Agjenti i Elseid Hysajt: Nuk e përjashtojmë mundësinë e largimit që në janar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, tek skuadra e Napolit duke gjithnjë e më larg që me ardhjen e trajnerit Carlo Ancelotti.

Me ardhjen e teknikut italian, mbrojtësi shkodran nuk ka gjetur shumë hapsira dhe prej shumë ndeshjes është aktivizuar si zëvëndesues.

Në një pronocim për ‘’Radio CRC’’  foli Mario Giuffredi agjenti i Hysajt.

“Raporti Hysaj – Ancelotti? Ju keni një ide të gabuar të marrëdhënies midis tij dhe Ancelottit. Ka Humbur vendin e fillimit? Absolutisht jo. Kam folur me Ancelottin dhe e di se ai ka një vlerësim të madh për të. Ai nuk luajti në Ligën e Kampionëve për shkak të çështjeve taktike. Ancelotti është një trajner i madh sepse shpesh ndryshon formacionin sipas kundërshtarit.

Negociatat me Chelsea në janar?  Hysaj është kërkuar nga Chelsea edhe gjatë verës. Më duket se në atë rol Zappacosta nuk është në pëlqimin e Sarrit dhe mendoj se duhet një tjetër lojtar. Unë nuk mund ta përjashtoj këtë mundësi”, tha menaxheri i Hysajt.

Ndërkohë, tek Napoli kanë nisur që të mendojnë për lojtarin që do zërë vendin e Hysaj. Sipas mediave italiane lojtari që është vënë në shënjestrën e Ancelottit është Pavard.

Mbrojtsi që u shpall kampion bote me kombëtaren e Francës shihet si ideali për Napolin në këtë pozicion.

Aktualisht Pavard luan në Bundesligën gjermane me skuadrën e Shtugartit dhe ka një klauzolë largimi 35 milion euro. (TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *