Dy kushtet e opozitës për t’u kthyer në Kuvend dhe (një kusht edhe për Bashën nga aleatët)

4 Dhjetor 2018, 18:11Politika TEMA

Teksa mazhoranca beson se opozita do të rikthehet në parlament për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përfaqësues të opozitës së bashkuar kërcënojnë me djegie të mandateve.

Edhe Parlamenti Europian kërkoi në miratimin e rezolutës për Shqipërinë që dialogu të zhvillohet brenda institucioneve.

Por aleati i demokratëve, kreu i  Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, teksa thotë se për këtë çështje është diskutuar edhe me kryetarin e demokratëve Basha, e quan të pavend kërkesën e Brukselit që opozita të zërë vendet e lëna bosh në parlament.

Ia vlen edhe djegia e mandateve për hir të kësaj gjëje, një pjesë e politikës ia vlen të vetësakrifikohet që t’i kujtojmë Europës se këtu po ndodh diçka thellësisht e keqe. 

Ne nuk kthehemi në parlament. Kemi shumë respekt për Brukselin, por për këtë thirrje patetike…

Ne gjykojmë që vendosmëria jonë do t’ia dalë t’ia bëjë të qartë edhe Brukselit se kush janë problemet reale të Shqipërisë se shpesh herë nuk e kuptojnë”, tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, për Klan.

Vetëm pas plotësimit të dy kushteve thotë Shehi, Brukseli do ta shohë opozitën në institucione.

Duam ligj për Vettingun në politikë dhe dekriminalizimin e zgjedhjeve që po vijnë. 

Kjo do ta bëjë të mundur rikthimin e opozitës në Kuvend. Nëse këtu nuk ka ndryshuar asgjë, as ndryshimi jonë nuk ka pse të ndryshojë.

Aleatët në opozitë mbajnë të njëjtin pozicion në raport me mazhorancën, por kur flitet për reformën zgjedhore, të vegjlit janë në llogore të ndryshme me Partinë Demokratike.

Me një reformë zgjedhore ende të papërfunduar dhe kur na ndajnë afro 6 muaj nga zgjedhjet vendore, Shehi i kujton kreut të demokratëve kërkesat për ndryshim të sistemit elektoral.

Pavarësisht se PD nuk ka ndonjë entuziasëm të madh për ndryshimin e sistemit, e ka filluar me numërim elektronik, gjëra shumë të rëndësishme, por ne aleatët kemi pretenduar se Shqipërisë i duhet një sistem i ri zgjedhor…

O lista të hapura, o zona të korrektuara maxhoritar me proporcional. 

Shqipëria ka nevojë për një sistem proporcional kombëtar.

Shehi përjashton çdo mundësi bojkoti të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit nga opozita, ndërsa thotë se nuk ka ende një vendim nga ana e opozitës për të dalë me kandidatë të përbashkët.

9 komente në “Dy kushtet e opozitës për t’u kthyer në Kuvend dhe (një kusht edhe për Bashën nga aleatët)”

  1. ben says:

    Doni ligjin e vetingut ne politike, pra juve qe jeni sot ne politike doni qe te beni vleresimin e figurave tuaja. Kesaj i thone qe ti varim melcite ujkut ne qafe. Imagjinoni nje veting per politikanet, me gjygjtare te korruptuar, pasi vetingu ne drejtesi nuk ka perfunduar. Edhe sikur ndonje politikan te shkoje per procedim penal, keto qe akoma jane neper gjykata do ti nxjerrin te pafajshem. Korbi korbit nuk ja nxjerr syte thote nje fjale e vjeter.

  2. Niku says:

    Vetingun e ben drejtesia per te gjithe! Pse tjeter veting per bashibozuket e politikes? Ata duan ligj qe mos denohen.

  3. Meti says:

    Sa here del ky Dashi ne televizor me ngjethet mishi se vinte na vidhte ne dhomat e godines 15 te qytetit studenti. Nejse, atehere ashtu ishte sistemi
    Tani ja vlen per kryetar bashkije se vertet nuk eshte i zgjuar, por si te gjithe Tironsit bio eshte babaxhan, pi raki 14 gradshe me speca me gjize dhe hudhra por pleqte qemoti thonin se nga bekrinjte nuk te vjen e keqja. Duhet te ruhesh nga urupet. Une per Dashin do votoj.

  4. Ne says:

    Amon se sdo hame darke po su kthyhet ne parlament.
    Juve u duhet bere sic benin vikins me kundershtaret e ture.I ripnin,u hiqnin syte,u prisnin veshet dhe i hidhnin ne nje grope me gjarperinj…kuptohet qe rjepja ishte profesionale.
    O kurve Shehi!
    Je katandisur si esat pashe toptani mor legen.Ai kerkonte mbrojtje per bythen e tij nga “europianet”.
    Kam pasur respekt por je bere kokra e legenit.

  5. rrema says:

    Mos ja veni re DATH THEIT se o tap, mjer Tirona qe perfaqesohet nga ky gagac.

  6. sokrat says:

    Keta te 3 ne foto jane shume here me te mencur se Basha te cilit i ka rene llotaria per te drejtuar te sakatosuren PD. Merreni futeni ne Parlament, se nuk ka perse kerkon te vere perseri kushte. Kushtet ja ka vene atij populli shqiptar, qe te rrije ne opozite. Te vere bythet mire ne karrigen e opozitarit dhe ti lere makinacionet tip Unaza e Re, per te ardhur ne pushtet pa vote!

  7. Cimka says:

    Ike ne tina o Dash, ike per lesh!

  8. Tomori SHBA says:

    Zoti Ruci, opozitareve te sotem, preu rogen se kan pes muaj qe sven ne parlament, mbase skan nevoj se marin nga 2.3 milion ne muaj megjith benefitet. Rezik, sa dalin nga kombinati, marin djeta, ndersa shum qytetar vuajn per buken e gojes., ka qe smarin ilacet,
    As u shkon fare ndermend , qe qytetaret i kan votuar te shkojn ne parlament, te diskutojn, debatojn e miratojn ligje, sa me te mira per sot e per neser, por rin rugeve e kafeneve. Ne parlament esht vendi per te diskutuar.
    Tani qe, po miratohen organet kushtetuse, ashtu sic po veprohet me vetingun e prokroreve, gjukstesve, te veprohet edhe per politikanet , te majt e te djatht, kush ka vjedhur,apo sploteson kushtet, jo etm te qerohet nga politika, por ti sekuestrohet pasuria dhe te ndiqet penalisht.

  9. @autori says:

    Kete vend e shpeton vetem protektorati nderkombetar me Guvernator te Huaj.
    Cdo perpjekje per zgjidhje me forcat tona, do zgjase pafundesisht vjedhjen dhe agonine e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje