Nje protestë studentësh të zhytur në dembelizëm, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ilir Metaj

Mua me pelqejne shume protestat. Me ndezin.

Kam marre pjese ne shume te tilla, madje edhe kam ushtruar dhune.

Protesta pa dhune quhet seminar. Dhe seminaret behen ne salla konferencash. Kush do te tilla, di ku i gjen. Sikurse edhe ai qe do te protestoje.

Po nje proteste studentesh te zhytur ne dembelizem, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun.

Maksimumi me ngjall pesimizem per te ardhmen e vendit, qe fatkeqesisht lidhet me te tashmen e ketyre te rinjve.

Studenti yne protestues, eshte i ndergjegjshem qe masterin nuk ia vlen ta paguash. Si ata budallenjte pertej detit qe marrin kredi per te paguar shkollen e pastaj e fillojne jeten me borxhe. Pse o kaq budallenj i dime ne keta tanet mo?!

Nese ato pak leke qe te ka taksur babi ia paguan provimeve, çfare do konsumoje kafeneve kur as boyfriendi nuk te jep gje?

Me cfare do e mbushe skedinen te llotua, apo me cfare do i paguaje makiatot e kafet e shumta gjate dites apo pijet gjate nates?

Po nese nuk i ke 200 mije leke or studenti yne jo-budalla si ata matane kufirit, shko puno nje vit ne call-centee apo gjetke dhe kurseji te besh masterin vitin tjeter. Puno dhe paguaj shkollen.

Po kush të punoje mo? Goca qe porsa ka enjtur buzet per qejf te vet? Pse prandaj ka ardhur ne kryeqytet ajo? Te punoje si pabukse?

Jooo, ajo eshte“aktiviste e shoqerise civile”. Vertet pak emer i gjate, po ia del mbane ta thote me nje fryme.

Do me pelqente shume protesta nese do e benin per zyshen qe ua ben mesimin 15 minuta, sa u shet librin e saj dhe iken.

Ose pse profesori i vendos te njejten note ne temen e diplomes, si atij qe perpiqet duke mesuar dhe atij qe e kopjon nga studenti i vjetshem dhe profi ben sikur nuk e kupton.

Ose pse zysha i vendos emrin e saj perkthimit qe i ben studentja dhe e shet me emrin e saj.

Ose per doktoraturat e titujt shkencore me plagjiatura.

Ose per disa universitete-kioska qe vazhdojne te ekzistojne ende.

Ose, ose…

Nuk mjafton nje proteste sa per te munguar ne shkolle dhe nje veze revanshiste qe perplaset pas murit, qe te quheni studente!

Nuk u ben pune as per forme. Pale per permbajtje!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

32 komente në “Nje protestë studentësh të zhytur në dembelizëm, tallava e padije, nuk ma ndez gjakun”

  1. Albann says:

    Qe kur pashe qe ligjeronte nje me mbiemrin Konfjuca…e mora vesh qe origjinen protesta e kishte ne…..beograd.

    1. like says:

      mos u merzit se nuk eshte as e para as e fundit proteste me origjine Beogradin. edhe propozimi i PD per vetingun e politikaneve ne komisionin e Venecias, edhe Astiri etj, etj kane origjine Beogradin dhe jane shume me te rendesishme si çeshtje se universitetet. fundi i fundit edukimin njeriu e gjen vete po pati deshire. çertifikaten e kerkon ne universitet.

  2. Whos who says:

    ja dhe keta ngelesat qe duan te mjegullojne punet dhe bemat e mira te udheheqesit tone legjendar.
    Keshtu vazhdo o ylli Shqiperise, bashke me keta rreze dritat qe te bejne qoka neper portale.
    E duam Europen si gjithe Shqiperia

  3. Usrasi says:

    O Ilir o legen se dole ti ne proteste dhe arite kete mut qe jetojme sot nga pisarilindja. Ju plera te kuq per kete te keqe qe Po i beni ketij vendi jeni per tu tredhur menderisht dhe fizikisht. Poshte kylishat e kuq ngordhja po u vjen.

    1. deda says:

      mirë e ke komunista si saliu

    2. Tarrasi Usrasi says:

      Ah qelbesire vicidoli e nxore koken e palare te shpellarit ne kete koment. Pra ti myteber ke dale si kopeja e Salehut te Qoftelargut ne proteste kunder te kuqve. Prandaj protesta mbante era bajge dhe zhul sepse ka qelbesira si ty o malok I ndyre

    3. rrypi says:

      Ore, te gjithe keta jane ngeles? Si nuk u vjen turp dhe dalin e protestojne? Ikno ore koqe kandari, mesoni dhe kurseni leket, mos dilni protesta rrugeve se nuk ju kane cuar per ate gje ne Tirane prinderit…

    4. Enton Sako says:

      Meso te shkruash o analfabet.

  4. Luli says:

    Protest ngelesash.

  5. duno says:

    Po si nuk te pyeten ti me pare o palle prej Vlore , se si ta zhvillonin dhe do ta motivonin protesten e tyre studentet . Ti nga ata qe kishin futur nga 100 mije lek te vjetra ne firmat piramidale ,e kur i humben , dogjen SHqiperine per aq pak lek ,duhet ta dish se qeveria jote e Rilindjes , qe ti nuk le rast pa i dale ne krah , po e ben kete vend te pa jetueshem , e shqiptaret i ka shendruar ne skllever moderne . Sic thua edhe vete , ti te pelqejne protestat , madje edhe me dhune, por ato sipas teje duhet te kene nje motiv te madh : o duhet te risjellin ne pushtet faren e keqe te komunisteve ,sic beret ne 97 , ose per te ruajtur pushtetin qe ata kane sot. Si lum Vlora qe te ka o surrat spathato .

  6. Sonja Toska says:

    Jam plotesisht dakord! Po fajin ama ia ve ministres se plogesht e te paafte qe nisi te bente dicka te mire dhe e la rruges. Nje reforme qe paaftesia e Nikolles e coi ne kete mjegullnaje qe nuk eshte e zonja as ta shpjegoje e ti dale zot. Por studentet dembele protestojne per dembelizmin e tyre jo per arsyet qe duhet te protestojne ne fakt. Dakord me Ilirin.

  7. xx says:

    hajde pak gallate se do na vije edhe ne Lubonja se Salen dhe LULIN i kemi.

  8. Argita says:

    Drejte. E mendoj njesoj. Kam punuar edhe pastruese shtepie edhe lavapjate ne Itali qe te beja leket per shkollen. Punova 2 vjet se prinderit nuknkishin takat. Dhe jam krenare qe e mora shkollen pa u rene ne qafe prinderve.

  9. Vk says:

    Dukuria e mediave shqiptare. Sa behet nje protest, fillojn e nxjerin alternativa. Jo mos u ngrini per kete, po ate. Po lerini te ngrihen njeher, se ju vjen rradha dhe te tjerave, se shum rrumpall esht ky vend, e sdi per cfare te ngrihesh me par. Dhe zgjidhja esht, me mire po hiki

  10. Kozmos says:

    KETA NGELSA , DO TA BENIN KETE PROTESTE NE ITALI APO GJETKE .? STUDENTE KUDO NE BOTE PUNOJNE KRAHAS STUDIMEVE , NDERSA KETA ZHULSA ,RRINE NEPER KAFENE .

  11. Na myten karnat says:

    Ku do me dal?

  12. Ani says:

    Ky eshte kulmi! Protestes ne Shqiperi i la humbur kuptimi i vertete perderisa behen nga studente dembela qe kane ngelur ne klase ose nga njerez qe shkelin ligjin dhe ndertojne pa leje! 😳😳😳
    Çudira te tilla vetem ne Shqiperi ndodhin!

  13. Erli says:

    Po çfarë shkruan se le nam,, nëse Jane dembela, mbetës, fryjnë buzët, shkojnë në tallava apo dhe pallava, mos harro se shkojnë në shkollë, ku ka provime që nuk kalohen nëse bën ato me lart(se është bere reformë apo jo) Por me thuaj, cfare studimi ka bere ministri arsimit për efektet e propozimit nga dekanët,,, a është e mjaftueshme mesatarja e të ardhurave të një familje në raport me harxhet që I duhen për të mbajtur një fëmijë në universitet. Apo thjeshtë ka marrë propozimin dhe e ka kaluar për vendimmarrje në KM. Po nëse nuk ka bere dhe kaq, po me çfarë meret xhanëm. Po kur thotë se nuk kemi ngritur tarifa,,, po qe I ka lejuar të ngrihen,, nuk do të thotë valle se i ka ngritur. Dhe një gjë për këtë punën e mbetësit, një provim mund të jepet më vonë, mund të përmirësohet nota, por dhe mund të mbesësh për treqind arsye që ska lidhje me aftësinë.
    O Mero, e ke kthyer gazetën në një aman o derman,

  14. ce says:

    Po dhembcakallja Kejdi e leshitdhise qe mbulon problemin e Arsimit pranë leshelise se ka pervoje te madhe me rininë qysh kur drejtonte haremin veror te Jales pse nuk mori pjese ne protestën e studenteve ngeles, këta jane gjithë pijanec qe harxhojne çdo dite nga 5 mije leke dhe rrinë ne klube

  15. Ramo Vito says:

    MJAFTON TE LEXOSH KETE ARTIKULL DHE KUPTON LEHTESISHT SE ILIR META DO ISHTE ME I VLEFTSHEM PO TE SHERBENTE NE NJE STALL DERRASH. NGA TE GJITHA QE I DUHEN NJE PERSONI TE PERFAQESOJ GJITH POPULLIN E NJE SHTETI ATIJ I MUNGOJNE TE GJITHA.

  16. Likja says:

    Nje histori qe ma treguan:
    I shkruan vellai te motres ne emigracion e i thote: Me duhen 2-3 mije euro se jam pa pune e dua te fus cunin ne shkolle te larte. Motra e pyet po pse nuk e fitoi dot konkursin? Sepse duhej mesatarja e ai e kishte 5.5, i vjen pergjigja..
    A e ke menduar mire o vella e pyet motra, se pas asaj pagese do vijne te tjera per te kaluar provimet..dhe nese e mbaron pa mesuar asgje, atehere do te thote ti baba me gjej pune sepse ti me cove ne shkolle te larte..
    Po cte bej? Ta le pa shkolle te larte? – ja kthen i vellai..

    Epo une smund te te ndihmoj dot, kush shoh djalin tim qe copetohet e punon e studion ketu ne emigracion i thote motra..Mesoje djalin te punoje e te behet i zoti per veten, e jo gjithe diten kafeneve, veshur me firmato e me Iphone, por pa asnje lek ne xhep..

    Ja ky brez po rritet ne Shqiperi.

  17. BRSS says:

    KETA JAN STUDENT LESHI QE RRIN TER DITEN NEPER KAFE E PABE QE NUK DIN TABELEN E SHUMZIMIT QE ESHTE ME ELEMENTARJA KETA QE VETEM STUDIMIN NUK E NJOHIN POR VEN NE SHKOLLE PER TE KALUAR KOHEN KETA NUK KAN ASNJE DIJE PA PIKE EDUKATE DHE KULTURE KETYRE TJU HYSHME SHKOP GOME QE TU THYESH BRINJET SHKERDHATAVE PISAT NJERZ TE RRUGVE RRUGEÇ

  18. BRSS says:

    KETA JAN STUDENT LESHI QE RRIN TER DITEN NEPER KAFE E PABE QE NUK DIN TABELEN E SHUMZIMIT QE ESHTE ME ELEMENTARJA KETA QE VETEM STUDIMIN NUK E NJOHIN POR VEN NE SHKOLLE PER TE KALUAR KOHEN KETA NUK KAN ASNJE DIJE PA PIKE EDUKATE DHE KULTURE KETYRE TJU HYSHME SHKOP GOME QE TU THYESH BRINJET SHKERDHATAVE PISAT NJERZ TE RRUGVE RRUGEÇ

  19. kashi says:

    e sakt nuk i heq asnje presje shkrimit

  20. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Dembel je vete

  21. peter says:

    Dardha e ka bishtin mbrapa. Se kini mare vesh akoma se ku jetoni dhe cfare po vjen. Mendoni se rilindja Rames o democracia e Bashes o cfare partishe te tjera jane do ju bejne derman. Nuk ju ka hyre akoma thika e sistemit ne kocke ta ndjeni dhimbjen. Gerthisni neper ruge gjithe diten ,dhe merni dhe ruget e botes se po ju presin kudo qe shkoni ,.. Per sa kohe nuk do vendosni te hiqni nga renjet socalizmin, dhe te ktheni pronat ke te zotet dhe te filloni te ndertoni vendin vete dhe mos te prisni nga qeveria , qe ju thote se edukimi eshte autonome… . ???? Do beni vetes mire te rezoni qeverine dhe beheni te gjithe autonome , dhe vini qeverine e pronareve shqiptare ne krye te vendit dhe ndertoni vendin tuaj si doni ta ndertoni dhe jo si do qeveria qe shpreson se do jetoje me turizem i ndertuar ne toka te vjedhura te popullit.. Mos genjeni veten , clirohuni nga kucedra socialiste se do vdisni per buke me keq se ne 1938, po ju se dini,, se cfare po ju vjen…..????

  22. Likja says:

    Ne kohen kur kemi mbaruar ne nuk mundeshe ta jipje nje provim me shume se tre here dhe me nje vit nderprerje.Sot je per diplome dhe ke provime te vitit pare pa marre kjo eshte shkolla sot dhe niveli i atyre qe mbarojne dhe dalin e protestojne dhe bllokojne rruget e njrzve me halle te jrtes se perditshme.Ne nje shtet normal te europes kjo nuktelerohej kur nuk ka leje per nje gje te tille.Keta katranjos do bdhen neser dhe deputet apo ministra pasi keshtu jsne gatuar ligjet te ne.Turp i madh

  23. Lilo terbaci says:

    Se mora fare mundimin t’a lexoja pash vetëm emrin e shkruesit. Ky është një servil hajdut taksash që bëri lekë në Bashkinë e Vlorës se bashku me Shpëtim Gjiken.\

  24. Lola says:

    Ani qiky ne plan te pare qe po i fryn qati karucit me goje tamam ftyren e “studentit” e paska.

  25. doktori says:

    Protesta e dembelave!

  26. Perspektiva says:

    Pershendetje,
    jo vetem ketu ne portal por edhe ne mediat radiotelevizive, degjova komente te njerit ekstrem apo te tjetrit. Pjeserisht edhe nga pedagog edhe student te ftuar qe mbrojne protesten, ose ketu ne portal qe i sulmojne studentet nga an personale ne vend qe te bejne nje analize qe sqaron problematiken nga te dyja perspektivat. Nuk marre persiper ta bej kete gje, por dua te flas pak per perspektivet time per kete ceshtje.
    Une si pedagog jam ne kushtet kur ne nje sezonin normal kam ne provim rreth 25 student per klase, edhe pastaj rreth 45+ student te prapambetur nga vitet paraardhes. Qe tu zhvilloje testimin mua me duhet te vendos patjeter dy data dhe te pakten 2 klasa per date, se ndryshe nuk eshte teknikishte e mundur qe te vendos gjithe studentet ne kushte normale testimi, pra duke ruajtur distancat e nevojshme ndaj njeri tjetrit edhe duke pasur vemendjen e nevojshme qe studentet me ndershmeri te zhvillojne testimin pa perdorur kopjet e shumta qe ka me vete. Jam rigoroz ne lidhje me kopjet ose celuaret pasi, personin qe kap me kopje, i shkruaj shenimin perkates ne fletore. Mbasi kam si perfundim rreth 50-100 fletore, dhe mesatarisht me duhet 15 Minuta korrigjim per cdo fletore, puna ime reale fillon mbas provimit, dhe jo tek ai 3 oreshi qe shpenzoje daten e provimit, per realizimin e tij. Ne rast se ne klasen e siperme, po flasim per nje klase te mire, atehere rreth 50% e 25 studenteve te sezonit te rregullt, e marrin provimin edhe te tjeret kalojne per sezonet e ardhshme, ndersa nga perseritesat eshte kalueshmeria tek rreth 10%. Pra une kam nje akumulim te studenteve per cdo sezon te ardhshem.
    Nje koleg nje dite me tha tregohu me tolerant se sa me shume ngel aq me shume pune do kesh sezonin e ardhshem! Ne qofte se provimi per pedagoget eshte pa pagese atehere ato i shtojne pune vetes, me cdo sezon te papaguar, ose alternativa eshte te mos e bejne punen mire. Pagesa si pedagog i jashtem eshte shume e ulet, dhe gjithe ky shpenzim kohe nga ana ime nuk behet per arsye financiare, sepse koha qe shpenzoje per kete pune nuk justifikon te ardhurat nga kjo pune.
    Nga pikepamja ime, do ishte mire qe studentet te kishin nje sasi provimesh te perfshire ne tarifen e tyre (psh 2 per cdo lende), dhe tarifa shtese te perdorej vetem kur je futur 2 here ne provim edhe nuk e ke marre.
    Per krahasim, ne nje vend evropiane si psh. Gjermania, nje student futet dy here ne provim pa pagese, heren e trete ai del ne provim para komisionit, ne te cilen ne qofte se ai nuk e kalon, atij i hiqet e drejta per ate shkolle!! Ky sistem menjanon problemin qe kemi ne ne fakultete ku studentetsa vjen e shtohen ne provime, edhe nuk e kane per problem te vijne perhere te papergatitur. Por qe mos ti bihet ne qafe studentit duhet qe koha per te dhene dy provimet mos te jete e kufizuar. Dy provime ai i ka paguar, kur do shkoje ne provim ta vendosi vete sipas pergatitjes personale.
    Vetem dy qindarkat e mija.

  27. Shadow says:

    Shkrim i sakte. Bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *