FOTOT/ Njihuni me hostelin “top choice” në kryeqytet dhe Erjonin, që do të lërë Tiranën për Afrikën: S’mund ta rris tim bir në këtë ajër

5 Dhjetor 2018, 10:52Turizëm TEMA
FOTOT/ Njihuni me hostelin “top choice” në kryeqytet dhe

Nga Sabina Veizaj

Trip’n hostel, është një hostel ndër më të frekuentuarit në Tiranë nga të huajt, i ngritur nga një i ri, që ka pak më shumë se 30 vjetë mbi supe.

Hera e parë që kishte dëgjuar për diçka të tillë ishte në një revistë portugeze në 2003, të cilën po e lexonte në tualet.

Në atë kohë kishte nisur një valë e re për hostelet në Portugali, që nuk ishte vetëm për akomodim, por edhe vende ku merreshe me dizajn.

“Më ngeli në mendje, sepse në atë kohë unë merresha shumë me dizajn”, tregon Erjoni, pronari i këtij hosteli, që është shumë i vlerësuar nga të huajt, ndërsa flet për gazetën Si, që ka bërë një reportazh të gjatë për nismën e tij.

Pasi studioi tregun, hapi Trip’n.

Hosteli është një strukturë akomodouese për shtegtarët, udhëtarët që udhëtimin e kanë mënyrë jetese.

Duke qenë se këta persona udhëtojnë shumë, kanë nevojë të bujtin në vende pa salltanete, që plotësojnë nevojat bazike dhe që kushtojnë shumë lirë.

Sipas standateve europiane një hostel i mirë duhet të ketë 40 shtretër.

Kaq ka vila e vjetër prej 7 dhomash në zonën e “Tiranës së Vjetër”, të cilën Erjoni prej 6 vitesh e ka pagëzuar Trip’n hostel dhe për të cilën paguan qira mujore.

Çmimi për shtrat varet nga sa shtretër ka një dhomë; ato variojnë nga 10-14 euro përfshirë mëngjesin. Vaktet e tjera bujtësit kanë mundësi ti hanë po në hostel nëse kanë dëshirë duke gatuar aty me shpenzimet e tyre.

Por sipas Erjonit, një hostel është vërtet i mirë kur ka kërkesa jashtë sezonit dhe në Trip’n hostel udhëtarët e botës qëndrojnë në çdo stinë, jo vetëm në verë.

Bujtësit e Trip’n hostel vijnë nga të gjitha anët e botës, por më të shumtët që Erjoni evidenton janë prej Australisë, Kandasë dhe Amerikës.

Erjoni vëren që në tregun ku ai funksionon ka konkurrencë jo të ndershme.

Aktualisht ekzistojnë 40-45 hostele në Tiranë, që vetëm 5-6 sipas tij janë të regjistruar dhe paguajnë detyrimet sipas ligjit.

Në Trip’n hostel vijnë kryesisht të rinj, mbi 18 vjeç. Statuse të ndryshme.

“Kanë ardhur drejtorë bankash, mbaj mend që ka ardhur edhe djali i pronarit të Pampers”, thotë Erjoni për gazetaren Sabina Veizaj.

Por janë edhe njerëz të çuditshëm boll. Shqiptarë kanë qenë të rrallë; ata që kanë ardhur nga jashtë të sapo dalë nga burgu, ose të dalë nga burgu këtu.

Kanë qendruar gjatë dhe kanë ikur pa paguar. Edhe incidente janë shënuar mjaftueshëm në hostel.

“Kam rrahur një francez, p.sh. Kemi qëndruar tre ditë duke ngrënë duke qeshur dhe i shkrepet në kokë për të djegur hostelin”, tregon Erjoni

Erjoni thotë se nuk është tahmaqar dhe nuk synon ta zgjerojë biznesin, për të fituar më shumë.

“Nuk jam tahmaqar. Më intereson që atë që bëj, ta bëj më të thjeshtë për veten që të stresohem sa më pak. Jetojmë në një vend që me pak lekë jeton. Mbyllet muaji me 400-500 euro.

Duke pasur këto nevoja, pse duhet ta stresosh veten. Pse duhet ta fusësh veten në një sters më të madh, do të na hajë kohë. Në këtë moment i kemi dhënë më shumë kohë vetes dhe po investojmë kohën tek dikush që ti mësojmë të bëjë atë që bëjmë ne. Asaj që bëj nuk i shtoj asgjë.”

Trip’n hostel ka disa vlerësime ndërkombëtare. Ai është i 24 në botë. Është top choice (zgjedhja më e mirë) prej tre vjetësh e Lonely Planet për Tiranën.

Për 5 vjetë ka vlerësimin excellent (shkëlqyeshëm) për Trip Adviser e këtë vit morën Penta Premium.

Dhe në shumë vlerësime të sektorit në botë mban 5 yje, mbi 1000 komente nga klinetët dhe vlerësimin mbi 9.

Megjithatë, Erjoni ka vendosur ta shesë atë.

Ai kërkon të largohet nga Shqipëria, pasi siç thotë, nuk mund ta rrisë djalin e tij që ka vetëm dy muaj që ka lindur, në ajrin e Tiranës.

Erjoni, pasi ka shëtitur 60 vende të botës, ka vendosur të largohet për të jetuar në Afrikë.

Deri më tani ka marrë një ofertë 150 mijë euro nga australia. (Marrë me shkurtime nga gazeta Si)

5 komente në “FOTOT/ Njihuni me hostelin “top choice” në kryeqytet dhe Erjonin, që do të lërë Tiranën për Afrikën: S’mund ta rris tim bir në këtë ajër”

  1. Laku says:

    HIK O VLLA NJE ORE E ME PARE,NA LER NE KETU TE DEGJOJME PORDHET E RAMES E BSSHES,NGANJEHERE DHE TE MEROS QE PERPOQET TE KAPI NDONJE KOCKE.

  2. Naymar says:

    O Zot, cfare shemtie e tmerrshme!! Dizajn i keqkopjuar dhe i pakuptimte. Te dhembin syte.

  3. Viktori says:

    Te lumte per ate qe ke krijuar por degjo mos ik prej rames se po iken prej gjese me te shtrenjte asaj qe ke krijuar vete rama nje dite do iki mos per bisnesin tend se eshte i shkelqyer

  4. Sporf says:

    Nje shemtire e papare dhe ky kerkon qe te marre 150,000 euro nga kjo ??
    e ngritur me kolltuqe te kohes se xhaxhit dhe me mobilie te gjetura

  5. genti says:

    bravo.. dicka shume classice dhe mendon qe nuk mund te behej me mire se kaq.. Ay qe thote te dhembin syte nga mobiljet e kohes se xhaxhit eshte ndonje shpellar qe nuk e ka idene se cfare flet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje