VIDEO: Përmbysje e çmendur e “Topçinjve”, derbin e Londrës e fiton Arsenali

2 Dhjetor 2018, 17:18Sport TEMA

Sot ka qenë një ditë e ndeshjeve derbi në Premier Ligën angleze, me tri derbi brenda pak orësh. Fillimisht, ishte Çelsi-Fulham, derbi i Londrës perëndimore.

Ishin djemtë e Maurisio Sarrit që triumfuan pastër 2-0. Golat nga Pedro Ruben Loftus-Çik mjaftuan që Çelsi të marrë tri pikët e radhës.

Një tjetër derbi londinez u luajt vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Çelsi-Fulham.

Ishte Arsenali që priti Totenhamin në “Emirates Stadium” në derbin e Londrës veriore dhe u pa një ndeshje e shkëlqyer.

Të dyja skuadrat nuk menduan të mbroheshin dhe sulmuan njëra-tjetrën nga minuta e parë deri në të fundit.

Por do të ishin “Topçinjtë” që do të triumfonin, duke përmbysur disavatazhin 1-2 të pjesës së parë, në 4-2.

Premier League, java e 14-të

Çelsi – Fulham  2-0
Pedro 4’, Loftus-Çik 82’

Arsenal – Totenham  4-2
Obamejang 10’ 56’, Lakazet 74’, Torreira 77’ / Dajer 30’, Kejn 34’

Golat ne ndeshjen Arsenal-Tottenahm

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje