Arsimi falas? Jo!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilirjan Blloshmi

Sot studentët protestuan për arsimin falas.

Kjo është një metodë komuniste, pasi në çdo vënd demokratik arsimi paguhet.

Kush thotë se ka bërë shkollën falas, gënjen.

A kanë të drejtë studentët të protestojnë? Absultisht po dhe po. Por jo për arsimin falas.

Secili prej nesh arsimohet në mënyrë individuale. Kur marrim diplomën është me emrin tonë, askush perveçse nesh nuk e përdor këtë diplomë.

Protesta e sotme kërkonte pak a shumë që: Shqiptarët, dhe ata që nuk shkojnë në shkollë, dhe ata që ikin në emigrim, të paguajnë për shkollimin e disa parazitëve që e duan çdo gjë falas.

Pra, me fjalë të tjera im atë duhet të paguajë takse shtesë, që një vlonjat të arsimohet.

Po pse duhet të ndodhë kjo!? Sepse e kërkojnë disa veta që nuk e kanë bërë bismilah punën.

Ministria e Arsimit duhet të ndjekë një politikë makro për të zgjedhur problemin.

Kurrësesi të pranojë që të universitetet të jenë falas. Një zgjidhje është pagimi i tarifës me këste.

Pra, nëse nuk ke fuqi ti pagush njëherësh, paguaj çdo muaj nga pak.

Një tjetër zgjidhje është: Ministria e Arsimit i shpërndane një fond çdo universiteti, më pas universiteti i shpërndane këto para në formë kredie, por pa interes për studentët.

E studentët kanë të drejtë ta shlyejnë gjatë kohës që janë në fakultet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Arsimi falas? Jo!”

  1. gloria says:

    KETU MBLIDHEN TE GJITH NGELSAT, JANE TE GJITH ME TELEFONA TE SHTRENJTE DHE RINE NAT E DITE TE BLLOKU.KETA DUAN UNIVERSITETET E SALIUT QE KALONIN TE GJITHE SI AI QE RRINTE DUKE MESUAR DHE AI QE NUK KAPTE LIBRA ME DORE.

  2. Vladimir says:

    Shteti financon nga taksat tona universitetet. Keto ne autonomi, me kolegjalitet e transparence financojne ciklin e shpenzimeve te domosdoshme si dhe studentet. Per studentet (ta quajme ngelesa) ose qe jane ne pamundesi te paguajne, te nxiten te favorizohen te marrin kredi me interes 0 nga bankat, universitetet te marrin persiper vetem pjesen e interesit bankar. Kur dalin ne pune, keta e shlyejne kredine gradualisht. Keshtu ne fund te studimeve marrin edhe nje “diplome te dyte”.
    Kjo eshte skeme qe funksionon ne vende te tjera.

  3. butrinti says:

    A E DINE KETA STUDENTET TANE SE NE TE GJITHE BOTEN STUDENTET PUNOJNE DHE PAGUAJN SHKOLLEN DHE PRANDAJ NE VEND QE TA MBAROJNE NE KOHE E MBAROJNE ME DY E ME TEPERVITE VONES . PERSA I PERKET KREDITEVE STUDIMORE , ATO I MARRIN STUDENTET ME MESATARE TE LARTE .

  4. justice says:

    Ca ke me detin ti o surrat-vaske?

  5. Andreas says:

    Arsimi eshte nje e drejte dhe duhet te jete falas o Blloshmi katunari… Greqia Finlanda e shume vende sociale e kane arsimin falas duke filluar qe nga librat. Por produkti qw ofrojne shkollat shqiptare eshte i skaduar.

  6. ME EMER says:

    .. edhe ne vendet super borgjeze , arsimi eshte falas , por diplloma nuk eshte falas ..! ajo merret dhe duhet te meret me dije , me zotesi ..!.. nga B.E. -ja..!

  7. ME EMER says:

    .. tjeter eshte arsimi , tjeter ushqimi apo strehimi ..! ne vendet super borgjeze , ushqimi eshte falas per studente me te ardhura te pakta ekonomike , gjithashtu dhe strehimi po per keto kategori , por me kusht qe te kene rezultate qe konsiderohen te kalueshme ..! ..nuk e di se c`ndodh ne Shqiperi per 80% e familjeve me ekonomi “sketere ” dhe eshte krim per to nese kerkohen shpenzime per te studjuar femijet ..!

  8. Toni says:

    Kjo pyetje i drejtohet studentave.

    Sa nga ju, kur mbarojn klasat shkojne drejt e ne ndonje pune part time?
    Ne Itali, France e Amerike, jo te gjithe studentat kuptohet, pjesa me e madhe ne 2:30 shkon ne pune deri ne 5:40, 6:30. Mbas pube shtepi, lexim e detyra.
    Ne Itali paguhet 800-1000€ viti shkollor. Keta pagesa bejne te mundur morembajtjen e shkollave.
    Studentet tane as e rruajne fare, duan klasa falas dhe kafenet plot. Nje parazitllik qe prej kohesh ne e quajme si te mire sociale qe kemi ne.
    Jo mer jo!! 200 mij lek ne vit jane pak. 300 mij do e beja une.

  9. Ada says:

    Po Gjermania qe e ka falas ja fut kot ? Po vende te tjera Europiane si Hollanda qe nuk kane asnje universitet privat vertet kane tarifa shkollimi por cdo student merr para nga shteti si mbeshtetje financiare gjate studimeve dhe ka lehtesira te tjera si udhetimi falas neper trena.
    Ne keto vende nuk ka ftohte studenti gjate leksionit dhe gjithashtu ka laboratore e kerkim shkencor te financuar nga shteti.
    Nga dikush qe ka provuar universitetet e vendeve te siperpermenduara dhe ato te Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *