Dështimi i udhëzimeve sekrete të Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i 5 inxhinierëve shqiptarëve nga komunistët, mes të cilëve dhe një grua

3 Dhjetor 2018, 09:13Dossier TEMA
Dështimi i udhëzimeve sekrete të Harry Fultz dhe dënimi me

Aurenc Bebja/ Media franceze “Regards” ka botuar, me 6 dhjetor 1946, një shkrim të veçantë, në faqen n°2, në lidhje me dështimin e udhëzimeve sekrete të misionarit amerikan Harry Fultz dhe dënimin me vdekje të pesë shqiptarëve.

Shqipëri – Bashkëpunim amerikan për rilindjen e vendit… ?

Gjykata ushtarake shqiptare sapo ka dhënë vendimin e padisë kundër një grupi inxhinierësh dhe gjeometërve të akuzuar për sabotim në punët përmirësuese të kënetave të Maliqit. Pesë të pandehur, përfshirë një grua, u dënuan me vdekje.

Ky grup ishte në kontakt dhe merrte udhëzime dhe fonde të nevojshme nga një mision i huaj në Shqipëri.

Pas deklaratës së të akuzuarit, inxh. Vasil Mano, grupi i sabotuesve ishte në marrëdhënie të ngushta me Harry Fultz, anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

Harry Fultz arriti në Shqipëri në 1923-24 si drejtor i “Albanian Vocational School”.

Ai u largua nga Shqipëria në 1932-33, me nacionalizimin e shkollave shqiptare dhe u kthye pas çlirimit, por këtë herë si anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

Grupi i sabotuesve është i përbërë nga ish-studentët (nxënësit) e zotit Fultz.

I akuzuari detajoi planin e zhvilluar nga grupi i tij për të sabotuar planin e rindërtimit në sektorët dhe me çdo mjet.

Gruaja e të akuzuarit i kalonte raportet H. Fultz mbi aktivitetet kriminale.

I akuzuari, inxh. Vasil Mano, pranoi se, pas një letre për inxh. Avdul Sharrën (një prej të pandehurve kryesorë), H. Fultz kishte dhënë këto udhëzime :

Kushtojini vëmendje udhëzimeve që u jepni punonjësve, në mënyrë që punët në zhvillim të ngadalësohen dhe të mos përfundojnë para fillimit të dimrit, sepse deri atëherë, do të kenë zbarkuar në bregdet anglo-amerikanët.

https://www.darsiani.com/la-gazette/regards-1946-deshtimi-i-udhezimeve-sekrete-te-misionarit-amerikan-harry-fultz-dhe-denimi-me-vdekje-i-pese-shqiptareve/

4 komente në “Dështimi i udhëzimeve sekrete të Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i 5 inxhinierëve shqiptarëve nga komunistët, mes të cilëve dhe një grua”

  1. shqupisti says:

    MIRja ka ber plerave se ishin sabotator antishqiptar , familjar te kolaboracionisteve qe iken me ushtrin gjermane , kur i kan vrar e kan merituar nuk i vriste njeri pa ber tradhti apo sabotim fill mas lufte.

  2. lexuesi i irrituar says:

    Jepjani ta lexoje dhe kaloçit te televizionit shqiptaro-ballist , se mbase zbulon ndonje gje te re…

  3. ec aty says:

    Komunistet thoshin dhe thone gjithmone TE VERTETEN!
    Thoshin se Fulci ishte agjent dhe bashkepunetoret e tij ishin spiune. Sot e gjithe diten keto te verteta vazhdojne te vertetohen katerciperisht.

  4. ELIOT says:

    PUNE KOMUNISTEHS IS FASHISTAT SI NAZISTAT ..GJITHMONE KISHIN TE DREJTE … VRISNIN KOT KATNARET E ENVERIT …PER TI ZENE VENDIN E PUNES …. KESHTU ENVERI MEHMETI VENDOSNIN FAMILJEN E TYRE … PUNE ZGJEBSASH …VETEM NE VENDE BOLSHEVIKE U BENIN KIRME FALAS …PA DREJTESI PA LIBERTE …. PA GJUKATE PE TU MBROJTUR NGA TRILLIMET E KOMUNISTEVE ..MERCI …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje