OBSH ngre një komision për eksperimentin kinez të modifikimit gjenetik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Teknikat e modifikimit gjenetik, siç është metoda Crispr, të cilën një studiues kinez e përdori te dy bebe vajza, “mund të ketë pasoja të padëshiruara” dhe “nuk duhet të përdoret pa udhëzime të qarta”. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, thotë se organizata po krijon një panel ekspertësh për ta trajtuar këtë çështje.

“Kemi hyrë në ujëra të panjohura dhe për këtë po mbledhim një grup ekspertësh. Ne do të punojmë me shtetet anëtare për të bërë gjithçka që është e nevojshme për t’u përballur me të gjitha aspektet, etikën, sigurinë shoqërore, para se të bëhet çdo manipulim”, thotë Ghebreyesus.

Reagimi i OBSH-së vjen pak ditë pasi studiuesi kinez He Jiankui, njoftoi se kishte modifikuar gjenetikisht dy embrione, të cilat më pas u shndëruan në dy bebe vajza. Qëllimi i këtij eksperimenti ishte “shuarja” e gjenit që lejon hyrjen e virusit HIV në qeliza.

Ky eksperiment ngjalli indinjatë në botën shkencore duke filluar nga ajo kineze. “Këtu po flasim për qenie njerëzore. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe grupi i punës do të trajtojë problemin në mënyrë të hapur dhe me transparencë. Ata do të fillojnë nga e para dhe do të kontrollojnë gjithçka”, thotë drejtori i OBSH-së. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *