Opozita dërgon Fatmir Mediun në SHBA, homazhe për presidentin George H.W Bush: Zhvilloi marrëdhënie të veçanta me Berishën

5 Dhjetor 2018, 09:37Politika TEMA

Pas nderimit në Tiranë ku deputeti Klevis Balliu dhe protestuesit e Unazës së Re mbajtën një minutë heshtje, forcat opozitare kanë vijuar me nderimet ndaj presidentit amerikan George H.W.Bush.

Drejt SHBA-së është nisur kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu i cili ka kryer homazhe.

Në një postim në facebook, Mediu shkuan se në nderim të figurës së Presidentit shkruajti edhe dy fjalë ngushëllimi dhe falenderimi, pasi sipas tij ka pasur marrëdhënie të mira me homologun Sali Berisha.

Të gjithë i janë mirënjohës këtij Presidenti të madh i cili mbështeti luftën kundër komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Europën Juglindore dhe në Shqipëri.

Presidenti Bush mbëeshteti demokracinë në Shqiperi nëpërmjet IRI, zhvilloi një marrëdhënie të vecantë me Presidentin Berisha gjatë kohës kur ishte President dhe mëmbas.Për herë të parë ai priti në Shtepinë e Bardhë një President shqiptar.Po ashtu Presidenti Bush i vendosi vijën e kuqe, Slobodan Miloshevicit në lidhje me Kosovën.

Djali i tij Presidenti George W. Bush mbështeti pavaresinë e Kosovës dhe Antarësimin e Shqipërisë në NATO.” -shkruan Mediu.

1 komente në “Opozita dërgon Fatmir Mediun në SHBA, homazhe për presidentin George H.W Bush: Zhvilloi marrëdhënie të veçanta me Berishën”

  1. Bedriu says:

    Ky bythziu gjoja shkon per Bushin.Ky shkon e Amerike se ka per te paguar taksat e shtepise se Eli Fares dhe shfrytezon rastin qe bileten e avionit ta prese me parate e opozites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje