106-vjetori i FA, OFFA koncert në sheshin “Skënderbej”, Xhaçka: Ushtarakët, model i mrekullueshëm për t’u ndjekur

5 Dhjetor 2018, 13:22Kulturë TEMA
106-vjetori i FA, OFFA koncert në sheshin “Skënderbej”,

Me rastin e 106-vjetorit të krijimit të Ushtrikë Kombëtare, Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli një atmosferë ndryshe në sheshin “Skënderbej”, të zbukuruar nga bashkia e Tiranës për festat e fundvitit.

Orkestra Frymore e FA luajti marshe ushtarake, por edhe pjesë festive për të pranishmit, mes të cilëve ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku dhe mjaft qytetarë të kryeqytetit.

Ministrja Xhaçka përgëzoi zotin Veliaj për punën e tij në krye të bashkisë së kryeqytetit dhe vlerësoi kontributin dhe përkushtimin mbi njëshekullor të FA, si një shembull që duhet ndjekur. “Si qytetare e Tiranës dua të të falenderoj nga zemra për gjithë punën e jashtëzakonshme, për sakrificën, për përkushtimin, për vizionin dhe filozofinë tënde të drejtimit që jam e bindur do të sjellin një qytet shumë më të mirë për të jetuar për secilin prej nesh që ka vendosur të jetojë këtu edhe të rrisë këtu fëmijët e vet. Dua të falenderoj ty edhe ekipin e talentuar të bashkisë që na jeni bashkuar sot këtu që jeni bërë bashkë me ne për të festuar 106 – vjetorin e krijimit të FA. 

Kjo është një ditëlindje shumë e rëndësishme për Forcat tona të Armatosura, besoj se është një ditëlindje e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sepse FA-të u përkasin të gjithëve edhe modeli i tyre, është një model i mrekullueshëm për t’u ndjekur nga të gjithë”– u shpreh ministra Xhaçka.

Nga ana e tij zoti Veliaj shprehu mirënjohjen për shërbimin që ushtarakët shqiptarë kanë dhënë në këto 106 vite, duke i cilësuar njerëzit në uniformë si një model që duhet ndjekur sa i përket respektit ndaj shtetit dhe ligjit. “Të shikosh flamurin tonë, të shikosh dinjitetin, respektin, disiplinën, aftësitë e Forcave tona në Irak, në Afganistan apo në vende të tjera, është një krenari e jashtëzakonshme, se ti asnjëherë nuk mendon që do vijë dita që do shikosh brenda jetës tënde si i rritur sesi vendi yt, nga një vend inferior është sot një vend që eksporton paqe dhe përfaqëson këtë civilizim dhe këtë qytetari shqiptare, meritë e ushtarakëve tanë. Sot ka ardhur koha që të gjithë të mësojmë nga ushtarakët. Respekti ndaj shtetit, respekti ndaj uniformës, respekti ndaj flamurit ishte i njëjtë sepse një ushtarak e trajton punën e vetë si një mision për uniformën, për flamurin, për stemën dhe për dinjitetin e shtetit tonë. Sot kemi respekt për të 106 vitet shërbim me dinjitet kombit tonë, pavarësisht kush është pushteti, Shqipërisë i shërbehet shtetit.”– tha kryetari i bashkisë.

Koncerti i Orkestrës Frymore të Forcave të Armatosura në sheshin “Skënderbej” ishte aktiviteti përmbyllës për festimet e 106-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Kombëtare, të cilat nisën me nisjen e kontingjentit të radhës për në Afganistan dhe vijuan më pas me ekspozita fotografike dhe dokumentare të historisë së Forcave tona të Armatosura.

Gjithashtu, me rastin e këtij përvjetori, në garnizonin “Skënderbej” u zhvilluan disa aktivitetet sportive në disiplina të ndryshme, ku u dhanë edhe medalje për fituesit.

5 komente në “106-vjetori i FA, OFFA koncert në sheshin “Skënderbej”, Xhaçka: Ushtarakët, model i mrekullueshëm për t’u ndjekur”

  1. Travell says:

    Ushtria juaj eshte modeli me i turpshem qe ka patur bota ndonjehere!
    Keta qe jane veshur sot me uniforme e shohin te ardhmen e tyre tek ne ish ushtaraket e mjere qe na keni dhene pension vetem sa per buke thate!
    Kjo eshte lufte klasash njelloj si ajo e kohes se socializmit:Trajtohemi si armiq!
    Mos mashtroni se jeni nje sistem i drejte dhe i lire pluralist,por FASHIST!
    Asnje nga ligjet e miratuara nga te gjitha qeverite e maxhorancat fashiste te pas 90-tes nuk jane zbatuar!
    Ky eshte krimi me i madh qe keni bere ndaj ushtarakeve!
    Dhe sot mos i mashtroni keta te mjere se do t’i hidhni ne rruge njelloj si ne me gjoja reformen!

    1. vaso says:

      Degjo Travell. Ju i late repartet ne dore te rrugaceve ne 1997,ne kundershtim te plote me rregulloren ushtarake.
      -Nuk ishte armiku,por Zani qe e ka shtepine te peshku me nje grup shokesh.
      -Harram buka qe keni ngrene qe 14 vjec ne shkollen ‘Skenderbej’.Edhe ate buke thate qe hani sot teper e keni.

  2. Fanfara tralala says:

    Cjane ato uniforma mo?
    Si artista cirku ose Si Concierge Hotels ne Indi duken

  3. Elton says:

    Perse nuk thuhet e verteta qe ne dokumentat e bashkise nuk quhet me sheshi Skenderbej por oborri i xhamise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje