Arroganca e tepruar me studentët

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ardit Rada

Tashmë që të gjithë palët e thanë fjalën, protesta e studentëve është më e qartë dhe e drejta qëndron në krahun e tyre.

Pas disa orësh para Ministrisë përgjegjëse për edukimin, opozita nxitoi sikurse pritej që t’i ndërhynte kauzës për të shprehur mbështetjen. Është e pamundur që ku ka grurë me shumicë të mos ndalen laraskat dhe pasi të hanë, të lëshojnë glasat e të ikin të gjejnë një fushë tjetër për t’u ushqyer. Dhe këtë panoramë e kemi parë që nga Lëvizja Studentore `90 e deri tek ‘Armët Kimike’ ku politikës i vunë drunë.

Megjithatë më dëshpëruese sesa mbeshtetja me dhunë që i bën opozita studentëve, është arroganca me të cilën ata përballen. Arrogancë kjo që shoqërohet qëllimisht me banalitet për t’ia ulur rëndësinë kërkesave ekonomike të mijëra të rinjve. Kryeministri gjatë gjithë ditës u distancua nga tarifimi që kundërshtojnë protestuesit duke ia kaluar ‘topin’ universiteteve. Madje ngriti edhe pikëpyetje të nënkuptueshme se përse pas katër vitesh u kujtuan studentët për tarifat.

Ai shkon më tej duke e përkufizuar qëllimisht sikur bëhet fjalë për disa ngelës nëpër provime. Duke ecur në këtë logjikë, dhe nga pasqyrimi filmik i protestës, qytetarët kuptojnë dy gjëra: Ose Tirana paska kaq shumë ngelës. Ose pak ngelës u kanë marrë mendjen mijëra shokëve kalues.

Tani të kthehemi te kërkesat reale. Pavarëssht mbrojtjes që i bën Rama VKM-së apo autonomisë universitare, asnjë fjalë nuk është artikuluar qoftë për tarifimin vjetor, qoftë për kushtet më të mira në konvikte. Për të parën, ata studentë që folën sot në protestë kanë vite që qëllojnë me vezë e me salcë mbi Ramën vetë dhe mbi ministren e Arsimit. Për kushtet në konvikte, studentët nuk kanë marrë ende përgjigje që kur u takuan para 28 vitesh me Ramiz Alinë. Veçse kanë parë nga viti në vit se si konviktet o bëhen pallate, o u jepen privatëve.

Para studentëve dhe gjatë Astirit, më 26 nëntor të këtij viti, dhjetëra minatorë protestonin përpara Kryeministrisë. Disa prej tyre fjetën në rrugë në mes të shiut disa netë me radhë derisa syresh u është shpifur pneumonia dhe kanë ikur në heshtje. Asnjë fjalë për ata të moshuar që rrinin në shi. Asnjë lajm, asnjë takim me ta. Pavarësisht se ‘Statusi i Minatori’ po mbahet peng prej të gjitha qeverive sikur të ishte Kutia e Pandorës që duhet mbajtur mbyllur me çdo kusht. Problemi real që kanë qeveritë shqiptare me qytetarët është mungesa e përballjes për çështje të drejta.

Dhe ja ku jemi sot, në 28 vjetorin e Lëvizjes Studentore. E gjithë energjia e pushtetit shkon për të sqaruar zaptuesit tek “Unaza”, duke shpresuar që edhe tek studentët të shkojnë Klevisi si i shkolluar, Grida si pedagoge dhe fëmijët e LSI-së.

Pastaj aty fundi dihet…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Arroganca e tepruar me studentët”

  1. deda says:

    mësoni idiotë dhe mos harxhoni lekët e prinderve për disko

  2. Zigur Qarri says:

    Shpenzimet për arsimin; Shqiptarëve iu rëndon më shumë shkollimi.Vendimi i qeverisë që detyron studentët të paguajnë tarifë shtesë
    për provimet e mbartura është pritur me protesta nga studentët e Universiteteve publike. Por shkaqet e rikthimit të studentëve në
    rrugë mund të kenë arsye me të thella se kaq.Të dhënat zyrtare nga instituti I statistikave tregojnë se në dy vitet e fundit, barra e
    shpenzimeve që arsimi ngarkon në buxhetin e familjeve shqiptare është rënduar me dy herë. Sipas INSTAT, nëse në vitin 2015,
    shpenzimet për arsim merrnin mesatarisht 2.1 për qind të buxhetit familjar, vitin e kaluar pesha e buxhetit që familjet shpenzojnë
    për shkollimin e fëmijëve kërceu në 3.9 për qind.Kjo e bën Shqipërinë një nga vendet, ku familjet sakrifikojnë më shumë financiarisht
    për të shkolluar fëmijët e tyre. Në bashkimin europian, shpenzimet për arsim zënë vetëm 1.1 për qind të buxhetit familjar, pra gati
    4 herë më pak se sa ajo që shpenzojnë familjet shqiptare.Por pse arsimi është kaq i shtrenjtë për familjet në Shqipëri? Shkaku kryesor
    duket I lidhur me shpenzimet publike? Prej vitesh, buxheti që qeveria shqiptare shpenzon për arsimin ka ngrirë rreth 3 për qind e
    prodhimit kombëtar. Në bashkimin europian shifra mesatare e shpenzimeve publike për arsimin është sa 4.9 për qind e prodhimit
    kombëtar, ndërsa në vende të caktuara ajo arrin edhe në 7 për qind.Meqenëse qeveria shqiptare jep më pak për arsimin nga buxheti
    i shtetit, kjo I detyron familjet që ta përballojnë nga xhepi i tyre koston. Prej vitesh, thuajse të gjitha qeveritë në Shqipëri kanë premtuar
    rritjen e buxhetit për arsimin, por të gjitha kanë dështuar duke lënë pas të njëtën situatë, arsim të financuarin dhe me cilësi të dobët,
    një cikël negativ që duket se ushqen veten.

  3. Xha Teme says:

    Ardit Topja mos dil ne mbrojtje te disa birbollaneve qe kerkojne makiato, sex, hashash dhe iPhone 1500 dollare nga parate e prinderve dhe buxheti i Shtetit. Ne cdo vend te botes mbetesi perballet me tarifa me te larta heres tjeter derisa edhe perjashtohet nga Fakulteti kur ska marre nje numer te caktuar kreditesh brenda nje kohe te caktuar. Ku eshte pare qe keta studente shkojne ne vitin e fundit dhe skane marre Matematiken e vitit te pare dhe Fakulteti duhet ti prese perjetesisht. Jo more jo. Keta mytybere ose duhet te studjojne dhe te mbarojne shkollen ose duhet ti bjene kazmes dhe lopates. Asnje tolerim per ta. Ne te kundert nxenesit e mire qe studjojne duhen lehtesuar nga tarifat.

  4. Gonja says:

    Ketheni sistemin e provimeve nje ne sezon dhe mbetesave nje provim ne vjeshte. Keto pa pagese veçse ngelesat ne vjeshte “marin valixhen”. Si po behet tani eshte tallje b…….te disa paraziteve qe duan te rine kafeve te Tiranes me banim te siguruar ne konvikte
    Kjo te kujton historine e studentit tek Shvejku te cilit i kishte lene gjyshi me testament nje shume te madhe te hollash per deri sa te vazhdonte studimet dhe ai, i padispozuar per te perfunduar shkollen, pyetjeve te ne çdo provim i pergjigjej ne forme steriotipe: ” me ruani b….”

  5. h says:

    Duhen mbyllur ato kjoska iluzionesh te kota per rinine dembele shqiptare,
    dhe te shkojne te mesojne zanate per te cilat ka nevoje shoqeria.
    I vodhen ne kembim te asgjeje dhe keta koqe akoma kerkojne te vidhen.
    Kur degjoj ne shqiperi qe “kam 3 universitete or tajj” mendoj se e paska rrujt mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *