Vodafone Albania prezanton eksperiencën e parë të rrjetit Gigabit në Shqipëri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Vodafone shënoi sot një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencën e rrjetit Gigabit, rrjeti më i shpejtë i përjetuar deri më sot në tregun tonë. Gjatë eventit të organizuar sot në zyrat qendrore të Vodafone Albania, falë rrjetit Gigabit u realizua në kohë reale një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit, një prej projekteve infrastrukturore në ndërtim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri u ftua të ishte i pari për të provuar eksperiencën e rrjetit ultra të shpejtë Gigabit. Direkt nga zyrat e Vodafone, pa nevojën për të udhëtuar drejt kantierit të ngritur në zonën e Klosit, Ministri Gjiknuri pati mundësinë të monitorojë në kohë reale ecurinë e punimeve në rrugën e Arbrit, nëpërmjet një lidhjeje direkte nga kamera e dronit në syzet VR. Transmetimi live i videos në cilësinë maksimale 4K u mundësua nga kapaciteti i rrjetit Vodafone Gigabit, i aftë për të transmetuar të dhëna në milisekonda, pa vonesa pavarësisht distancave të largëta.

“Ky është një hap përpara për industrinë. Kjo përvojë mund të dëshmojë që koncesionet e rrugëve po punojnë. Ne si qeveri jemi plotësisht të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë Shqipërinë në rrugën e re të rrjetit 5G, duke bërë që të gjitha përfitimet e biznesit dhe të individit të kenë qasje në risitë teknologjike “, tha z. Gjiknuri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris tha:

“Vodafone ofron kapacitetin, rrjetin global, ekspertizën, inovacionin dhe zgjidhjet e ndërlidhura për të përshpejtuar dhe mundësuar evolucionin digjital. Vodafone po krijon shoqërinë e Gigabit në të gjitha tregjet ku operon, dhe Shqipëria është në të njëjtën udhë të investimeve dhe zhvillimit teknologjik së bashku me tregjet e tjera të mëdha evropiane si Gjermania, Italia, Spanja etj. Rrjeti Gigabit, do të revolucionarizojë tregun, përvojën e biznesit dhe klientit. Ne e quajmë këtë revolucionin e ri industrial, ku fuqizimi ekonomik nëpërmjet risive teknologjike do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si jetojmë”.

Industritë si shëndetësia, arsimi, logjistika, bujqësia, transporti, energjia dhe shumë të tjerë do të ndryshojnë tërësisht falë këtij revolucioni digjital. Teknologjia në një shoqëri Gigabit do të mundësojë automatizimin më të madh të shërbimeve, inteligjencën artificiale (AI), Internetin e Gjërave (IoT) dhe Vodafone së bashku me qeverinë do të punojnë për t’i sjellë këto përfitime edhe në Shqipëri.

Vodafone po transformohet në një kompani Gigabit, për të udhëhequr këtë revolucion. Deri në vitin 2023, Vodafone Albania do të jetë një lider digjital, duke ofruar zgjidhje teknologjike dhe inovacion të vazhdueshëm në vendin tonë.

Vodafone Albania është e pranishme në tregun shqiptar që nga viti 2001, dhe deri më sot ka investuar mbi 1.4 miliard € në vend. Si një prej kompanive më të përgjegjshme, Vodafone Albania i dedikon fonde të konsiderueshme projekteve sociale si edhe është një prej punëmarrësve më të spikatur në treg për politikat e zhvillimit dhe rekrutimit të të rinjve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
        
        Loading...
        

2 komente në “Vodafone Albania prezanton eksperiencën e parë të rrjetit Gigabit në Shqipëri”

  1. super duper says:

    o pikaaaaaaa, ne kompanine ku kam punuar ne kanada, zyra qendrore kishte kete sherbim me zyrat satelite qe ne 2004. Kompania ishte biznes i vogel me stadartet atje. Mbledhjet e stafit menaxherial te mesem e te larte kur beheshin bashke perdorin kete sistem dhe ne pa u takuar benim nje mbledhje me ze e FIGURE me 30 veta ne 7-8 pika te ndryshme te kanadase njekohesisht. Secili nga zyra e vet hapte sistemin dhe shikoheshim e degjheshim ne ekrane nga distanca. Dhe te shikosh ofertat e vodafonit ne shqiperi kundrejt cmimit eshte vjdhje e hapur. Pse ju kushton kaq shume ne shqiperi ketyre xhanem ketu puntori 300 e ka rrogen. Ne kanada 2000 dollare. Nuk e kuptoj kur do vi koha qe shqiptareve nuk do ju pelqeje me dhunimi.

  2. rexha 10 says:

    E BETE SHUME MIRE. JU NUKE E DINI SE SA U GEZUE GJYSHI ,KUR JU TE VODAFONIT I DHURUAT 4GHIGA . SA KAME HYRE NE SHTEPI ,ME THA .
    I SHKO E MERE GJELIN E DETIT PA LEKE SE E PAGUAN VODAFONI .SE ME ERDHI MESAZHI NGA VODAFONI. .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *