Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Andi Bushati

Edi Rama i është përgjigjur me një mendësi prej matrapazi, njërës prej protestave më xhenuine, më inteligjente dhe më të çiltër që prej kohës të armëve kimike. Si një tregëtar vogëlsirash ai ka ngritur pyetjen përpara taksapaguesve: A jeni të gatshëm ju të derdhni paratë për studentët që ngelen në klasë?

Në theb, ai, me këtë gjuhë ka folur për çdo protestë, duke kundërvënë qoftë “zaptuesit e trojeve” tek unaza e re, qoftë kuksianët që kundërshtonin traun në rrugën e kombit, me pjesën tjetër të shqiptarëve.

Alibia e tij ka qenë se askush prej tyre nuk mund të përfitojë nga shuma e parave me të cilën paguhen, infermierët, mësuesit apo ushtarakët.

Në fakt, këta skrupuj për kursimin e të ardhurave tona, do të qenë normale për çdo kryeministër të virtytshëm mbi tokë, i cili mer detyrën me makthin e atij që vigjëlon mbi pasurinë e përbashkët.

Në emër të këtij shqetësimi edhe Edi Rama mund të merrte në dorë thuprën e financierit, për të ndëshkuar ata studentë që protestonin sot, por që futen pa lexuar asnjë resht në provime, duke u tallur me atë sistem dhe me ata petagogë që paguhen me para publike.

Me të njëjtën të drejtë, ai, mund të fshikullonte zaptuesit e dikurshëm të tokave te Unaza, që nuk do duhej të dëmshpërbleheshin me punën dhe djersën e atyre të tjerëve, që kanë luajtur gjithë jetën rolin e qytetarit të ndershëm.

Pra, po ta dëgjonte një njeri i zbritur nga një planet tjetër, pa dyshim që do i duartrokiste argumentat e kryeministrit tonë.

Por, këtu në Shqipëri, ekuacioni është pak si mbrapsht. Pasi pretendimi i kursimtarit të vyrtytshëm është vetëm një fabul e rreme.

Ai, që sot përbetohet për kontributet e taksapaguesve, është i njëjti që i derdh çdo vitë miliona euro për analiza të pakryera koncesionit të Check-up.

Eshtë i njëjti që dha 5 milionë euro tek privatët e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që ata nuk kishin vëne ende një tullë mbi tokë.

Eshtë i njëjti që, siç do të vërtetohet shumë shpejt, po degdis me miliona euro në parajsat fiskale me kompanitë off shore që ka shpallur fituese tek Unaza e re.

Eshtë i njëjti që ka emëruar investitorë strategjikë të përjashtuar nga taksat milionerët më të mëdhenj të këtij vendi.

Eshtë i njëjti që po fal 200 milionë euro me biznesin e ndërtimit në truallin publik pas Teatrit Kombëtar.

E pra, mjaftojnë këta shembuj për të treguar se qëllimi i kryeministrit të të pasurve, nuk është të ruajë paratë tona të përbashkëta. Filozofia e tij është t’i bëjë oligarkët edhe më të kamur dhe të pambrojturit edhe më të shtypur. Prandaj ai nuk mendohet aspak t’u marrë edhe centimin e fundit, studentëve, banorëve të Unazës së re, shoferëve të rrugës së kombit, ndërsa e zbras thesin bujarisht për përfituesit e koncesioneve PPP-ve dhe tenderave që i zhvillon pa garë.

Po të shikohet në këtë prizëm edhe protesta e studentëve që duhet të paguajnë pasi ngelen në klasë është po aq e drejtë sa edhe ajo e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim me gjithëse kanë ndërtuar pa leje.

Sepse ato i bashkon një fill i kuq. Ajo e anëtarëve të një komiuniteti që po trajtohet gjithnjë e më shumë si i dorës së dytë; si ajo e qytetarëve të cilëve u shtrëngohet përditë laku në fyt, për t’u rrëmbyer edhe qindarkën e fundit, që pastaj shkon në duart e dhjetë oligarkëve.

Në këtë kuptim, të gjitha këto mini revolta lokale që po shpërthejnë në vatra të ndryshme, nuk janë asgjë tjetër veçse preludi i një lufte që po frymëzon Edi Rama: asaj mes të pasurve dhe të varfërve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

14 komente në “Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve”

  1. Adriatik Shkembi says:

    Ja ke fut kot prap Bushat!

  2. Lili says:

    Gilets jaunes edhe ju ne shqiperi!

  3. lani says:

    O plehre pseudo – analist qe je o Andi Bushati . Ti je nje dallkauk se bashku me ate pseudo-analistin Fatos Lubonja. Ju jeni shemtira e gazetarise . Edi Rama eshte nje kryeministrat me i shkelqyer qe i ka ardhur Shqiperise . Rini dhe zytuni aty , ne ate mocalin tuaj te injorances dhe mendjemadhesine . Yyyyyyyyyyyyyyyy….relike te se shkuares. Qente si ju le te lehin , se karvani shkon perpara .

    1. Adi says:

      Edi Rama nuk ka ardhur po zbritur nga qielli!!! A gomar! Prandaj marrin kot Kryeministrat ne Shqiperi se ka gomere si puna jote qe i servilosen nga te gjitha anet. Po pse eshte kaq i shkelqyer ky Rama? Pse po con borxhin 80% per koncesione qe nuk i duhen as dreqit dhe per rruge qe vete ministria e tij i klasifikon si jo-prioritare?!! Apo se e ndriti arsimin e shenderesine? Apo se ekonomia po shkelqen dhe s’ka me papunesi? Ca arritjesh ka ky njeri pervec llogjeve ne tv dhe facebook?!

  4. Maksimi says:

    Lih o ndyresir Lih se ate pune ke ti Andina se ju ka vene Greqia dhe Serbia ne sulm absolut kundrra Rames juve agjenteve qelbesira te Greko-Serbeve dhe po ju paguajn me qindra milione euro qe Rama mos ti fitoje zgjidhjet e 2021 se z’duan qe te behet Shqiperia. E duan Shqiperine te rrenuar e shkaterruar si ajo e Sali Serbit, ku benin si Greket edhe Serbet ç’te donin. Po nje gje eshte e zigurte qe Rama do ti fitoje dhe ato te 2021. Keshtu qe prisni duhet te prisni edhe 6 vite e gjysem. Spiune qelbesira te Greqise dhe Serbise.

    1. o delet e rahmiut e ju o plepat e gjate..... says:

      Rama ska nevoje te fitoje zgjedhjet, ai ka humbur respektin dhe besimin e shqiptareve dhe do mbahet mend si karagjozi me poturre dhe adidas….

      perse do mbahet mend pervec zhgenjimit dhe mjerimit shpirteror dhe ekonomik te shqiptareve…apo se zgjodhi president Floririn, shiti detin, per plehrat toksike dhe muhaxhedinet…apo per koncesionet, avionat e divjakes dhe tojotat jaris…apo per Rucin kryetar te kuvendit demokratik…..


      haha, per cadren e famshme, bashkpunim me opoziten dhe Shqiperine madhe????

  5. Kalec Dega says:

    kryministri yt , jo i imi o ka ra bush….


    o delet e ramiut dhe ju o lisat e xhate…..

  6. Peshkatari says:

    Si nuk lexova nje artikull te jete asnjanes nga goje-halja e ketij komunistit,po asnje asnje asnje….

  7. zhgenjim says:

    Mandatin e dyte me sa duket, kryeministri eshte i vendosur te punoj vetem per disa oligarke. Kjo eshte katastrofe me shume pasoja

  8. olimpia says:

    Kapitalizmi eshte i eger o Andush blloku .Eshte normale ,shoqeria per te varferit ,edhe pse diktature ,vdiq ne 91..n.Te gjitha partite ne SHQIPERI ,me ndryshime te vogla ,jane ne sherbim te te pasurve.Sepse kjo eshte ideologjia sunduese .Dhe eshte kapitali qe vendos se sa do tu shperndaje pjeses tjeter te shoqerise .Natyrisht ,kapitalizmi shqiptar eshte i eger sepse nuk u krijua mbi ..fitimin..gradual me pune dhe lodhje por me vjedhjen e pasurise kombetare ,shkaterrim dhe dhune ,krim ,droge dhe prostitucion .Perfytyro,ne SHQIPERI kapitalizmin e vendosi nje anarkoshpellar si Berisha ,nje bandit kriminel si HAJDARI dhe dy pinjolle te nomenklatures ,dy aventuriere ,. PASHKO DHE NANO .Edhe Rama ,mbi kete kapitalizem te eger nuk mund te beje ndryshime radikale sepse forca e parase eshte mbi shtetin .Sidoqofte disa reforma te Rames po e nxjerrin vendin nga anarkia totale .Dhe eshte normale ,te dobetit ,te varferit do te vuajne kete proces .REALISHT KA ARDHUR KOHA QE Rama ti lere vendin nje LIDERI me te vertete te majte ne PS ..SEPSE rikthimi i HITLERUCIT BERISHA DO TE ISHTE NJE KATASTROFE TOTALE PER VENDIN .Nderkohe shumica e ketyre studenteve duhet te ulen dhe studjojne per te mos lene provime ,sepse duke qene pa mbeshtetje financiare ,por duke studjuar me shume do te arrijne te cajne ne konkurencen e tregut te punes .Kjo eshte rruga e drejte per te siguruar te ardhmen dhe jo shnderrimi i shkolles se larte ne nje tip …diskoteke relaksi …per disa vite me radhe .Ishte nje kohe kur mund te perserisje vitin vetem nje here ,pra ose duhet te studjoje ose duhet te punoje .Nuk ka rruge tjeter te ndereshme ANDUSH BLLOKU .

  9. kasemi says:

    Sa felliqsire qe eshte ky njeri, si nuk ka fare ndjesi per cfare thote? A thua e besojne qytetaret kete mender hanalist?

  10. nigo says:

    Andi. Nuk e di a po e lexon kete koment. Edi Rama ka kohe qe po ben shume gabime dhe ndoshta i ka ardhur koha te largohet; e dihet se ato ne i shohim dhe i prekim perdite. Por edhe ne ato raste qe kerkohet te behet shtet e te veproje ligji Ju ne kor me llumin qe ju ndjek pas, si handikap, jeni kundra. Po ne qe paguajme taksa, qe nuk kemi zaptuar toke, qe paguajme per arsimin c`fare jemi. A jemi debila apo te jashteligjshem. Ne e dime qe shteti duhet te veje dore mbi te varferit dhe te ardhurit ti ndihmoje, se natyrisht nuk mund te zhvillohet vendi pa levizjen e kontributin e tyre. Por cdo gje ka nje kufi, qe raca jote e Saliut e H. Kapos nuk e shef dot se i kane zene syte perde dhe cdo veprim te qeverise e quan te Edi Rames edhe ne ato pak raste qe kane te drejte. Por te besh davane Sales, Lulit me shoke shume, nuk e di se ku te con mushka dhe radakja jote e mbaruar. Boll na dole neper televizore se na shemton diten sa here qe del duke treguar mungese intelekti dhe vizioni.

  11. Taraboshi says:

    Andi zakonishtune nuk lexoj shkrimet tuaja ato i nxjerri nga komentuesit. Po si nuk u merzite njehere nga epitetet qe te vejne.Ku lind pyetja a ke familje ti a i lexojne ato epitetet e nofkat. Beju nje analist me i lexueshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *