Korrupsioni për regjistrimin e pronave, bie në pranga ish-drejtori i Hipotekës dhe 4 punonjës në Korçë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Policia e Korçës ka arrestuar sot ish-drejtorin e Hipotekës së Korçës, i cili akuzohet se u ka marrë ryshfete qytetareve për të përpiluar dokumente fiktive.

Sipas një njoftimi nga ana e Policisë mësohet se punonjësit e Hipotekës merrnin lekë për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve:

• L.B, 33 vjeç, banues në Korçë, (me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë).

• E.G, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë)

• A. H, 28 vjeçe, banuese në Korçë, (me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë) të tre për veprat penale parashikuar nga nenet 248, 143/2, 186, 192/a të Kodit Penal.

• E. A, 36 vjeç, banues në Korçë, (ish-punonjës në ZVRPP-Korçë) nenet 143/2 dhe 186 të Kodit Penal,

• A. Z, 65 vjeç, banues në Korçë, neni 245/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka vendosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i’u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i’u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Korrupsioni për regjistrimin e pronave, bie në pranga ish-drejtori i Hipotekës dhe 4 punonjës në Korçë”

  1. rexha 10 says:

    NE FUNDE TE FUNDIT ,TE GJITHA OBJEKTET DO TE SHEMBEN.CILA ESHTE VLERA E ARRESTIMIT?
    PSE TI I KE MARRE KAQE SHUME ,DHE KY TJETRI ME PAKE ..SA TE JETE NE KEMBE GJIRI I LALZIT,ME VILAT 22 BANJE QEVERIA BENE SIKURE PO PUNON ,POPULLI BENE SIKURE PO I BESON.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *