Varrmihësi i viktimave të Bashës

28 Nëntor 2018, 18:43Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sulmi i ulët i Sali Berishës ndaj Ridvan Bodes, i propozuar si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, ka të bëjë me garancitë që Sali Berisha i ka dhënë Lulzim Bashës, për ta mbajtur “Gardën e vjetër” të PD, nën kontrollin e tij, edhe pas eleminimit nga strukturat e partisë.

Pas më shumë se një viti, kur Topalli, Bode, Patozi, Imami, Ruli, Bregu etj, janë nxjerrë nga strukturat e partisë, Sali Berisha ka shërbyer si garant i aktit të Bashës, duke marrë përsipër që të jetë garanti i mos rebelimit të tyre.

Dhe në disa raste i ka funksionuar.

Në valën e parë të rebelimit kundër Bashës, kur arriti të nxehet edhe Genc Ruli, e të bëjë thirrje ta zbojnë nga selia e PD, kunatin, Berisha hyri menjëherë në lojë, duke bërë dhe ai si i pakënaqur.

I frikësuar se të pakënaqurit mund të kishin një lider tjetër të tyre jashtë kontrollit, ai nxitoi të dalë në shtyp dhe të bëjë si i pakënaqur dhe i painformuar për aktet e Bashës. Kështu që gjithë të pakënaqurit i ftoi t’i bashkoheshin atij për të korrigjuar Bashën.

Dhe ashtu u bë. Një nivel të pakënaqurish të skalionit të dytë, kryesisht nëpunës dhe ish- drejtorë të pakënaqur me Bashën, kthyen në kryefjalë të tyre Berishën dhe pakënaqësinë e tij, dhe e luftonin Bashën, si njeri që nuk dinte të sillej mirë dhe me Berishën.

Kjo jo vetëm që bënte qesharake kauzën e tyre kritike ndaj Bashës, por i mbante dhe nën kontrollin e njeriut të gabuar kundër Bashës.

Me skalionin e parë të armiqëve të Bashës duket se Berisha mbajti qëndrime të diferencuara. U përpoq të mos konsumohej kundër tyre dhe kur sulmonin Bashën, bënte kujdes në biseda formale me njerëzit, t’u jepte të drejtë, për t’i qetësuar, dërgonte mesazhe bashkëpunimi me ta, pra gjithçka për të ruajtur Bashën nga rebelimi.

Më agresivja kundër Bashës, Jozefina Topalli, mbeti në orbitën e Berishës, Bode e Imami po ashtu. Ruli rigjeti komunikimin me Bashën, ndërsa Patozi u largua duke ju kthyer profilit të tij si publicist i lirë.

E vetmja që fitoi një vend pune presitigjoz në një institucion rajonal të BE, Majlinda Bregu, u sulmua me egërsi si tradhtare e PD, vetëm se u kuptua që doli jashtë kontrollit të tyre. Ata nuk e pengonin dot në BE, edhe pse u munduan.

Pas Bregut, akti i dytë i daljes nga rreshti është akti i fundit i Bodes. Dhe nuk është fjala për anëtar të Bankës Qëndrore, por për diçka më shumë.

Sali Berisha ka refuzuar që Ridvan Bode të marrë në emër të opozitës një detyrë të rëndësishme, edhe pse e ka pasur ministrin e tij më të besuar. Dhe Bode me viskozitetin e tij politik, e ka pranuar verdiktin e Berishës dhe e ka refuzuar.

Pas kësaj, ai ka pranuar detyrën e anëtarit të Bordit të Bankës, që është thjeshtë një detyrë teknike, që i shkon profesionit të tij.

Por fakti që Berisha ka refuzuar që Bode të dalë nga orbita  e kontrollit të tij, si i papunë dhe i pushkatuar politikisht, tregon se gjithë roli i Berishës në krah të Bashës, është të jetë badigard i të përjashtuarëve të tij.

Për gati dy vjet, Basha përjashton njerëz nga PD dhe Berisha është garant që t’i mbajë ata në një vathë më vete, të mos rebelohen kundër tij.

Rasti i Bodes është ilustrimi më i qartë i këtij roli të pistë të Berishës. Ai nuk ka pranuar që Bode të përfaqësojë opozitën në një post të lartë dhe të nderuar, dhe ka refuzuar të investohet për këtë, ndërkohë që reagon pse Bode ka pranuar një detyrë formale, që nuk ka asnjë ngarkesë politike.

Kjo vlen për të kuptuar se të gjithë ata që sulmojnë Bashën, të gjithë ata që bëhen si trima me të, të gjithë ata që akoma më keq thonë se Basha nuk është i mirë si Berisha, nëse e kanë seriozisht betejën me Bashën, duhet ta nisin me Sali Berishën.

Rasti se si ai poshtëroi ish- ministrin e tij vetëm pse mund të merrte një pozicion të rëndësishëm publik në emër të opozitës, pa pyetur Bashën (ose siç përkthehet, pa paguar kunatin), tregon se Berisha është varrmihësi i viktimave të Bashës, për të mos ngritur më kokën kundër tij.

Ndaj nëse dikush ka diçka seriozisht kundër Bashës, duhet ta nisë me Berishën. Ai është garanti i pushtetit të Bashës.

15 komente në “Varrmihësi i viktimave të Bashës”

  1. Engjelli says:

    Asgje te re nuk ka ketu. Kryetari i PD, ka qene, eshte e fo te jete “lexhenda” S Berisha.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      BRAVO MERO JE SHUM REALIST
      JE I MTH MERO

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        I kishte pas rregullue Edi mirë
        po thuj shyqyr që kan dek or mik
        Zhulalin e kish Ministër t’Mbrojtjes
        dhe Gazideden kryedrejtues n’SHIK.

      2. Bureto says:

        Kemi vite që i bëjmë thirrje këtyre, sot të përjashtuar nga Basha, ende pa u lënë mënjanë nga Basha në qershor 2017, që pa luftuar berishizmin brenda PD, s’kanë të ardhme as ata, e as PD. Por ende kanë kohë. Nuk kuptohet se pse i druhen kaq shumë Berishës. Ata e dinë, për për të zezën e tyre ama! Sëmundja kanceroze e PD është berishizmi, dhe meqë kjo sëmundje ka si fund vdekjen e trupit, dhe klta antibashistë, nëse presin vdekjen e Berishës që të hakmerren ndaj Lules, do t’i ngjajnë asaj dhelprës që priste t’i binin koqet dashit….

  2. adi says:

    ka vetem 1 fakt te provuar tashme publikisht
    qe basha kishte te drejte qe nuk i vuri deputete keta te pangopurit me parate e shqiptareve
    sepse keta super te koruptuar do i kishin votat gati ne parlament per edvin ramen per te ndare se bashku placken e vjedhur te shqiptareve.
    koha vertetoi se cdo plehere, hajdut, kriminel i larguar nga Basha thjesht u rilind nga rama!!!!!!

    1. Jep says:

      Adi, qenke talent po talent.
      A je ne vete or shoku? I beson ato qe Thua apo thjesht nje dit pa ilace ta dha goditjen

  3. Zambi says:

    E para ti Mero para se ta mbrosh Ridvan Boden ben mire te lexosh cfare ke shkruar per te kur ishte minister. Kerko falje per ofendimet qe i ke bere ne vite pastaj mbroje.
    E dyta si mund te konsiderohet dikush si perfaqesues i yt kur ti nuk e do, e ke perzene dhe nuk komunikon me te?! Pa u marre fare a eshte i drejte largimi i tij apo menyra si u largua. Perfaqesues i yt nuk mund te jete dikush te cilin ti as nuk e cakton e komunikon e jo me kur ti e ke larguar.
    E treta zoti Bode eshte aty si mik i Samir Manes e jo si perfaqesues i opozites

    1. Zigur Qarri says:

      Ky rast tregon,se kush eshte kundra vetingut per politikanet,qe besoj se nuk do gjeje kurre zbatim.
      BalkanWeb 7 Prill, 2015 “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka kallëzuar penalisht ish ministrin e Financave
      Ridvan Bobe për mosdeklarim të pasurisë. Sipas ILDKP Bode nuk ka paraqitur dokumentet për të ardhurat dhe nuk
      ka dhënë asnjë shpjegim për to.ILDKP bën me dije se kallëzimi për deputetin Bode është bërë për “Refuzim për
      deklarim” dhe “Fshehje, ose deklarim të rremë të pasurisë.” ILDKP bën me dije se Bode është njoftuar disa herë për
      deklarimin.Tema,06.05.2015 “Ridvan Bode, politikani shqiptar më i pasur në Ballkan.Prokuroria hetim edhe jashtë
      vendit për pasurit e tij”

  4. luka says:

    Ky Adi qeka shume i mençem, paska humbur kot.

  5. Zigur Qarri says:

    Ky rast tregon,se kush eshte kundra vetingut per politikanet,qe besoj se nuk do gjeje kurre zbatim.
    BalkanWeb 7 Prill, 2015 “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka kallëzuar penalisht ish ministrin e Financave
    Ridvan Bobe për mosdeklarim të pasurisë. Sipas ILDKP Bode nuk ka paraqitur dokumentet për të ardhurat dhe nuk
    ka dhënë asnjë shpjegim për to.ILDKP bën me dije se kallëzimi për deputetin Bode është bërë për “Refuzim për
    deklarim” dhe “Fshehje, ose deklarim të rremë të pasurisë.” ILDKP bën me dije se Bode është njoftuar disa herë për
    deklarimin.Tema,06.05.2015 “Ridvan Bode, politikani shqiptar më i pasur në Ballkan.Prokuroria hetim edhe jashtë
    vendit për pasurit e tij”

  6. eli-tiv says:

    ….Basha del ne shqup per te bere parane e dites..per te tjerat eshte saliu&familje…dhe miqte e tyre [email protected] te shohesh qe cdo hap qe bejne eshhte anti shqiptar..Nje fjale e urte thote : – I yti mishin ta ha, po kocken ta le -….berishianet nuk pembahen as formalisht..deri ne fund..fushata antishqiptare qe kane marre kalon cdo limit….nuk e kane vetem Edi Ramen..e kane me NE

  7. Kris 1 says:

    Bregu o Mero mashtrimi u largua nga PD duke falenderuar nga zemra krushkun Berishe dhe kryetarin e Lindes Edvin Horr vizatimorin.

  8. vons says:

    Ta ka thene komentatori me i pare qe keshtu ka qene qe ne fillim. Po e kape edhe ti me vonese “si polici” I barcaletave ne kete rast. Po nejse, e rendesishme eshte qe e kape muhabetin. Tani ata do ta degjojne keshillen tende dhe do te krijojne PD numer 2.

  9. Doni me per Belulin? says:

    Cfare do te ndryshoje per shqiptaret, nese vendoset ose jo Ridvan Bode ne bordin e Bankes se Shqiperise, qe preokupohet aq shume Mero Baze me editorialin e radhes? Pervecse per te spostuar vemendjen e publikut nga problemet e medha te qeverisjes, tek truket e Rames dhe gosipet e Berishes me ish kapteret e vet..

  10. Doni me per Belulin? says:

    Cfare do te ndryshoje per shqiptaret, nese vendoset ose jo Ridvan Bode ne bordin e Bankes se Shqiperise, qe preokupohet aq shume Mero Baze me editorialin e radhes? Pervecse per te spostuar vemendjen e publikut nga problemet e medha te qeverisjes, tek truket e Rames dhe gosipet e Berishes me ish kapteret e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje