejë, ai i ka rrëmbyer dorën Ramush Haradinajt, e ka vendosur me shqiponjën e flamurit kombëtar dhe ka ngritur peshë populizmin dhe patriotizmin në Kosovë e diasporë.

Vende- vende dhe në Shqipëri.

Ekstaza kombëtare e mbledhjes së sotme të Pejës, është marrja në dorë e projektit të korrigjimit të kufijve nga Shqipëria.

Por ndryshe nga Hashim Thaçi, Edi Rama di ta bëjë më mirë këtë regji. Ai në fillim ofron ëmbëlsira. Flet për bashkim kombëtar, flet si Gjergj Fishta më 1913 kundër “Europës kurvë”, pastaj i fut dhe një “what the fuck” në anglisht për ta kuptuar se vendi ka zot.

Ndërsa kur Hashim Thaçi fliste për korrigjim kufijsh, shqiptarët dolën në rrugë ta shanin si tradhtar, kur Edi Rama thotë të njëjtën gjë, shqiptarët, kanë dalë në rrugë e po festojnë.

Është i njëjti projekt, janë të njëjtat Fuqi të Mëdha pas tij, por ka dalë në skenë një aktor i ri, dikush që e bën këtë punë ndryshe nga Hashim Thaçi, duke i ulur të gjithë bashkë në një tryezë, e duke u thënë se bashkimin e bëmë, por pastaj duhet të ndajmë dhe ca gjëra me Serbinë.

D.m.th ëmbëlsirat në fillim, e kafen pa sheqer në fund.

Ndryshe nga Thaçi që e nisi këtë punë me kafe pa sheqer.

Kaq është e gjitha. As mos e quani populizëm, dhe as gallatë patriotike. Minimumi, një manovër patriotike.

21 komente në “Në fillim ëmbëlsirat …”

    1. Dyrrahu says:

      Theksi ku z.Rama fliste nuk eshte Serbia, por jane shqiptaret dhe Europa. Shqiptaret me asgje nuk mund t’i bashkosh dhe Europen me asgje nuk mund ta bindesh se edhe ne jemi te njejt sikur popujt tjere ne bote.

  1. tafa says:

    E sakte dhe e ftohte kjo analiza juaja zoti Mero,por cdo te ndodhe pasi ne realitet Serbet e duan Mitrovicen trepcen u ujembledhesin,serbet e duan Peresheven M,edvegjen e Bujanofcin,Serbet i duan manastiret serbe ne decan e gjetke,i duan kishat,te cilat realisht i kane uzurpuar.Ekeqja qendron se ata pos Rusit kane me vete dhe Europen dhe me sa duket tasdh se fundi dhe amerika po mbyll njerin sy ndaj kerkesave te tyre.Ka shume mundesi te ndodhe shperberja e Maqedonise dhe Kosova shtrihet ne ca vise shqiptare ne ate mender shtet por jo me larg se struga.Nuk e di se si arrijne te flene te qete keta politikanet tane.Nuk e di se si i ze gjumi akademiket tane te mencur pa folur per intelektualet e historianet.Jemi ne udhekryq pamvarsisht tiritambeve qe thur nodnje avokat i tipi Ngjela per gjoja shekullin e shqiptareve.Zoti na ndihmofte.

  2. Bk says:

    E cfare na the o Mero? Asgje. Bilè i dyshimte si shkrim. Kryeministri sot tregoi edhe njehere se eshte njeriu i duhur dhe po i jep vendit dinjitetin e neperkembur. Le ta mbeshtesim pa asnje rezerve dhe le t’i leme menjane hamendjet tip thashethemsh apo supozimet e djallezuara. Kush me mire se ai po e trajton, mbron dhe punon per ceshtjen kombetare?

  3. Pesimisti says:

    Eshte nje analize llogjike dhe qendron ne pershkrimin e fakteve. Te vetmen verejtje kam per emrin qe i ve kesaj tallavitje. Ajo mund te jete nje manover patriotike vetem per Shqiptaret dhe alla shqiptarce. Patriotet ne Evrope dhe Amerike kane politiken dhe jo zollomahine, per te arritur qellimet. Politika si mjet per arritjen e te pamundures zevendesohet ne Shqiperi me “What the fuck”. Kjo i ngriti masat ne ere dhe Shqiptareve ju gufon kraharori nga trimeria. Nga gjithe kjo fiton vetem Edi por jo Shqiptaret. Si gjithmone jemi viktime e naivitetit politik. Dhe kur mendon qe Edi eshte shpresa e fundit ne Shqiperi!!!!!!

    1. Dardan says:

      Pse nuk fitojne shqiptaret?

      Veriu i Kosoves nuk eshte i Kosoves DE FACTO,nuk kontrollojn as asgjo. jan 3 komuna serbe qe financohen nga Serbia. Nqs marrim Presheven dhe bejm shkembim me toke te barabarte pse mos me e bo? Presheva dhe 20 vjet dhe ka me e u zbraz. A e din ti qe njerzit po largohen me shumice?

      Nqs nuk e bejm tash nuk do i kemi as Veriun as Presheven.

      Une jam OK me bo shkembim pa Mitrovicen e Veriut se ajo eshte pjes e qytetit dhe nuk ndahet dot. Pa Ujmanin patjeter se pa te vdes Kosova nga thatesina. Nuk ka llogjike me ja jep serbit. Vetvrasje totale.

      Pra une jam dakord me e bo. Marrim Luginen nji pjese te Medvegjes dhe bashkohemi me Shqiperine.

      40.000 km shtet 5.5million banore.

  4. Presidenti says:

    Nqs nuk ka rruge tjeter,perse te mos nderhyet ne kufi?
    Po ta kete vendosur amerika dhe b.e-ja,na kush kane frike,nga bosnja apo nga maqedonia?
    Po ta kete aprovuar usa dhe be-ja,do te thote qe rusi eshte ne dieni dhe eshte pro.
    Nejse ti ke mendimin tend dhe e ke bere te qarte,biles e bere aq te qarte sa theve cdo rregull gazetaresk me kundra pergjigjien qe bere per intervisten e thacit…theve regord.Pese min pas intervistes,bere kunder pergjigjie sikur nuk do te zinte dita e neserme.
    Une jam pro nderrimit te tokave.Kush jeton ne kosove e di shume mire se ne mitrovice sundon serbi .
    Si thua ti Mero,a e kane pyetur francen dhe a eshte pergjigjur ajo per “ceshtjen mitrovice”?
    E pra Mero,nuk kemi cdi bejme fraco-rusise.
    Nga ty prisja sot te na thoshe RRUGE DALJEN dhe jo te shkruaje dicka qe me duket pa arsye,dicka pa shije.
    A ka kosova problem me mitrovicen dhe cfare duhet te bejme( te bejme te gjithe)?
    Nqs e pranon qe ka,cila eshte zgjidhja?
    Zgjidhja eshte nje! O i futemi luftes prap…ose pranojme realitetin dhe mundohemi te qartesojme publikun.

  5. Artikull me analize te ceket Mero! Nuk jane vetem ato qe thua ti! Pyete Andin se ai di me shume! I meson nga Saliu!

  6. enter"" says:

    Shkruajte dhe nuk the asgje.

    Duhej te kishe thene minimum qe keto deklarata te Megallomanit Rama nuk kane vend per tu thene.

  7. anastasi says:

    Degjo ti more Andi Bushati,ti je nje pisanjos,ti je nje bytheqire ti je nje pacaqi gazetar,ti je nje gazetar asnjehere i ndershem,ti je nje gszetar legen,gazetar mut, muti,gazetar i pacipe.Do besh mire ta mbyllesh ate bucen dhe mos ha mut me shkrimet qe bene se je bere nje bytheqire dhe shume te durojne,se do ta hash te sateme,me shkrimet qe bene.

  8. Pellazgos says:

    Zoti Mero.
    Ky veprim I pamatur dhe me rreziqe ne rajonin tone eshte me pasoja,sepse del kunder interesave te Fuqive te Medha,sado te duken se na perkrahen.
    Une per vete do thoshja qe, eshte me efekt domino kur dihet qe Jugu I Shqiperise dhe Traktati I Korfuzit i firmosur nga dy Qeverite,ate te Greqise dhe asaj tones dhe eshte akoma ne fuqi,se nuk eshte zhvleresuar nga ndonje Traktat tjeter.
    Evropa kurve eshte treguar me Turqine kunder Greqise dhe Neve.
    Mos te harrojme jugu e Italise qe Pirrua I Epirit luftoi per te cliruar Magna Grecian e Arkimedit.
    A nuk bashkepunoi fashizmi italiane me Camet viktima te Turqise kunder Arvanitasve te Epirit apo edhe Grekeve?
    Nje eshte zgjidhja zoti Mero,nje Federate me Greqine me nga 6 ministra dhe zgjidhet cdo mosnarreveshje,dicka te tille nuk do ta donin asnje shtet ne kufirin tone por edhe Amerika,Rusia etj.
    Armiqte tane si kombe te Lashte jane fashistet e Romes qe shkaterruan Epirin,Sllavet te dytet dhe te fundit Osmanet.
    Ne jemi kthyer ne nje vend pa Identitet.
    Pa me thuaj zoti Mero, eshte pak bashke egzistenca me Greket 1100 vjet Perandori Bizantine,750 vjet bashke kunder Romes fashiste qe perpiqet sot me cmime politike si “Nobel” kur dihet sa dem na ka bere.
    Ta mendojme kete dhe te jemi ne bashkejetese me Greqine,te shpetojme 800 mije bashkeatdhetare,te kthehen Camet ne Cameri,te jemi nje komb ne nderim te te pareve tane,te historise tone,te gjakut tone te perbashket Pellazge.
    Nuk na ka njeri ne llogari sa te jemi te perpara.
    Nuk e shikoni se cfare I ben Turqia Greqise apo edhe mijera bashjeatdhetareve tane atje?Nuk eshte krim per vellezerit tane qe kane ndertuar jeten ne Greqi dhe Amerika Rusia,Anglia etj e armatosin?
    Mos te kujtojne dikush qe shkaterrimi apo presioni kunder Greqise nga Italianet Turqit Sllavet eshte ne interesin tone perkundrazi duhet te jemi te afte te meritojme historine dhe Identitetin tone.

  9. sali says:

    O Mero!
    A e lexon veten? E kuptoni se ku keni arritur? Te vendosesh ne piedestal disa figura qesharake, Rama, Thaci, Berisha, Meta, etj… te gjithe me rradhe, e nje pale idiote alla Bolton e Mogerini, eshte idiotesi. Po keni rrjedhur te tere e skeni se cthoni me prandaj shkruani idiotesira. Se keshtu behet bashkimi, me llogje.
    Bashkimi behet me burra shteti e jo hajdute e maskarenj. E jo me llafe po me vepra.
    Hajt, tung!

  10. Adi says:

    Plani BE-se dhe amerikes?!!! Je mashtrues i lezetshem Mero! Plani i Trumpit dhe Putinit ndoshta. Plani rus i zonave te influences. Ortodokset me
    rusine, myslymanet me turqine. Po Gjermania ka qene qartasi kunder! Dhe politika allasoj e Trumpit nuk eshte politika afatgjate amerikane. Mund te behet nese e vazhdon ndonje president pas tij po eshte bast i rrezikshem. Si brexit. Tani po shkulin floket anglezet. Imagjino ne qe jemi ba breke ne bythe!

  11. TR says:

    NUK TE LUAJ AS NJE PRESJE NGA TE GJITHA KETO , 100% TE VERTETA . POOOR KOSOVARET NUK JANE TE CMENDUR , ATA NUK DUAN TE DINE PER KARAMELET ,QE HEDH RAMA NE TAVOLINE . ATA KANE LUFTUAR DHE NUK I LESHOJNE MITROVICEN VUCICIT , SEPSE KESHTU DUAN DASHORET E SERbIS.
    THACI PO I biNDET SHUME EUROPES KARAKURVE ,PER ARSYET E TIJ . SEPSE EUROPA E KA FUTUR NE NJE RRETH THACIN DHE NUK E LEJON TE DALI KURRE, PA I ZHVATUR KOSOVES PJESET PER SERbINE . KETE EUROPA ,PO E ARRIN VETEM DUKE I bERE PRESION THACIT PER burgun .DHE THACI ESHTE GATI TI JAPI , VETEM TE SHPETOJ LEKUREN E TIJ DHE DEL NE PODJUME ,SE GJOJA DUA bASHKIMIN ME NENEN SHQIPERI . KURRE NUK E KA DASHUR THACI baSHKIMIN ME SHQIPERONE . MIRE QE THACI KA HALL , POR RAMA CFARE HALLI KA ??? MOS KA FLUTURUAR VALLE SE MUND TE JETE KRYEMINISTER I TE DY VENDEVE . FLUTURO GOMARI FLUTURO .
    KOSOVARET DHE RRAMUSHI NUK LEKUNDEN NGA FJALET PATRIOTIKE DHE NACIONALISTE TE RAMES . SAPUNIN PER DJATH ,KOSOVARET NUK E HAJNE !!!!!

    1. xx says:

      PO pse more TR.Tere jeten do rrije Rama k/minister qe te presi bashkimin??? Aq kollaj dhe aq shpejt behen keto pune?

  12. katarakti says:

    Ndersa une mendoj se ketu kemi te bejme me lufte idiotike te shqiptareve ndermjet vedi. Haradinaj dhe Thaçi jane kundershtare, jo vetem ne politike. Sapo Haradinaj vendosi taksen 100 per qind per mallrat serbe, Thaçi u nis ne Uashington per te kerkuar anullimin e saj. Sepse Vuçiç ka deklaruar se nuk ka bisedime me Kosoven pa u hequr kjo takse. Keshtu qe Thaçi del nga loja. As takime ne Bruksel dhe as perralla me marrjen e Presheves! Ai shkon ne Uashington ku merr mbeshtetjen e Boltonit per ndryshimin e kufijve. Dhe kthehet ne Kosove dhe ia kerkon kete gje Haradinajt. Qe te rifilloje prape cirkun e tij te bisedimeve me Vuçiçin dhe te mbetet numri 1 ne Kosove. Rama nga ana tjeter pas gjithe atyre kovave me llaç qe iu hodhen siper per shkak te Mit’hat Frasherit hedh nje shashke patriotike per te fituar pike ne milet. Si perfundim gjithçka mbetet si me pare.

  13. @autori says:

    Te gjithe politikanet tane jane mashtrues ordinere qe luftojne per te mbajtur pushtetin e vjedhjes dhe grabitjes. Por mashtrimet e tyre nuk do te shkonin gjate nese nuk do te mbeshteteshin nga kryemashtruesit profesioniste te medias, te cilet paguhen “sa frengu pulen” nga politika, per te coroditur dhe trullosur opinionin publik. Ne kete takem ben pjese edhe Meroja , i cili aktualisht mban flamurin e kazanit mediatik qe perpiqet te zbukuroje dhe te na shese per aftesi te gjitha sjelljet dhe pislleqet e Rames. Nderkohe qe spostohet vemendja popullore me patriotizma dhe nacionalizma shterpe, ka humbur ose eshte zhdukur nga axhenda reforma ne drejtesi dhe reforma zgjedhore. Ku jane peshqit e medhej te korrupsionit?? Perseri do shkojme ne zgjedhje per te votuar listat e kryetareve??
    PS.
    Komentet kritike te dates 22 jane botuar me daten 27, kur nuk i lexon me njeri. A nuk eshte kjo nje censure??

  14. @autori says:

    Te gjithe politikanet tane jane mashtrues ordinere qe luftojne per te mbajtur pushtetin e vjedhjes dhe grabitjes. Por mashtrimet e tyre nuk do te shkonin gjate nese nuk do te mbeshteteshin nga kryemashtruesit profesioniste te medias, te cilet paguhen “sa frengu pulen” nga politika, per te coroditur dhe trullosur opinionin publik. Ne kete takem ben pjese edhe Meroja , i cili aktualisht mban flamurin e kazanit mediatik qe perpiqet te zbukuroje dhe te na shese per aftesi te gjitha sjelljet dhe pislleqet e Rames. Nderkohe qe spostohet vemendja popullore me patriotizma dhe nacionalizma shterpe, ka humbur ose eshte zhdukur nga axhenda reforma ne drejtesi dhe reforma zgjedhore. Ku jane peshqit e medhej te korrupsionit?? Perseri do shkojme ne zgjedhje per te votuar listat e kryetareve??
    PS.
    Komentet kritike te dates 22 jane botuar me daten 27, kur nuk i lexon me njeri. A nuk eshte kjo nje censure?? Detyrohemi ti perserisim komentet sepse shpresojme ti shmangemi censures. Por eshte e kote..

  15. Qytetar says:

    Kur punet nuk i realizojme, me mbeshtetjen e nderkombetarve,kthehen ne nje show mediatik !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje