Ky Partizan ka karakter, derbi tregues i qartë!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Suksesi në derbi jo vetëm që e konfirmoi në krye të klasifikimit Partizanin, por gjithashtu tregoi se të kuqtë janë një skuadër me karakter të fortë,pasi në ndeshjen më të ndezur të sezonit arritën të fitonin me përmbysje.

Në javën e 15-të të kuqtë regjistruan suksesin e 11-të sezonal, duele në të cilat kanë kaluar gjithmonë të parët në avantazh.

Madje të vetmin barazim që kanë, atë me Laçin e kanë pa gola, ndërkohë që sa herë kanë pësuar gol të parët janë mundur,dy herë ndaj Skënderbeut dhe një herë ndaj Flamurtarit.Në derbin ndaj Tiranës formacioni i Skënder Gegës arriti një fitore me përmbysje, pasi ishin bardheblutë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Grent Halilit.

Gjithkush mendoi se kjo do të ishte humbja e 4-t sezonale për Partizanin por në fakt nuk erdhi. Djemtë e Gegës treguan forcë karakteri duke përmbysur sfidën e sfidave, një duel që kërkon pikërisht karakter të fortë për t’ia dalë mbanë. Madje zgjidhja erdhi nga stoli duke treguar që resurset tek 15 herë kampionët nuk mungojnë.

Një sinjal i fortë për rivalët dhe kampionatin, për më tepër që Partizani ka krijuar tashmë një diferencë të konsiderueshme me ndjekësit, duke u profilizuar si rivali kryesor për titullin kampion.

Në fundjavë duhet një tjetër provë karakteri dhe nëse djemtë e Gegës e kalojnë me sukses transfertën ndaj Teutës atëhere titulli nuk është thjesht një ëndërr për Partizanin, por një realitet i prekshëm më shumë se kurrë këto vite. (SS)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Ky Partizan ka karakter, derbi tregues i qartë!”

  1. eli says:

    Ky partzan ka karin ndonjehere dhe terin.Iken ustallaret tani le te bejne qejf!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *