STUDIMI: Edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kanceri i gjirit është një sëmundje e cila prek kryesisht gratë midis moshës 45 dhe 55 vjeç.

Sipas “The Sun”,  kjo sëmundje mund të prekë edhe meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç.

Është e nevojshme të tregohet se ka raste të njerëzve në Peru të prekur nga kjo sëmundje e keqe. Pavarësisht se ka vetëm vlerësime dhe jo statistika zyrtare, rritja e numrit është e konsiderushme.

Meshkujt duhet të dinë se gjëndra e qumështit ekziston edhe në gjoksin mashkullor, dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit  të prekurve me kancer në gji. Për këtë rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që ta shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht me:

Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit

Skuqje të gjoksit

Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth

Ndryshimi në cilësi të lëkurës

Dhimbje të vazhdueshme

Çdo grua duhet të bëjë vetë ekzaminim të gjirit në bazë mujore, vlerësim klinik një herë në vit dhe mamografi pas moshës 40 vjeçare në bazë vjetore. Ky test i fundit ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit te pacientët të cilët nuk shfaqin simptoma të sëmundjes. Por, tashmë duhet që edhe meshkujt t’i drejtohen mjekut për konsulta mjekësore për të parë nëse çdo gjë shkon mirë me shëndetin e tyre.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *