Presidenti i Bayern: Nuk do i paguaja kurrë 100 milionë euro për një plak si Ronaldo (por shifrat flasin për Juventusin)

5 Dhjetor 2018, 18:39Sport TEMA

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness vazhdon të thumbojë në distancë Juventusin.

Në një intervistë të shkurtër për “Bild”, Hoeness ka theksuar edhe njëherë se shifra e shpenzuar për të firmosur me Cristiano Ronaldon ishte tepër e lartë.

“Bayern Munich nuk ka qenë kurrë në garë për Cristiano Ronaldo për shkak të mos-gatishmërisë për të paguar çmimin e madh për nënshkrimin e tij”, tha numri 1 i kampionëve të Bundesligës. 

Sidoqoftë, Hoeness ka pohuar se edhe nëse do i ishte paraqitur shansi klubit të tij gjerman për të nënshkruar me Ronaldon, mosha e tij do të kishte parandaluar çdo lloj marrëveshjeje. 

“Ne do ta kishim paguar atë shumë me sy mbyllur nëse ai do ishte 24 vjeç, por ai është 33 vjeç“, shpjegoi ai.

Një fakt i cili nuk e pengoi aspak Juventusin për të derdhur plot 100 milion euro në arkat e Realit gjatë verës.

Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që Ronaldo e ka përligjur atë shifër të paguar për të, pasi ai ka shënuar 11 gola dhe dhuruar 6 asiste në 18 ndeshje me bardhezinjtë deri tani këtë sezon.

Për më tepër, fitimet e Juventusit kanë shkuar në stratosferë, duke filluar nga shitja e fanellave, rritja në bursë, rrjetet sociale etj.

Raportohet që vetëm deri në këto momente, Juventusi të ketë fituar 200 milionë euro nga blerja e Ronaldos.

Pra, në këtë rast Juventusi nuk ka blerë thjesht një 33-vjeçar, por një markë ndërkombëtare, ndër më të mëdhatë në botë.

Madje, edhe se vetë klubet të tilla si Bayern Munich, presidenti i së cilit bën ironi me blerjen e Ronaldos.

Blerja e Ronaldos nga Juventusi nuk është bërë vetëm për qëllime sportive, por edhe për marketing.

Dhe deri më tani, rezulton se klubi nga Torino ka bërë një goditje stratosferike.

1 komente në “Presidenti i Bayern: Nuk do i paguaja kurrë 100 milionë euro për një plak si Ronaldo (por shifrat flasin për Juventusin)”

  1. Askushi says:

    Ronaldo ishte tash eshte ne fund presidenti i bajernit ka plotesisht te drejte ishte nje lojtar i madh por tash vec zhurme bon do e shohim ronaldon edhe champions nje lojtar qw ka perfunduar etapa edhe qaraman si evgjit qe i do te gjitha qe me mesin nuk afrohet as te maja e kembes si lojtar e si njeri shko tash ronaldo pare ke plot e bo jete boll po na e prish imazhin si futbollist duhet nje dite te jesh me kembe ne tok jo si evgjitet qe fluturoj hajde tung ronaldo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje