Allegri: Interi është një kundërshtar i fortë, Juve se ka vrarë kampionatin

6 Dhjetor 2018, 15:56Sport TEMA

Në prag të derbit italian, trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri përpiqet të zvogëlojë rëndësinë e kësaj përplasje.

“Ato janë dy ekipe që së bashku me Milanin kanë bërë historinë e futbollit italian” – tha trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp.

Është një ndeshje e rëndësishme nga pikëpamja emocionale, teknike dhe taktike. Interi është një ekip që është rritur dhe së bashku me Napolin janë kundërshtarët kryesor të Juventusit. Ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë shumë qetësisht. 

Juventusi nuk e ka vrarë kampionatin, pasi ai fitohet vetëm në maj. Për të fituar titullin ne kemi nevojë për 30 fitore dhe ne kemi bërë vetëm 14 ndeshje. Ende ka shumë sfida të drejtpërdrejta”, theksoi trajneri bardhezinjve.

Allegri shtoi se ziklatërit janë një kundërshtarë i fortë pasi është një ekip që luan në sulm duke pasur një bomber që di të finalizojë mjaft mirë si Mauro Icardi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje