Misioni i pamundur i Xhorxh Bushit, për të shpëtuar zgjedhjet e vjedhura më 1996 në Shqipëri

1 Dhjetor 2018, 17:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze*

Një jaht i madh i bardhë ishte ankoruar në gjirin e Vlorës, i shoqëruar nga një luftanije e vogël, që rrinte rreth 100 metra larg tij. Familja Bush dhe miqtë e tyre ishin mysafirë të presidentit shqiptar Sali Berisha. Mes tyre shquante Kolin Pauell dhe gruaja e tij, Alma, si dhe disa ish-këshilltarë të ish-presidentit Bush. Presidenti Bush ishte larguar nga pushteti në zgjedhjet e vitit 1992 dhe tashmë në Shtëpinë e Bardhë ishte Bill Klintoni. Ai ishte takuar me Berishën kur kishte qenë president, gjatë një vizite që Berisha bëri në maj të vitit 1992 në SHBA dhe më pas ishte ftuar nga Berisha, në nëntor të vitit 1993, në Tiranë, për të marrë medaljen “Skënderbeu”. Kishin krijuar një raport më shumë nostalgjik se real e njerëzor. Berisha e kujtonte me nostalgji si takimin e tij të parë me një president të SHBA-ve, ndërsa Bushi e kujtonte Shqipërinë si një rast inkurajues për votën kundër ish-komunistëve në vitin 1992.

Unë duhej të intervistoja ish-presidentin Bush për “Zërin e Amerikës”. Takimi i tij me Berishën ishte jozyrtar. Fillimisht ata do të pinin një kafe familjarisht në vilën e Mehmet Shehut, siç quhej vila ku ishte vendosur Berisha. Më pas do të dilnin për një shëtitje më këmbë e më vonë do të drekonin së bashku, vetëm njerëzit kryesorë të familjes me Berishën dhe zonjën e tij, ndërsa pasdite Berisha do të shkonte për një kafe në jahtin presidencial.

Ndërkohë, mbesat e Bushit, shoqëruar nga kushërinj të tjerë të tyre, kishin zbritur në Vlorë dhe nën shoqërinë e disa rojeve të rreptë që rrinin në distancë, dolën jashtë vilës. Bushi, Berisha dhe Pauelli ndenjën për rreth dy orë në rezidencën e tyre.

Gjithë këtë kohë më duhej ta kaloja në një dhomë ngjitur me sallën kryesore, bashkë me Arben Runën, një mikun tim të vjetër, mjek ortoped traumatolog, që punonte në klinikën qeveritare.

Pas disa shkëmbimeve në korridor, m’u desh që me Berishën të fiksoja orarin se kur do të ishte i lirë presidenti Bush. Ramë dakord që, nëse dreka përfundonte rreth orës 15.00, unë të hyja në sallën e pritjes dhe t’i merrja intervistën.

– Pas pesë minutash, presidenti është gati, – më tha Berisha. – Shkoi të ndërrohet te dhoma.

Bushi doli i qeshur nga dhoma e tij dhe kërkoi të dinte se cili ishte gazetari.

U prezantova dhe vetëm kur e kisha perballë, pashë se ai nuk ishte “veshur”, por ishte zhveshur: kishte pantallona të shkurtra dhe një bluzë të verdhë Lacosta. Ndërkohë, Aida, zëdhensia e Berishes me kishte bere namin, pse une kisha ardhur veshur me xhinse.

Intervista ishte e shkurtër, vetëm në kuadrin e mbresave që ai kishte rreth kontakteve me Shqipërinë dhe problemet e demokracisë.

Bushi tha: “Jam shumë i lumtur që erdha përsëri në Shqipëri. Kam respekt për presidentin Berisha dhe për atë çka ai ka bërë për privatizimin e ekonomisë shqiptare, duke ngritur nivelin e jetesës së popullit shqiptar në një nivel të kënaqshëm. Unë shoh një përparim të jashtëzakonshëm në këtë vend të mrekullueshëm dhe ndihemi shumë të lumtur që jemi këtu si miq të presidentit Berisha, së bashku me gjeneralin Pauell, i cili njihet në gjithë botën për udhëheqjen e tij kurajoze në luftë. Po sot, presidenti Berisha është treguar shumë xhentil me ne duke na vënë në dispozicion një kohë të mjaftueshme për të na shpjeguar ato çka po bën ai për Shqipërinë, për historinë e suksesshme të demokracisë së saj, e cila po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ka qenë një kënaqësi e madhe ardhja ime këtu”, përfundoi presidenti.

Pasi përfundoi, bëmë së bashku një fotografi dhe u ndamë.

Në fakt, deklarata m’u duk shumë e përgjithshme dhe pa ndonjë vëmendje të veçantë. Dukej se foli thjesht se ia kërkova.

Berisha dhe gjenerali Pauell prisnin disa metra më larg. Të tre bashkë filluan të shëtisnin buzë detit, ndërsa disa ndihmës të Berishës po përgatisnin një mori dosjesh me fakse, deklarata dhe dokumente. Me sa dukej, ishte gjithçka rreth krizës së zgjedhjeve. Bushi theksoi në fund të intervistës historinë e suksesshme të demokracisë shqiptare, por në fakt ajo ishte fjalia që pati jetën më të shkurtër në ato çaste. Ai ishte aty, mes të tjerash, pikërisht pse demokracia po bëhej gjithnjë e më e dobët dhe shkaku po kërkohej aty ku nuk ishte.

Realisht, zgjedhjet kishin hyrë në krizë dhe Bushi e Pauelli kishin temë kryesore me Berishën pikërisht çështjen e zgjedhjeve. Berisha përpiqej të ishte konkret në shpjegime. Temë kryesore ishte ndikimi grek në administratën amerikane në raport me Shqipërinë. Për ironi të tematikës, Bushi dhe Pauelli ishin aty me një jaht të një shqiptaro-greko-amerikani, një milioner i angazhuar ndjeshëm në qarqet politike me ndikim në Greqi. Origjina e tij e largët shqiptare, lidhjet e tij me njerëzit e fuqishëm të lobit grek në SHBA, por dhe të qeverisë në Athinë, i jepnin kredencialet e duhura të ishte mikpritësi i njerëzve më të fuqishëm të SHBA-ve, të cilët po humbisnin një ditë nga pushimet e tyre në përpjekjet për të shpëtuar një demokraci të sëmurë, që në shumë raste e kishin zgjidhur ndryshe.

Ndërsa isha duke transmetuar me telefonin që ishte në cep të sallës së pritjes ku kishin qenë më parë Bushi dhe Berisha, përkthyesja e Berishës, një grua shumë fisnike, po përkthente disa letra që kishin të bënin me raportet mes Berishës dhe Richard Schifter-it, një këshilltar i presidentit Klinton. Me sa dukej, atë çast po i shpjegonte presidentit Bush krizën sipas versionit të tij. Por Bushi kishte njohuri të mjaftueshme rreth tij. Ai paskësh qenë më parë i angazhuar edhe në administratën e Bushit, kur ai ishte president.

Angazhimi i tij i ri me administratën e presidentit Klinton ishte maksimal dhe shumë i rëndësishëm, sidomos për Ballkanin. Berisha kishte pak shpresa t’i rregullonte kredencialet me të. Kur e pyesje se ku qëndronte gjithë kjo mëri e tij kundër Berishës, ky i fundit thoshte se refuzimi që i kishte bërë për të negociuar krizën e të “pestëve” ia ka djegur atij karrierën për negociator në Ballkan. Berisha ishte sjellë me të gati në mënyrë harbute, kur ai kishte ardhur në Tiranë me mesazh nga presidenti Klinton për zgjidhjen e krizës pas arrestimit të pesë pjesëtarëve të minoritetit grek për “veprimtari terroriste dhe antikombëtare” në Jug të Shqipërisë.

Richard Schifter kishte shkuar më pas në Athinë dhe i kishte telefonuar Berishës

nga zyra e kryeministrit grek, por asgjë nuk kishte funksionuar. Pas kësaj, Berisha ishte kthyer në tabelë qitjeje, si ilustrim i nacionalistit autoritar që po bllokonte demokracinë në Shqipëri.

Nuk di sa me rëndësi kanë qenë këto detaje për dy njerëzit e fuqishëm të SHBA-ve, por e sigurt ishte se ata në atë kohë kishin në dorë vetëm të dëgjonin dhe ta ngushëllonin mikun e tyre për këto probleme. Ata ishin dy pensionistë të nderuar të SHBA-ve, që kishin ardhur në Vlorë. Asgjë më shumë. Berisha u përpoq shumë t’i përdorte këto lidhje, kur presidenti Bush, i riu, erdhi në pushtet në vitin 2000. I dërgoi letër presidentit Bush (të vjetërit) dhe ai i ktheu një përgjigje kortezie, ku mes të tjerash thoshte se i kishte treguar djalit të tij për problemet që kishte Berisha dhe e siguronte se e kishte një mik të mirë. Por asgjë nuk ndodhi.

Mandati i parë i Bushit në Shtëpinë e Bardhë nuk dha asnjë sinjal shprese për Berishën, çka të bind se në SHBA nuk funksionon logjika shqiptare e njohjes apo e miqësive personale në politikë.

Pasditja në Vlorë ishte më e qetë. Mbesat e presidentit Bush, shoqëruar nga një truprojë femër shumë vigjilente, po ktheheshin në vilë për t’u nisur drejt jahtit.

Zonja Berisha me Barbara Bushin dhe Alma Pauellin, dy gratë e njohura të Amerikës, po ashtu, po shëtisnin në rrugicat buzë vilës për të shkuar drejt jahtit. Me to ishte gjithmonë një zonjë që përkthente. E shpërqendruar, Barbara ndiqte pasionin me të cilin Liria u tregonte diçka rreth komunizmit. Toni i Lirisë binte nga përkthimi i zonjës me fytyrë fisnike, që përkthente, dhe pasqyrohej në habi te dy zonjat amerikane, që dukej se të vetmen gjë mund të mbanin mend nga ai udhëtim ishte se ndodheshin në një vend spiunësh.

Vonë, në vitin 2005, Barbara Bush botoi librin e saj me kujtime dhe, mes të tjerash, ka një episod nga qëndrimi në Vlorë, ku shkruan përshtypjet e saj për takimin me Liri Berishën dhe fiksimin e saj se Shqipëria është një vend i mbushur me bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Barbara ishte terrorizuar nga tregimi i Lirisë, sipas së cilës, “kur tre miq bëheshin bashkë, njëri ishte spiun”, “kur tre familje bëheshin bashkë, njëra ishte spiune”.

Kur e lexova, m’u kujtua skena kur Liria, me të gjitha gjymtyrët e saj, përpiqej t’i shpjegonte zonjës Bush fiksimin se regjimi kishte bërë që në çdo tre shqiptarë, njëri të ishte spiun.

Sapo kishte dalë libri në Uashington, një miku ynë i përbashkët na e rekomandoi ta lexonim. Berisha e mori librin, e çoi te faqja ku përmendej Liria dhe u pre në fytyrë.

– Mos boto gjë nga kjo, – tha. – Lëre, punë perceptimi.

Berisha, Bushi dhe Pauelli ishin në verandë dhe vazhdonin me zjarr diskutimin rreth problemeve që hasnin demokracitë paskomuniste me të kaluarën e vendeve të tyre. Por ajo që po ndodhte në Shqipëri ishte tema kryesore. Pastaj, Bushi dhe Pauelli u nisën drejt jahtit luksoz të miliarderit shqiptaro- greko- amerikan, Janis Llacos, me një varkë që u afrua buzë verandës së vilës, ndërsa Berisha do të shkonte aty pas dy orësh.

*Marrë nga libri “Viti 97”

21 komente në “Misioni i pamundur i Xhorxh Bushit, për të shpëtuar zgjedhjet e vjedhura më 1996 në Shqipëri”

  1. Beni says:

    o mero na fol per shqiperine mos na shperqendro me bushin
    shiko se teuta e durresit po perfshihet prape ne 2/1
    eshte minuta e 45 e pjeses se pare
    shife kur ta ktheje skenderbeu ne te dyten
    teuta e ndershme shqiptare !!!
    shifni kohen e postimit tim!!
    ndeshja ka filluar ne oren 17 :00

  2. Beni says:

    o mero na fol per shqiperine mos na shperqendro me bushin
    shiko se teuta e durresit po perfshihet prape ne 2/1
    eshte minuta e 45 e pjeses se pare
    shife kur ta ktheje skenderbeu ne te dyten
    teuta e ndershme shqiptare !!!
    shifni kohen e postimit tim!!
    ndeshja ka filluar ne oren 17 :00
    teuta sapo mori te kuq

  3. Beni says:

    o mero na fol per shqiperine mos na shperqendro me bushin
    shiko se teuta e durresit po perfshihet prape ne 2/1
    eshte minuta e 45 e pjeses se pare
    shife kur ta ktheje skenderbeu ne te dyten
    teuta e ndershme shqiptare !!!
    shifni kohen e postimit tim!!
    ndeshja ka filluar ne oren 17 :00
    teuta sapo mori te kuq
    edhe ne ndeshjen e pare luftetari – kukesi u mor karton i kuq o Mero djali
    prape teuta e perfshire ne 2/1 me kthim rezultati shife mero

    1. Doktori says:

      Te shkuara beni…! Mos harro ilacet me orar,sic ti dhashe ne recete
      !

  4. Beni says:

    o mero na fol per shqiperine mos na shperqendro me bushin
    shiko se teuta e durresit po perfshihet prape ne 2/1
    eshte minuta e 45 e pjeses se pare
    shife kur ta ktheje skenderbeu ne te dyten
    teuta e ndershme shqiptare !!!
    shifni kohen e postimit tim!!
    ndeshja ka filluar ne oren 17 :00
    teuta sapo mori te kuq
    edhe ne ndeshjen e pare luftetari – kukesi u mor karton i kuq o Mero djali
    prape teuta e perfshire ne 2/1 me kthim rezultati shife mero !!!
    shife misionin e “pamundur” mero

  5. gramozi says:

    falemindrit bush

  6. gramozi says:

    falemindrit bush !!

  7. gramozi says:

    falemindrit bush !!

  8. gramozi says:

    falemindrit bush !!!!!

  9. undefined says:

    thanx shume

  10. undefined says:

    thanx shume

  11. edi says:

    undefined
    mero censura lere komentin

  12. xho says:

    E cna duhen keto pordhe shqiptare qe asnjeri nuk e dinte se nga erdhi Berisha dhe kujt i sherbente ai dhe Lirija e Rexhepit maskara. Faleminderit ore Mero se na kujton disa pislliqe te renegatit Berisha, nje i kuq i trash dhe maskara qe me paturpesi hodhi poshte ate Sakrifice Supreme te nje populli qe ne fakt gjate shekullit te kaluar me Ngritjen e flamurit ne Vlore nga Elita e perparuar Shqiptare ,i cmuar si nje akt i jashtezakonshem jo vetem te disa njerzve, por i gjithe popullit shqiptar dhe vecanerisht atij vlonjat. Berisha eshte sot Turpi i Shqiperise.

  13. "BOHOTINA" says:

    Faleminderit XHO!v
    Duket qe te ka folur zemra.

  14. N.VJOSA says:

    Spiuni shqiptar me Kryespiunin amerikan…
    ( Bush ka qene drejtor i CIA-s)
    Vari Kandarin, bote spiunesh… Shqiperine e kthyen ne nje kopsht te tyre…
    Thone zakonisht per forcen e arsyes:
    ATY KU DUKET TYMI,
    MENDOHET EDHE Z J A R R I ….!
    Ka nje Foto shume interesante me vone kur ne Shtepine e Bardhe, Berishen e percjell Klintoni deri tek dera…
    Duket sikur Klinton do ti thote Monstres tone…:
    Ik, or Spiun muti…!
    !

  15. R.I.P BUSH...& R.I.P ALBANIA says:

    Zoti Mero nuk eshte zakon ne Shqiperi qe kur nderron jete nje njeri cilidoqofte kudoqofte te flasim negativisht.
    .
    Por dhe kjo rromance dashurie Bush-Berisha qe pershkruani ju me shume ngarkon me pergjegjsi te Ndjerin Bush..i cili nuk duhet te ndiqte nje politike NO SEE DEVIL..se gjasme Viqidolsi hodhi kamunizmin qe doli si puna e Sadamit..qe e sulmuan se kishte vrare 30 kurde dhe pas ketaj jane vrare mbi 3 miljon arabe siriane dhe irakiene
    .
    E them kete se Bush Senjori nderroi jete sot ..kurse Shqiperia vdiq qe kur ne Beograd dhe Athine u vendos qe te vihej nje HU GARDHI SI BERISHA qe ngopi me hu dhe arme duke pergjakur nje popull te tere si kurre ne historine e tij pikerisht me ‘vulen” e te ndjerit Bush

    Lexoni rrjeshtat e meposhtme dhe reflektoni …
    .
    DOSJA PENALE E NJE KRIMINELI QE U LEGALIZUA NGA UDB DHE U APROVUA
    NGA EURO-ATLLANTIKET PA DATE SKADENCE.
    .
    Politika shqiptare ka shumë pikëpyetje, por ato më të mëdhatë lidhen me një njeri, doktorin Monster Saleh Berishaj. Është ende e nxehtë natyra e debatit që vërtitet rreth një prej figurave të larta të komunizmit, Hysni Kapos. Edhe bashkëshortja e tij, Vito Kapo, i qëndroi deri në fund tezës se Hysniun e vranë dhe nuk ndryshoi mendim për asnjë çast. Madje edhe diagnoza e helmimit. Por kush e helmoi?. Kush përfitoi? Kapo ishte njeriu që mund ta zëvendësonte Enver Hoxhën, pasi ishte më popullor. Dhe për mjek oborri kishte….Sali Berishën. Përfituesi…Ramiz Alia.
    .
    . Sali Berisha fitoi një “bingo” në vitet 70-të. Pikërisht në kohën kur po ndodhnin ndryshime të mëdha shëndetësore në trupin e udhëheqësve të ish-Bllokut. Enver Hoxha vuante nga sëmundja e diabetit, një prej sëmundjeve që të rrit ndjeshëm tezën e paranojës dhe dyshimeve. Humbi kontrollin e mendjes dhe këtë situatë e shfrytëzoi…Nexhmia. E frikësuar për të ardhmen e familjes dhe në kërkim të sigurisë, prodhoi një…Ramiz. Njeriu më i afërt i saj. Dhe ata ia dolën me sukses, fal një njeriu me karakter të ngjashëm si i tyre. Në të kundërt nuk kishin për të pasur shanse.
    Mistere të mëdha ka në karrierën e tij një herë ish-kryeministër dhe ish-president, Sali Berisha.

    Safet Zhulali.
    .Njeriu që ishte shumë më afër tij. Ndoshta më naivi, ndjesë pastë, por edhe i besuar. I brymosur me idenë e antikomunizmit, ku të gjithë i shihte si armiq dhe përdorej lehtë. Por për fat të keq të tij, dëshmitari më i fortë i anti-Berishizmit. Njeriu që nëse do të hapte gojë (nëse nuk e ka bërë në rrethana të tjera), mund ta kishte shkatërruar një herë e mirë Berishën. Ish-ministri i Mbrojtjes ishte i vetmi që kishte në dorë planin operacional të pushtimit të Jugut dhe detaje të hollësishme. Nga kasta e vjetër e PD nuk mbeti askush përveç sekretarit të tij Genc Pollo. Ata që lejoi të riktheheshin më vonë, e bëri sepse kishin një pauz paditurie për atë që kishte ndodhur në PD. Dhe i shërbenin si kauz e një casti që i duhej në favor.
    .
    Dhe Zhulali iku ashtu dhimbshëm, mistershëm, me një sëmundje për të cilën shumë pak u bë transparencë për shkaqet se nga erdhi.
    Më herët kishte ikur një tjetër figurë, jo politike, por që dinte shumë. Kryetari i Komisionit të Figurave, Nafiz Bezhani. Edhe vdekja e tij, përveç faktit të moshës, u mbulua deri diku me mister. Një njeri që kaloi në duar të gjitha dosjet e ish-sigurimsave dhe bashkëpunëtorëve. Ata që sot kanë zaptuar politikën dhe mbajnë peng një popull.
    .
    Çfarë ndodhi me Azem Hajdarin ?. Ka vetëm dy dëshmitarë realë. Sali Berisha dhe Genc Pollo. Që ditët e sotme shkëmbejnë mesazhe shumë të forta dashurie. Dhe në veçanti Genci mundohet të bjerë sa më shumë në sy të doktorit. Vërtet Azemi u eleminua për shkak të një konflikti banal, por askush nuk do guxonte ta vriste te zyrat e partisë në mes të Tiranës, nëse dikush nuk do e kishte shtyrë. Nëse Azemi e mori vesh kush e priste, nuk kishte pse të dilte. Dhe Berisha nuk do e kishte nxjerrë në pritë, por t’i këshillonte një deklaratë mediatike ku të denonconte, ose kërkonte ndihmë. Dhe Berisha e shfrytëzoi, sepse ndjente se po humbte kauzën politike pas 1997, po dilte nga loja dhe po i shuhej ëndrra. Dhe si shprehja “të vishem edhe një herë nuse, pa di si të nusëroj”. Dhe i duhej një kauz, një dëshmor, për të tërhequr gjithë vëmendjen. Dhe hoqi kundërshtarin kryesor, Azem Hajdarin. Fajin e spostoi te Nano dhe këtë të fundit e përdori më vonë për marrëveshje mbijetese politike. Më pas ikur edhe një dëshmitar tjetër i 2 prillit 1991, por që nuk foli kurrë, Pjetër Arbnori. Bashkë me Azem Hajdarin, ata ishin dy njerëzit që kishin dijeni të plotë për ngjarjet kur u vranë Arben Broci me tre të tjerë.

    Rikthimi në pushtet i Sali Berishës në 2005 me tezën e dorës së fortë dhe të pastër, i ngriti një problem të madh.
    .
    Një çështje që Nano ia la hapur. Zhdukja e mistershme me urdhër të tij të Remzi Hoxhës. Biznesmenit shqiptaro-maqedonas, aktivist i UÇK-së, që e mori peng me SHIK-un e tij fal një makinacioni të agjenturave serbe dhe paditurisë së Pjetër Arbnorit. Hoxha u mbeti në dorë në tortura pasi i kërkonin filmimet dhe fotografimet që dispononte ai për takimet Berisha-Miloshevic dhe me Gligorovin si dhe një filmim të Gazidedes me Arkanin në Shkodër, pak muaj para zhdukjes. Më tej zhdukën trupin si provë, që të mos mbetej, por denoncimi i familjarëve i menjëhershëm plasi skandalin. Nano e la dosjen e hapur me gisht tregues nga zyra e Berishës. Vetë OKB rihyri në lojë. Berisha u përpoq ta mbyllte si dosje, por s’ia doli. Ndaj dhe i mbeti si “çelës” zhdukja e provës kryesore. E rikthehu të ndjerin nga vendet arabe ku bënte jetë akademike, me premtime të mëdha. E kthehu si një “trofe” të forcës së tij. Por nuk i mbijetoi gëzimit të Shqipërisë as për dy vjet. Iku me një sëmundje të mistershme, origjina e të cilës mbeti e tillë. Një vdekje për të cilën Berisha u mundua të hiqej sikur po investonte me buxhet për ta shpëtuar. Por fitorja ishte e madhe, sepse dosja e zhdukjes u varros përfundimisht me vdekjen e Bashkim Gazidedes. Të tjerët kishin pak rëndësi në proces, pasi shkonin deri tek Ilir Kumbaro, të cilit urdhrin ia kishte dhënë vetë i ndjeri dhe për më tepër Hoxha i mbeti atij në dorë. Edhe Kumbaro nuk dihet se ku jeton dhe nëse jeton pas atij skandali me drejtësinë shqiptare dhe britanike bashkë.
    .
    Një manovër proceduriale për të cilën askush nuk mbajti përgjegjësi.
    Të gjithë e mbajmë mend Kosta Trebickën. Pa peshë politike, por ama ishte vullkani i shpërthyer që mund të shuante “sarajin” e kryeministrit mes skandalit të aferës së Gërdecit dhe 26 të vrarëve. Ishte dëshmitari që lidhte djalin e kryeministrit me atë aferë direkte. Trebicka foli hapur, duke thënë në media se “Shkëlzen Berisha ishte i lidhur në trafikun e Gërdecit”. Madje shkoi më tej. Foli për një takim misterioz tek sheshi “Nënë Tereza” në makinën e kryeministrit Sali Berisha për këtë problem. Takim i fshehtë, jo zyrtar, në rrugë dhe për një ngjarje të madhe…..Dhe dy muaj më pas vdes në një aksident të mistershëm në pllajën e Voskopojës në gjueti. Makina me 30 në orë kishte bërë salto duke e zënë nën vete, i kishte çarë kafkën, por afër trupit kishte pushkën dhe shpendët e vrarë!!!.
    .
    Dhe dyshohet se njeriu që i ka shërbyer si urë Berishës për këtë zgjidhje, ishte…Bujar Nishani. Në një biznes të përbashkët dy bashkëshortet e Trebickës dhe Nishanit, hapën universitet privat. Dhe Kosta u zbut, kurse Nishani ishte i vetmi që i shkoi i pari për ngushëllim të shoqes në banesë dhe ku u mbushi mendjen se ishte…aksident. Për të mbuluar provat shërbyen ish-badiguardët e Berishës të emëruar drejtorë policie. Dhe Nishani sot është…President. Por edhe Nishani vetë po vuan…një sëmundje të mistershme për shkaqet dhe origjinën e saj. Dhe është pikërisht ky ish-ministër i Brendshëm, në kohën e të cilit kanë ndodhur gjithë vrasjet politike të kundërshtarëve të Berishës. U vra Fatmir Xhindi, Aleks Kekës apo 4 policët në Durrës.

    Iku dhe u rikthye ministër dhe pasuan vrasjet e kryekomunarit në Kukës, gjyqtarit Skerdilajd Konomi apo oficerit të lartë të SHISH, Isa Çopa. Bashkë me Halimin e kalonin situatën me një premtim për kapje autori dhe më tej harroheshin. Kosta Trebicka nuk iku se do i zinte vendin Berishës se ishte i zoti në politikë, por sepse kujtoi se gjendej në Amerikë, ku skandalet kanë të ndëshkuar. Harroi se pasi u harrua disa muaj fjalia që tha se negocoi me Berishën pas Gërdecit, i shkroi testamentin e vdekjes. I vetmi dëshmitar i kësaj çështje mbetet Mihal Delijorgji, i cili duket se u tregua gojekyçur deri në fund.

    Nuk po llogarisim këtu edhe 21 Janarin, operacion të cilin e udhëhoqi vetë. Ku dëshmitar ka përveç komandantit të Gardës, truprojat e tij, edhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha, që e konsideron “djalë të një gjaku”. Por nuk mund të lëmë mënjanë ngjarjen më të fundit, Sokol Olldashin. Një tjetër kundërshtar dhe rival në parti, por për fat të keq po aq i kapur në bëma të dyshimta sa edhe të mëparshmit, pra një ministër kabineti. Por duket se i ndjeri kishte lëvizur fort gurët e themelit në PD. Mbështetja që po merrte nga java në javë u kthye në një frikë për Berishën dhe pasardhësin e tij Basha. Distancimi i partisë nga Berisha, llogaritet të jetë fundi i tij dhe dorëzimi tek kundërshtari si “pajë”. Për të ndalur këtë operacion, në momentet e “bursës” më të ulët të tij në politikë, mund të jetë luajtur edhe karta e radhës. Vërtet ishte një aksident, por që mbetet dhe duket se do mbesë me shumë të panjohura në vetëvete. Basha duket i ekzekutuar nga Uashingtoni dhe Berisha po ashtu. Ndaj zgjidhja e vetme mbetej një qetësi dhe batak politik si i 1997-2005 me një opozitë copë-copë dhe me një post honorifik në PD. Dhe përballë alternativave u zgjodh kjo e fundit. Nëse rezultatet e autopsisë së Sokol Olldashit nuk bëhen transparente, nëse nuk zbulohet se me cilin ishte takuar në vendin misterioz të panjohur ende, çfarë kanë biseduar dhe kush e ndiqte, ky aksident nuk mbetet thjesht i tillë në këtë situatë të trazuar të ish-ministrit që përgatitej për betejë të re….Ferdinand Poni e mbyten me nje “goje uji”…..Artan Santo u vra per ti treguar Edi Rames te mos futet ne keshtjellen e drakules berishe…shkurt..kush e mbron kete drakulen e vicidolit kur ai vend eshte kthyer si kolumbia e europes..Pse ambasada amerikane nuk u ndje kur ne 6 mars 2018 Berisha pranoi krimin e 21 janarit te studioja e Sokolit biles do vriste Ramen me doren e tij sipas kanunit Lekes dhe poshtroi te derguarin personal te presidentit amerikan..
    .Pra kush ja ka dhene kete kartabjanke paprekshmerie krimineli berishe dhe kur ka bere ka bere krime satanike ? pervecse ne kohen e “B-ve” Bushit-Bejkerit-Biberit-Billrajersonit kur nje nga “B-te” ishte dhe Baze.
    .
    I lehte qofte dheu per Xhorxh Bushin e Madh por me gjithe respektin absolut qe kishim ne vitet 1989-1992 sot me thene te drejten ka lene nje litar ne qafen e atij populli Salehun e Viqidolit qe shteti amerikan nese e ka patur ndonje “rreshter” ne sherbimet iinteligjente le ti japi nje medalje dhe nje strehim politik diku ne Karaibe se po na I ben Enverin Profet me permasa boterore.

    R.I.P BUSH…& R.I.P ALBANIA

  16. Jorgo says:

    Na u rrujt cfaka (Bush-i d.m.th/)

  17. Buzuku says:

    Berisha sot qendron sì nje gjarper i mbledhjen kutullac me koken perpjete dhe sy te zjarrte e hipnotike ne pritje te bemave makabre. Sikur u zvarrit si neperke Duke u a hedhur byroisteve me tru te dembelosur, deri sa e hipen atje ku s’ja priste mendja, e filloi ta maste veten me presidente americane Duke u munduar t’ ju a hidhte dhe atyre…Por vigiilence edhe ju socialiste se po’ u dembeloset truri.

  18. Futja kot says:

    Mero nuk e kuptova se nga e more vesh ti qe ata po flisnin per zgjedhjet e ’96. Me nuhatje?

  19. mirel says:

    Merua i Berishes qe aty eshte korruptuar per kockat greke.
    Keta nuk e dine spiune te kujt jane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje