Jari sqaron se Luli nuk i mban dot mend numrat, po nuk qenë lekë

28 Nëntor 2018, 18:49Antena TEMA

Jarin sot e kapi një mallëngjim i fortë, sepse sa herë ishte dita e Pavarësisë, atij i kujtohej koha kur Doktori e kishte caktuar president dhe ai nuk kishte çfarë bënte, por do të paraqitej si i tillë.

Ndaj vuri dorën aty ku dikur kishte mustaqet dhe gati u përlot nga kujtimet e bukura, kur mezi qëndronte në këmbë përballë flamurit si kryetar shteti, por rezistonte ama.

Mirëpo sapo ndezi televizorin iu prish gjaku dhe iu shua menjëherë nostalgjia e vjetër.

Luli kishte bërë një gafë të rëndë tek “Varrezat e Dëshmorëve”, se kishte thënë që Skënderbeu e ngriti flamurin më 28 nëntor të vitit 1944.

Problemi ishte se ky nuk ishte rasti i parë, që ta justifikonin si lapsus ata që i donin të mirën.

“Po ky hajvan, mendoi, pse nuk pyet Doktorin një ditë para dhe të mbajë shënim, siç bëja unë kur isha president, por del si trim aty e bëhet gazi i botës”?

I mërzitur sa më s’bëhet, u nis të shkruajë mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!

Mos u shqetësoni nga këto gafat e Lulit për aritmetikë dhe data, sepse asgjë nuk është ashtu siç duket.

Nuk është fare e vërtetë që ai nuk kupton nga numrat, siç pretendon qeveria e krimit dhe e drogës, dhe këtë e kam me provë.

Luli nuk gabon kurrë në numërim lekësh, ndërsa për shifrat e tjera nuk ka interes.

Kaq e thjehtë është.

Sepse ai po nuk e preku me dorë një gjë, nuk e quan se ekziston.

Provojeni t’i çoni lekë Lulit, edhe do të shihni sesa mirë e njeh aritmetikën.

Por ai nuk ka pse të mbajë mend përmendësh data koti, prej të cilave nuk ka asnjë fitim.

E patë vetë se çfarë lekësh nxori me pallatin e Vlorës, që jo vetëm i mori 2 mijë euro për metër katror, por edhe e bëri Avokate të Popullit mikeshën e ngushtë të gruas.

Por aftësitë më të mëdha në matematikë i tregoi në natën duke u gdhirë 18 maji i vitit të shkuar, kur e detyroi kreun e Meduzës, Edi Ramën, që nga 3 ministri, t’i japë opozitës 6 të tilla, por fitimi më i madh ishte me drejtoritë e përgjithshme, sepse i kapëm qeverisë të gjitha vendet me lekë, që nuk i lëshuam edhe pas humbjes.

Por aftësitë më të mëdha në aritmetikë dhe në numra Luli i ka treguar gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, kur për çdo njeri që i vinte në zyrë për leje ndërtimi, ia bënte për 2 sekonda llogarinë sa duhet të paguante tek kunati.

Saqë e kishte tronditur njëherë Dash Shehin, se i kishte nxjerrë bllokun për t’i shënuar metrat katrorë të një pallati, që nuk ia bëri fare, por lekët ia mori njësoj.

Ndaj mos u dekurajoni për paaftësinë e Lulit për numra dhe data, sepse që t’i mbajë mend ato, duhet të jenë lekë.

Tek e fundit, për atë punë e duam edhe pushtetin.

Fitoren e kemi përpara.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari sqaron se Luli nuk i mban dot mend numrat, po nuk qenë lekë”

  1. Shaba says:

    Nuk eshte puna se Jari nuk ka tru per te mbajtur ment 2 numera. Jari eshte elekuent ne gjuhen hollandeze. Jari ketu u mendua pak dhe duke vene doren tek mustaqet, si per tu mbajtur, duke qeshur ju tha te pranishmeve se e kish fjalen per gjermanishten apo frengjishten qe flasin Hollandezet.
    Meqe te pranishmit qeshen, ai e korigjoi dhe tha “whatever”,per tu dhene te pranishmeve idene se e kish fjalen per varjantin anglisht qe flasin Hollandezet. Ketu e kuptoi qe edhe ai si Luli e dhjeu fare dhe po si Luli me shpejtesi tha qe perfundimisht e kishte fjalen per Serbishten qe Luli e mesoi brenda 3 muajve, kur punoi ne Serbi per EULEKS-in , ne zbulimin e aktiviteteve terroriste. I them gjithe keto u tha te pranishmeve per te vertetuar qe Luli mban ment shume mire kur ja do puna. Trurin ai e ka qelibar, por ngateresa me shifrat e fundit vjen se ai as e can bythen per Skenderbe, Ismail, pavaresi apo clirim. Te tera keto i duken budallalleqe primitive te shqiptareve. Pale te mendosh qe per keto gjera te vrasesh mendjen! Basha mendon per Shqiperine dhe revolucionin qe po afrohet. Ai mendon vetem per fitimet….blbkbl… doja te thoshja per fitoren, qe e kemi te sigurte. Shikojeni Bashen ne kete prizem dhe jo si flet drogmeni, gjasme ai nuk di tabelen e shumzimit, apo daten e flamurit. Drogmeni te shikoj poturet e veta qe po le name neper Vlore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje