"Venecia" i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës

5 Dhjetor 2018, 20:32Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni i Venecias ka kthyer një përgjigje refuzuese lidhur me një ligj të ri për Vettingun e politikanëve, duke arsyetuar se ligji i “Dekriminalizimit” dhe ndryshimet kushtetuese të bëra në funksion të tij dhe ligjit të Vettingut, janë të mjaftueshme si instrumenta ligjorë për të mbajtur të pastër mjedisin politik.

Në përfundimet e tij, Komisioni thotë se “me gjithë qëllimin e mirë në kontekstin e situatës në Shqipëri, projekt-amendamentet e Kushtetutës lidhur me kontrollin e pastërtisë të politikanëve, nuk arrijnë të garantojnë mbrojtjen e parimeve kushtetuese, që janë kaq të nevojshmë sidomos për një projekt kaq të madh, kompleks e sensitiv, i cili përmban implikime të rënda të të drejtave të cilitdo që preket prej tij.

Për më tepër, dukë marrë parasysh nenet ekzistuese 6/1 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës së Shqipërisë (dhe në veçanti, ligjin e Dekriminalizimit) si dhe mekanizma të tjera demokratikë, vihet në pikëpyetje vlera reale e shtuar e këtij propozimi për ndryshime kushtetutese.”

E thënë shkurt, Partia Demokratike nuk ka humbur betejën ligjore për Vettingun e politikanëve, pasi atë e ka tashmë në kornizën e reformës në drejtësi, që është bërë, si dhe në ligjin e dekriminalizimit, por ka humbur shkakun që donte të shpikte për të mos shkuar në Parlament.

Tani që ky shkak i ra, opozita duhet të bëjë një reflektim serioz jo aq për pjesëmarrjen apo jo në Parlament, por mbështetjen e opozitarizmit mbi kauza të shpikura dhe jo mbi probleme reale.

Lulzim Basha e di dhe vetë që propozimi i tij për Vettingun e politikanëve, është një dublim i ligjeve që tanimë i kemi dhe janë bërë dhe me firmën e tij. Por duke dashur të shmangë betejën palamentare për arsye që ai i di, ai shpiku refuzimin për të shkuar në Parlament për shkak të këtij propozimi.

Tani ai mund të shpikë dhe arsye të tjera, pasi gjithnjë ka një arsye që opozita të jetë e pakënaqur. Shkaku i radhës mund të bëhen shtëpitë që po prishen tek “Unaza e Re”. Pasi ky proces të mbarojë dhe qeveria ta zgjidhë, ashtu siç mund ta zgjidhë, mund të vazhdohet me të tjerët që do t’u prishen shtëpitë tek Bregu i Lumit. Pastaj mund të vazhdohet me studentët, që kur ngelen nuk duan të paguajnë përsëri për provimin. Më tej mund të vazhdohet me ankesa që mund të lindin rrugës nga grupe interesi apo kategori sociale me probleme, gjatë vitit të ri.

Mund të ashpërsohet moti dhe të nisin përmbytjet dhe kjo mund të jetë ndonjë arsye. Po mund të bëjë dhe thatësirë dhe të bien ujërat, dhe prapë mund të jetë arsye. Mund të bjerë ndonjë gur në rrugë, të vrasë ndonjë kalimtar dhe mund të djegë mandatet dhe për të…!

Pra shkaqe mund të gjejë, por arsyeja reale pse Basha bëri këtë paketë propozimesh, nuk ishte bojkoti parlamentar, se ai atë e bën me qejf.

Arsyeja ishte se Lulzim Basha dhe Sali Berisha e kanë objektiv të pandryshuar sabotimin e Reformës në Drejtësi dhe dublimin e saj me mekanizma ligjor arbitrarë, që ta bëjnë relative efektin e saj dhe të kenë arsye për “gjueti” politike.

Refuzimi i këtij propozimi është bërë qysh në fillim para “Venecias”, nga ambasadorët më të rëndësishëm të Perëndimit në Shqipëri, dhe tani ka dhe një përgjigje zyrtare nga “Venecia”.

Brenda këtij muaji ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjykatave, si dhe plotësohet dhe Gjykata Kushtetuese. Po brenda këtij muaji mund të nisin dhe procedurat për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.

Është e rëndësishme të kuptohet se nuk ja dolën dot të bllokojnë reformën, as ta dublojnë atë me një gjyq partizan, siç dubluan procesin e hetimit të “21 janarit” me Komisionin “Halimi”, që jepte verdikte politike banale kundër Presidentit, Kryeprokurores dhe gazetarëve që raportuan vrasjet e 21 janarit.

Ndaj Bashës i duhet rruga, jo se Parlamenti është vend i padobishëm për të, por se përpjekja për të bërë të padobishme reformën në drejtësi, dështoi.

Tani Basha është në dilemën që ka mes opsionit të Berishës për t’i djegur mandatet, me shpresë se mund të shkaktojë destabilizim politik, dhe opsionit të aleatëve të tij, që nuk duan t’i djegin mandatet dhe duan të shkojnë në Parlament. Pra është mes hallit të Berishës, që e di çka bërë dhe e ka frikë reformën, dhe aleatëve që e dinë se nuk mund të bëjnë dot më asgjë, dhe mezi pritën këtë letrën nga “Venecia”, të paktën të marrin rrogat e plota.

9 komente në ““Venecia” i ka hequr PD-së, shkakun që shpiku kundër Reformës”

  1. Lennard says:

    Le ti djegin mandatet.Une propozoj qe pas djegies probabel te mandateve te ketyre te ashtuquajtur “Opozitare”.,te ulet numri i deputeteve te kuvendit nga 140 ne 100 ,dhe rjedhimisht arrihet mazhoranca e duhur per te ndertuar nje shtet persembari dhe Legenet dalin vete jashte Orbites se Politikes.

    1. Amy says:

      like, and agree with Mero !

    2. Bureto says:

      Mirë e ke Lenard ne atë propozimin për 100 deputetë, që nuk është se je ti i oari wë e bën. Po pyetja që kërkon përgjigje është se kush i bën këto ndryshime? Dhe këto që të bëhen kërkojnë minimalisht 84 vota, siç është kërkesa për ligjin e Reformës Zgjedhore. Po a mund të bëhen bashkë këta politikanë që kemi ne, kur është fjala se prishen interesat e tyre. Historia na ka treguar se ka dy mënyra, kompromise që të vazhdojnë lështu, dmth në mbrojtje të interesave të tyre politike dhe ekonomike dhe e dyta me ‘dajak’, siç që rasti i votimit të reformës në drejtësi në 21 korrik 2016, ku 140 deputetët tanë, edhe pse një pjesë e mirë e tyre nuk e donin dhe nuk e duan këtë reformë, megjithatë shkuan me bisht në shalë dhe votuan. Por kjo nuk mund të ndodhë më, sepse dhe atëhere që ai presion i jashtëzakonshëm, nga ndërkombëtarët dhe veçanërisht i amerikanëve.

  2. blerta says:

    Medja nr 1,Mero je i madh….

  3. Sali Trimi says:

    Mero, ke te drejte te plote per cfare shkruan, me supozimin qe ke te besh me njerez normal. Ne rastin tone nuk kemi te bejme me njerez normal por me kriminele, hajdute dhe spiune. Si pasoje ata nuk mund te bashkeveprojne ne te arthmen me drejtesine. Ky instikt i tyre coi ne budallalekun qe te shkaterrojne vetingun ne drejtesi nepermjete shpikjes se vetingut ne politike. Sikur ta lesh Bashen kryetar te vetingut ne politike ai nepermjet procedurave do eliminoje vetingun ne drejtesi, duke e cuar Shqiperine ne vend pa veting. Basha dhe gjithe soji I haduteve e krimineleve shqiptare mendojne se Shqiperia jane ata. Borgjezia jane ata. Jane ata qe duhet te bejne Shqiperine(albanistan). Jane ata qe do “vendosin” drejtesine ketej e tutje, me kusht qe te gezojne te vjedhuren apo shkeljet e deritanishme. Kriminelet nuk mendojne qe nje dite do japin llogari, njelloj si dhe keta perfaqesues te opozites qe nuk mendojne qe shteti Shqiptare nje dite do veproje. Do apo nuk do qofte dhe Rama, Shqiperia do funksionoje dhe zullumxhinjte do japing llogari. A e keni pare neper filma se si tipave si Basha dhe Co u behet thirrje te bashkepunojne me policine? Ne vartesi te krimeve ata pranojne ose nuk pranojne bashkepunimin me drejtesine. E tille situate po vjen dhe per Shqiperine dhe une ve bast se dallaveraxinjve shqiptare nuk u ka ngelur gje tjeter por te djegin mandatet. Ve bast per kete.

  4. tafa says:

    Cdo argument i dhene nga Venecia dhe percjelle nga ju z Mero eshte per ata qe kane sy,veshe e jo tallash ne koke.E degjuat reagimin e asaj gjinkalles se pa turp e tru te lsi-s Petrit Vasilit,nje palo burre llapaqen,mashtrues e deformues .Njeri pa piken e lyres.

  5. Shqipetari-Gjermani says:

    Mero:PD-ja do te gjej nje Shkake Tjeter per tju Larguar Parlamentit dhe Mbajtur Pezull Nismat e Qeverise…kete Radhe PD-ja do te Kerkoj Ndihmen e “Komisjonti te Beogradit”..Seksjonit te UDB-se Per Marredhenjet me Jashshte….lol

  6. Omer Zgjuarsia says:

    bota digjet kurva krihet

  7. Asi11 says:

    Aty me rri tek rrogat e mandatet . Te gjitha keto veprime per te qene jasht parlamentit i kane bere te studjuara qe koha te vije afer djegjes mandatit dhe te futen ne parlament jo krejt te dhier por gjysem te dhier e te pshurrur gjoja tash qe na kthel pergjigje venecja tash futemi dhe kjo hyrje do jete sa per te marre leket dhe mos te djek mandatet . Pak dite me vone kan per te gjete shkaqe tjera ashtu siç thonit ju ne koment se nuk jane ne gjendje te perballen me argumenta dhe mendime ndryshe se bllokimit te foltores e ofendimeve u iku koha se do rrine vetem tu pagu gjoba dhe diskreditohen perdite . A shikon se si gjete diteve te fundit kan fillu me thane qe ne nuk kemi braktis parlamentin por kemi mardhenje te kushtezuara po sa jane keto mardhanje te kushtizuara p .sh ata jane largim nga parlamenti per dy mbledhje . E drejte eshte ajo qe the ti qe Berisha , Luli , Muli , Alibeaj , etj jane per djegje mandatesh se e dine çfar i pret nga reforma ne drejtesi dhe ne deshirojme qe ta bejne ate pune atehere do shkatrrohet plotsisht P. D ja e nuk do te kete ma kush te na çaje bythen se do merren me vetvehten dhe do vriten ndervedi , kokat hengeshin se gadi eshte te plase bomba brenda tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje