Jari shpjegon se dyshja Balliu-Lubonja në krye të protestës do të jetë e papërballueshme për qeverinë

5 Dhjetor 2018, 19:46Antena TEMA

Shfaqja e Fatos Lubonjës tek protesta e Astirit i kishte dhënë pak oksigjen shpresave të shuara të demokratëve për triumfin me vonesë të revolucionit të shtatorit, të cilin ua kishte premtuar Luli qysh në verë.

Pamjet e tij me jelek portokalli në mesin e protestuesve, që u dhanë në të gjitha lajmet e mbrëmjes, e kishin emocionuar edhe vetë Jarin.

Dhe ashtu në ekzaltim e sipër, u përpoq të përfytyrojë Doktorin duke e ndjekur Lubonjën e aty për aty iu kujtuan histori të vjetra me akuza dhe sharje të rënda, ndaj edhe u mëdysh një çikë.

“Mbase edhe Doktori ia bën kabull të gjitha ç’ka bërë e ç’ka thënë kundër, sepse na u gjend në ditë të vështirë”, mendoi, dhe nisi të shkruajë sa më poshtë vijon:

“Të nderuar demokratë, Jari ju informon!

Mbështetja e Fatos Lubonjës për protestën e Astirit është shenjë e qartë se fitoren e kemi shumë afër.

Herën e fundit që ai u bashkua me turmën, ishte viti 1997, dhe ne ikëm nga pushteti.

Mbase këtë radhë ka dalë për të na kthyer boxhin dhe po e tërheq këmbën zvarrë për Edi Ramën.

Nuk është rastësi që ai u bashkua me ne ditën e fitores së jelekverdhëve francezë, ndaj harrojeni që deri dje ai thoshte se Partia Demokratike është njëra nga tre bandat që qeverisin në Shqipëri.

Po ajo që më bëri më shumë përshtypje mbrëmë, ishte që zoti Lubonja kishte dalë në krah të deputetit dëzhurn të protestës, Klevis Balliut.

Normalisht, si për moshë, si për parime të njëjta, ashtu dhe për histori të ngjashme që kanë kaluar në jetë, atij i takonte të ishte në krah të Fahri Balliut, të jatit të Klevisit.

Por Fatos Lubonja la pas çdo paragjykim dhe i doli në krah të birit, megjithë diferencën e madhe në moshë, duke u shndërruar në një yll tjetër të protestës së Astirit.

Lusim Zotin që të mos e lerë me kaq dhe të vijë çdo ditë, sepse kam bindjen që me bashkë me Klevisin, do të shndërrohen në një duet të papërballueshëm për qeverinë e drogës dhe të krimit.

Në adresë të zotit Balliu junior mbrëmë ka mbërritur edhe një mesazh i fortë mbështetës nga një tjetër personazh i rëndësishëm i elitës politike dhe mediatike të vendit.

Vetë zoti Kleves Bitro, i sapoliruar nga burgu, ka shprehur solidaritetin e tij të thellë për familjen Balliu dhe për të gjitha kauzat që ajo ka mbrojtur gjatë ekzistencës së saj.

Për ata që nuk e mbajnë mend, zoti Bitro ka qenë këshilltar i ministrit Spiro Ksera në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike.

Por pas ardhjes në pushtet të regjimit diktatorial të Edi Ramës, Klevesi bashkë me ish-shefin e tij, u dënuan me disa vjet burg për korrupsion me dietat.

Për gjestin e tij fisnik mbrëmë në mbështetje të protestës, familja Balliu i premtoi zotit Bitro, që sapo të të vijë në pushtet Luli, ai do të shpallet i burgosur politik dhe do të rimbursohet për të gjitha vuajtjet, që i ka shkaktuar qeveria e korruptuar e PS.

Ditë më të bukura na presin. Fitorja është e sigurtë.

I juaji, Jari!”

9 komente në “Jari shpjegon se dyshja Balliu-Lubonja në krye të protestës do të jetë e papërballueshme për qeverinë”

  1. Shaba says:

    Tallu ti Mero tallu po do ta shikosh cdo (te te) bejme kur te marrim prap pushtetin. Ju harruat se si e transformuam ne Tiranen. Harruar kioskat qe ngritem ne bregun e Lanes duke e transformuar Tiranen ne nje Venecia Italjane. Vertet qe shume komuniste per te na ulur ne pshurnin mbrapa jo se u pshurej per per te qelbur Tiranen nga era e urines. Kjo ishte platform e tyre per te na diskredituar ne ish komunisteve qe u transformuam ne “Demokrat”. Poshtersia nuk mbaroi me kaq. Drogmeni i prishi gjithe kioskat, por ne do i ngreme prape. Puna e dyte ka te beje me pallatet qe i kane marre frymen Tiranes. Sipas listes klasore, ne do seleksionojme te korruptuarit dhe do ua prishim pallatet. Mu tek Skenderbeu do therrasim prape katundaret per ndihme te shesin qofte the raki. Do ta mposhtim kete borgjezi dhe nga katunaret do ngreme prape borgjezine e shtepive dhe ponareve pa leje. Trualli I tiransit nuk i perket tiranasit. Ai I perket atij qe di ta shfrytezoje. Qe te mos zgjatem po te them se ne politiken e kuadrit do bejme te njejten gje qe beri Sala kur mori pushtetin. Asnje socialist apo jugor nuk do kete te drejte te punoje ne shtet. Pa do hidhemi tek feja etj etj. Do shikosh ti Mero se cdo (te te) bejme, por do jete von.

  2. Martini says:

    O Tosi mavria ti ke personalitetin tend pse e ul vehten dhe e ve ne nje nivel me djalin e Fariut.Po zbeh vlerat e tua dhe emrit te babait.

  3. Amy says:

    kjo eshte shume fany, ata kurre nuk e marrin pushtetin, ! bravo Mero per humorin, na shkrive, askush nuk i merre seriozisht Balliun, dhe Lubonjen, te dy ekstreme , por qesharak dhe te pabesueshem, dhe shume idiot !

  4. "BOHOTINA" says:

    Bravo Shaba! Humor i holle…

  5. Altini says:

    Nese ka njeri me te cilin duhet te tallen dhe qente je ti o Mendero. Pa familje, pa moral, pa fytyre, thjeshte njelepires i k***eve te Rames sot e te Berishes dje. Nuk ven dot ne loje askend ti o i pa fytyre.

  6. anastasi says:

    O Mero Baziku-teleferiku si nuk ju vjene turp qe ju merreni me dy fundrina te popullsise shqipetare nje deputet legen,nje deputet i ndyre dhe nje burgaxhi i spacit, nje fytyre haleje dy zagar of the same dogs,dy qene,dy fundrina te partise fashiste.

  7. anastasi says:

    Flake per flake me dy arrogantet qe jetojne ne halete e unazes me protestuesit anti ligjor.

  8. ilir says:

    Me duket se Lubomja perfundoi te protesta e astirit se iu bllokua rruga kur po shkonte ne Rinas dhe me kete rast i futi nje fjaalim lamtumire!
    Qe ate dit e kemi par vetem ne lidhje me internet nga Italia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje