Dëshmi nga e shkuara gjakatare: Viti i Ri po vjen, ta përmbysim “Bishën Komuniste”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një trakt i hedhur në Shkodër, në dhjetor të vitit 1948, dëshmon se qyteti që nuk pranoi kurrë t’i përulej regjimit komunist, po rezistonte edhe pas 4 viteve të mbushura me ngjarje të përgjakshme, pushkatime e tortura të panumërta.

Përgjatë gjithë vitit 1948, ishin shënuar në qytet, shumë raste të grupeve të të rinjve që kundërshtonin hapur regjimin e Enver Hoxhës, përmes parullave nëpër muret e shkollave, trakteve të shpërndara kudo nëpër qytet, etj.

Strukturat e Partisë Komuniste ishin gjithnjë në alarm, ndërsa Sigurimi i Shtetit gjithnjë në aksion për t’i zbuluar këto grupe e për t’i goditur.

Por, të rinjtë shkodranë nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin. Ata bënin thirrje për ta rrëzuar regjimin gjakatar të Enver Hoxhës e për t’i dhënë fund bishës komuniste.

Trakti ishte zbuluar nga strukturat e Partisë në Shkodër dhe gjendet bashkë me një grup shkresash, ku flitet për trazirat antikomuniste në këtë qytet gjatë vitit 1948, në një prej dosjeve të fondit 14 në AQSH.

Kujto.al – Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit, e sjell si më poshtë tekstin e këtij trakti:

Origjinali

V.T SH.SH.

Vllazën Shqiptarë

Bish Komuniste po zapton Botën prandaj bashkohuni por ta përmbysun këtë.

Viti i Ri i ardhshëm le të na gjejë me fitore të reja.

Poshtë Bisha Komuniste!

Area degli allegati.(kujto.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Dëshmi nga e shkuara gjakatare: Viti i Ri po vjen, ta përmbysim “Bishën Komuniste””

  1. theatrical says:

    nqs do coheshin te gjithe,njeri gozhdes e tjetri patkoit,ca nga Shkodra e ca nga Korça,ca nga Durresi e ca nga Kukesi,ca nga Mirdita e ca nga Skrapari,nga Himara e Kavaja,ca donin Serbin,ca donin grekun,ca donin kishen e ca xhamine,ca donin Italine e te tjere anarkine..keshtu Shqiperia do ishte ndare ne 20 mini-shtete por Enver Hoxha e mori situaten ne dore..

    1. ay qy says:

      Hahahaha HALABAKET dhe kolaboraionistet e Shkodres i hengren palloshin “Bishes”! Bisha ishte populli shqiptar, qe shpresojme sa me shpejt te ri-behet BISHE dhe t’ja u tregoje vendin HALABAKEVE te sotem!

  2. Shkoder 2 prill 1991 says:

    I hengren topin

  3. Al paci says:

    Tani na e mbushe mendjen se shkodra ishte anti komuniste, kur dihet qe grupet e para komunistesh ishin nga shkodra e korca. Dhe sa komunista kishte shkodra gjat kohes se diktatures nuk kishte asnje rrethe tjeter. Ne cdo qytet te shqiprise ne fillime kishte antikomuniste qe flisnin hapur, se pastaj u organizua sigurim dhe te trithte po te hapje gojen.

  4. nje shqiptar says:

    Po mire o gazetar, a nuk mund te jesh pak fare me shume i logjikshem kur shkruan? Nuk e di moshen tende, a e ke jetuar kete moment per te cilin shkruan apo jo. Por qe te jesh sadopak me shume objektiv perpiqu qe te degjosh te dy palet, kur mes tyre ka nje mosmarreveshje apo grindje etj. Ata qe u ngriten kunder atij rregjimi, te pakten sic e pershkruan ti, a nuk kerkonin ti jepnin fund dikujt? Atehere kur ai dikushi nuk u mund por i mundi ata qe donin ti jepnin fund (ose vrau, persekutoi etj…) a nuk kishte te drejte qe te mbronte veten? Nuk jam duke e mbrojtur ate rregjim, jo. Por desha te them se me shume se ky kendveshtrim perpiqu ta shikosh si perpjekje te atyre te rinjve, apo ne grupimi te caktuar, qe nuk e donin ate rregjim dhe i shpallen lufte. Dhe ne lufte ka nje fitimtar. Ne fakt askush nuk fiton nga lufta dhe kjo ishte e keqja jone. Nejse, eshte mire qe si gazetar te mbash nje qendrim me gazetaresk dhe jo analist politik, apo akoma me keq partizan partiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *