Dokumentari për jetën e Lorikut, Rama përlot nënën e Canës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimit e dokumentarit të kushtuar një nga lojtarëve më të mëdhenj të futbollit shqiptar, Lorik Cana.

Rama nuk i kurseu elozhet për ish kapitenin e kombëtares shqiptare për të cilin tha se jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit.

Me fjalimin e tij, Rama përloti dhe të emën e Lorik Canës.

“Jeta e dytë e Lorikut do të jetë frymëzim për më të vegjlit. Për të qenë krenar për atë se kush janë dhe nga vijnë. Fondacioni do ta mëshirojë më së miri qasjen e Lorikut ndaj vetes, njerëzve dhe vendit. Loriku ka patur mundësi të luajë me kombëtaren e Francës, me të Zvicrës, mund të zgjidhte dhe një kombëtare nga Lindja e Mesme.

Por ai e kishte ëndërr të zgjidhte Shqipërinë. Kjo është më shumë se nga ana sportive. Jo rastësisht lidhet fanella kuqezi me interesin për historinë e shqiptarëve. Loriku i ka qejf librat, jo si Murati. Fondacioni do të jetë pikë bashkimi për të gjithë ata që kanë një ëndërr.Loriku do jetë një nga shembujt në sport që provojnë që një ëndërr që e shikon me sy hapur njeriu mund të arrij.

Loriku ka qenë i gatshëm të paguaj “çminim”. Nuk e ka lënë baba që të tërhiqet. Unë duhet ta mbyll duke i thënë babait të Lorikut që po mos ishte nëna nuk do ta kishe bërë dot Lorikun futbollist”, deklaroi Rama. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Dokumentari për jetën e Lorikut, Rama përlot nënën e Canës”

  1. ENDRI says:

    Ehh more KM legen e injorant, pervesrs dhe arrogant, i pacip e i pashpirt. Ke bo mbylljen me te peshtire ne ate fjalim prej injoranti.

  2. Labi Montreal says:

    Lol, edhe ketu foli?!
    Ky eshte…nuk e di…edhe ketu foli?!
    Po kur te behet synet djali i Erion Braces,do e mbash nje fjalim?
    Mire e kemi,kete meritojme.
    Kete tradite kemi . Enveri donte 100 kenge per veten dhe 2 per atdheun, ky ja kalon.

  3. Ed Karagjozi says:

    Ed Karagjozi. E pa besueshme se si mund te flas nje kryeminister ne kete menyre, me kete nivel. Gjuhe rrugaci dhe tmerresisht e pa pranueshme. Lorik Cana eshte krenaria jone dhe meriton respekt dhe mirnjohje per ate qe ka dhene ne fushen e blerte dhe per perfaqesimin me dinjitoz qe i ka ber kombit shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *