Studimet e avancuara mund të kenë pasoja në shëndetin mendor

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një studim i kryer nga një ekip studiuesish në Universitetin e Harvardit ka arritur në një përfundim shqetësues në lidhje me studimet dhe predispozitën për t’u prekur nga probleme të shëndetit mendor. Studiusit analizuan një grup prej 500 kandidatësh për gradën profesor doktor në ekonomi, të përzgjedhur nga tetë universitete elitare. 

Ata arritën në përfundimin se 18% e tyre kishin pasur simptoma të depresionit të moderuar apo atij të thellë dhe ankthit. Kjo përqindje është trefish më e madhe se tendenca në shkallë kombëtare. Studimi tregoi se një në dhjetë studentë raportoi se e kishte menduar vetëvrasjen.

Rezultatet e studimit, të cilat gjithashtu përfshijnë përgjigjet e një ankete me 200 anëtarë të fakultetit, tregojnë se te shumë prej atyre që diplomohen me grada të larta, problemet e shëndetit mendor të nxënësve përkeqësohen nga përvojat në arsim, nëse këtu të fundit nuk janë vetë shkaku.

Në të paktën gjysmën e rasteve, të anketuarit janë diagnostikuar me  ankth dhe/ose depresion diku pas fillimit të studimeve të tyre universitare. Studentët në fund të programeve të tyre studimore kishin shumë më tepër gjasa të raportonin simptoma të rënda të ankthit apo depresionit, krahasuar me ata që sapo u kishin hyrë studimeve.

Studentët e diplomuar përmendin si faktorë determinues kombinimin e presionit financiar dhe atij profesional. Lucy Johnson, asistent profesore e literaturës digjitale në Universitetin e Ëisconsin-Eau Claire, thotë se barra financiare e doktoraturës së saj ia ka bërë të vështirë pjesën tjetër të jetës, qoftë për të parë një film apo për të dalë për darkë. “Studentët që tashmë ndihen të izoluar nga puna e tyre rigoroze akademike, do të ndihen edhe më të izoluar për shkak të problemeve financiare”, thotë ajo. Si shumë nga kolegët e saj, Johnson përfundimisht mori kredi për të mundur të vijonte studimet.

Presioni akademik është faktori tjetër. “Arsimi pasuniversitar mbështetet në idenë se duhet “të prodhojmë, të prodhojmë, të prodhojmë” ose të bëjmë më shumë punë sesa të tjerët, kështu që ne gjendemi në vështirësi “, thotë Xhonson. (TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Studimet e avancuara mund të kenë pasoja në shëndetin mendor”

  1. Rezi says:

    Shkenctaret shqiptare e kane tezgjidhur kete problem….vec vegjetojne…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *