Aurenc Bebja/ Media franceze “Regards” ka botuar, me 6 dhjetor 1946, një shkrim të veçantë, në faqen n°2, në lidhje me dështimin e udhëzimeve sekrete të misionarit amerikan Harry Fultz dhe dënimin me vdekje të pesë shqiptarëve.
Shqipëri – Bashkëpunim amerikan për rilindjen e vendit… ?
Gjykata ushtarake shqiptare sapo ka dhënë vendimin e padisë kundër një grupi inxhinierësh dhe gjeometërve të akuzuar për sabotim në punët përmirësuese të kënetave të Maliqit. Pesë të pandehur, përfshirë një grua, u dënuan me vdekje.
Ky grup ishte në kontakt dhe merrte udhëzime dhe fonde të nevojshme nga një mision i huaj në Shqipëri.
Pas deklaratës së të akuzuarit, inxh. Vasil Mano, grupi i sabotuesve ishte në marrëdhënie të ngushta me Harry Fultz, anëtar i misionit amerikan në Tiranë.
Harry Fultz arriti në Shqipëri në 1923-24 si drejtor i “Albanian Vocational School”.
Ai u largua nga Shqipëria në 1932-33, me nacionalizimin e shkollave shqiptare dhe u kthye pas çlirimit, por këtë herë si anëtar i misionit amerikan në Tiranë.
Grupi i sabotuesve është i përbërë nga ish-studentët (nxënësit) e zotit Fultz.
I akuzuari detajoi planin e zhvilluar nga grupi i tij për të sabotuar planin e rindërtimit në sektorët dhe me çdo mjet.
Gruaja e të akuzuarit i kalonte raportet H. Fultz mbi aktivitetet kriminale.
I akuzuari, inxh. Vasil Mano, pranoi se, pas një letre për inxh. Avdul Sharrën (një prej të pandehurve kryesorë), H. Fultz kishte dhënë këto udhëzime :
“Kushtojini vëmendje udhëzimeve që u jepni punonjësve, në mënyrë që punët në zhvillim të ngadalësohen dhe të mos përfundojnë para fillimit të dimrit, sepse deri atëherë, do të kenë zbarkuar në bregdet anglo-amerikanët.”
MIRja ka ber plerave se ishin sabotator antishqiptar , familjar te kolaboracionisteve qe iken me ushtrin gjermane , kur i kan vrar e kan merituar nuk i vriste njeri pa ber tradhti apo sabotim fill mas lufte.
Jepjani ta lexoje dhe kaloçit te televizionit shqiptaro-ballist , se mbase zbulon ndonje gje te re…
Komunistet thoshin dhe thone gjithmone TE VERTETEN!
Thoshin se Fulci ishte agjent dhe bashkepunetoret e tij ishin spiune. Sot e gjithe diten keto te verteta vazhdojne te vertetohen katerciperisht.
PUNE KOMUNISTEHS IS FASHISTAT SI NAZISTAT ..GJITHMONE KISHIN TE DREJTE … VRISNIN KOT KATNARET E ENVERIT …PER TI ZENE VENDIN E PUNES …. KESHTU ENVERI MEHMETI VENDOSNIN FAMILJEN E TYRE … PUNE ZGJEBSASH …VETEM NE VENDE BOLSHEVIKE U BENIN KIRME FALAS …PA DREJTESI PA LIBERTE …. PA GJUKATE PE TU MBROJTUR NGA TRILLIMET E KOMUNISTEVE ..MERCI …