Cili është pozicioni historik i qëndrimit burrëror të Ramush Haradinajt dhe pse BE nuk do një Shqipëri-Kosovë të fortë?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Spartak Ngjela

l.

Qëndresa Haradinaj për taksën 100 përqind të vendosur për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, krijon rastin e parë në historinë e Shqipërisë kur shqiptarët i treguan Beogradit se “iku koha kur ju blenit dhe paguanit lidërshipët shqiptarë në Tiranë në 100 vjet dhe në Prishtinë po kaq”.

Kjo sigurisht që do të jetë kohë me pulsacione, por shqiptarët me vullnetin sublim të kosovarëve, të kryeministërit Ramush Haradinaj dhe qeverisë së tij, do të vendosin fillimin e heroikës moderne shqiptare.

Shqiptarët sot kanë nevojë për një heroikë të re kombëtare. Kjo kuptohet sak nga vrulli i madh shpirtëror që ka marrë sot në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë heroika kastriotiane e Skënderbeut.

Duhet të kujtohemi për ta theksuar se, sa herë një popull evokon me forcë historinë e vet heroike, kuptohet se ai ka nevojën për të filluar një heroikë të re kombëtare.

Taksa 100 përqind e vendosur ndaj Serbisë kundër abuzimit me dinjitetin dhe pasurinë e shqiptarëve, është fillimi i një heroike të re shqiptare. Goditja frontale ekonomike kundër armikut shekullor dhe të përbindshëm të shqiptarëve, është akt i pastër që tregon se në botën shqiptare po lind një heroikë e re.

ll.

Serbia po jeton duke shfrytëzuar dy vuajtje të mëdha të Kosovës: ajo paguan korrupsionin botëror kundër njohjes së Kosovës, dhe zhvat të ardhurat e 2 milionë shqiptarëve të Kosovës me një tregti dumpingu që kuptohet se është e subvencionuar nga shteti serb.

Ndërhyrja dinjitoze e kryeministrit Haradinaj për taksën 100 për qind kundrejt mallrave me dumping të Serbisë, ngre lart dinjitetin shqiptar dhe ekonominë shqiptare, dhe ngre po ashtu lart moralin shqiptar në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Por në të njëjtën kohë, ajo e shkallmon përfundimisht dumpimgun antishqiptar, dhe, ndërsa godet shumë rëndë ekonominë e Serbisë, i hap rrugën e kooperimit ekonomisë midis dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Koha historike proshqiptare i ka trembur prej kohesh hordhitë serbe, por kjo ndërhyrje frontale që iu bëri kryeministri Haradinaj, do ta shihni sesi do t’i zgërlaqë plotësisht.

Që nga ky moment në fakt do të nisë të funksionojë me forcë të mirëfilltë ekonomike bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë, deri tani i ndaluar nga dumpingu i fëlligësht serb.

Në funksion të kësaj mase, shpejt do të rinisë vrullshëm prodhimi i mallrave në rrafshin Shqipëri-Kosovë, dhe strukturimi normal i tregut të lirë e të përbashkët i dy shteteve shqiptare.

lll.

Ajo që të bën përshtypje në këtë kohë është fakti që ka disa shtete të Bashkimit Evropian që janë tensionuar dhe nuk duan ta pranojnë masën e tarifës 100 përqind të Kosovës ndaj Serbisë. Po e kanë gabim dhe po dalin zbuluar.

Pse, nuk e kanë ditur këto politika që Serbia ka aplikuar dumpimg kundrejt mallrave që ajo shet në Kosovë, në mënyrë që, me subvrncionim shtetëror, të ulë çmimin artificialisht dhe të godasë rëndë efiçencën ekonomike të prodhimit në Kosovë?

Bashkimi Europian e ka të ndaluar me ligj dumpingun, por po e shohim se nuk ka folur fare për rastin e Kosovës. Atëherë le ta mësojnë tani këto shtete që Serbia ka cenuar rëndë ligjin ndërkombëtar të tregtisë, dhe njëherësh edhe dinjitetin e ekonomisë së Kosovës.

Në një sens politik, taksa që vendosi qeveria e Kosovës, e shëmb përfundimisht gënjeshtrën e politikës serbe se gjendjen e politikës në Kosovë e drejton ajo. Akti i taksës njëqind përqind për mallrat serbe, është në fakt një akt i pastër juridik që vërteton faktikisht pavarësinë reale të Kosovës si shtet i mëvetësishëm.

Duhet guxim në këtë kohë sepse vetëm politikën amerikane kemi njëqind përqind me shqiptarët. Të tjerët nuk e duan një Shqipëri-Kosovë të fortë dhe proamerikane në këtë zonë.

Kjo është arsyeja që shqiptarët në këto momente historike duhet të tregohen të fortë jashtë frymës së qeverisë. Qeveritë shqiptare ka njëqind vjet që ushqehen politikisht nga Athina dhe nga Beogradi. E tillë është edhe pjesa më me madhe e medias shqiptate sot.

Por duhet të kujtohemi, se heroika ka qenë dhe është vetëm ajo që del nga fryma e popullit, në një kohë kur qeveritë nuk janë me këtë frymë. Në këtë rast qeveritë i shkojnë zorile pas frymës popullore dhe nuk e drejtojnë dot.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Cili është pozicioni historik i qëndrimit burrëror të Ramush Haradinajt dhe pse BE nuk do një Shqipëri-Kosovë të fortë?”

  1. alphade says:

    Mire,more zoti Ngjela,mire e ke por pyetja ime dhe e kujtdo
    shqiptari anonim eshte : “Me cfare monedhe shet e blene sot
    Kosova ? “Me duket se me Euro” ? Po nga i merr keto Euro
    kjo Kosova, “me duket” nga BE-ja ?! Po sikur kjo BE-ja presi
    “vijen e ujit” Kosoves cdo te beje bythgjeri kryeminister i Koso-
    ves ? Ta haje me buke patriotimin apo apotheozen e “heroikes
    kastrioniane” ?? Eshte kollaj te besh patriotin, por llogarite duhen
    bere me hanxhine dhe jo pa hanxhine…! Nga eksperienca, ju e di-
    ni se edhe dikur u be nga regjimi i kaluar me “larje hesapesh me
    Kinen” ,por sot ajo mbahet mend nga shqiptaret si nje gabim e
    aventure qe vendi yne i shembi maredheniet me Kinen……!
    Nuk duhet shkuar ne aventure e populizem ….! Vendi duhet ruajtur
    nga politikanet pa pervoje se e cojne popullin ne greminen ekonomi-
    ke. Realisht ketu nu e kam fjalen per taksen 100 per qind ndaj Serbise,
    asaj a ka mundesi edhe shume restriksione te tjera tregtare por e kam
    fjalen me reagimin e aletave te Kosoves dhe Shqiperise,te cilet me sa po
    shikojme nuk jane dakord me kete mase te ndermarre nga Kosova…!!

    1. ILIAZ LAZI - Gostivari says:

      ALPHADE!
      SIKUR I PËRGJITHËSOJMË GJËRAT.
      NUK DUHET FOLUR PËR EVROPËN SI BUKË DJATHI, TËRËSI, SE KEMI SHUMË E SHUMË ZYRTARË TË LARTË EVROPIANË ME KORREKTËSI E PASTËRTI ETIKE. MOS KUJTO SE NUK NA MBËSHTESIN. FJALA ËSHTË PËR SEGMENTE BRENDA EVROPËS, JO BARDHË E ZI. VEPRIMI I HAJREDINIT DO NXISË EDHE REFLEKTIME MË TË THELLA E MË TË SINQERTA.
      ËSHTË PUNË QË BIE NË SY SHESHAZI SE SEGMENTE TË CAKTUARA EVROPIANE E FAVORIZOJNË SERBINË PA PIKËN E KRITEREVE, OSE PA PIKËN E TURPIT, SIC THOTË POPULLI.
      NATYRA DIALEKTIKE I POZICIONON DO DUKURI NË VENDIN E DUHUR, KUNDËR VULLNETIT SUBJEKTIV, TË SHPREHEMI ME NUANCA MENDORE FILOZOFIKE.

    2. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

      hhahahaha,37 here i tredhuri[atheos] Ngjeli ka perdorur ”heroiken sunite”……………..mutlu ramazan!

    3. PSE ? says:

      O Alphade , nuk po na thua … , Europa po ia dhuron buxhetin në euro Kosovës , apo e fitojnë vetë kosovarët me punën e tyre ! Dollari dhe euro janë monedha që përdoren në gjithë botën , por kjo nuk do të thotë se çdo vend që e përdor atë , është vasal i USA-s. Ti përpiqesh të na mbushësh mendjen se nuk je “kundër” taksimit 100 %, por në thelb del i zbuluar që je plotësisht i një mednje me Sërbinë . Agjentura sërtbe , nuk ia u ka vënë në ballë stemën e saj spiunëve që punojnë për të , por zelli i madh sllavofil të nxjerr lakuriq !

  2. Lili says:

    Edi Ramen nuk e permend fare zoterote…por ai eshte politikani qe po i kthen dinjitetin shqiptareve…degjohe edhe nje hete cfare tha ne mbledhjen e perbashket ne Peje…o Taku..

  3. "BOHOTINA" says:

    Trajtim interesant dhe une e vleresoj kete llogjike. Bukur.

  4. ILIAZ LAZI - Gostivari says:

    PAC SHËNDET, MIKU IM!
    MOMENTET E MËDHA HISTORIKE KRIJOHEN ME GUXIM E SAKRIFICA.
    SEGMENTI ANTIAMERIKAN NË EVROPË, PËRMES DARDANISË GODET AMERIKËN.
    NË KËTO MOMENTE U TREGUAM SHUMË VIGJILENT.
    USA, USA, USA!

  5. Realisti says:

    Artikull realist !!
    Kosova në shekuj ka pësuar më shumë ditë të zeza se ka gëzuar ditë të Bardha.
    E fundit, tragjedia e vitit 1999.
    Si do përfundojë kjo punë.
    Të shkojë në fund Harajdinaj.
    Më e keqja do sjellë situata të provuara me SHEKUJ, por bile bile do jenë të kënaqur me koshjencën e tyre.
    Respekt për Harajdinaj.

  6. Fatmirramati says:

    Shqipetaret ne ballkan dihet boterisht qe jane me pro-amerikanet ne bote per arsyet qe dihen boterisht , kjo dhe vetem kjo arsye ben qe be dhe tere evropa nuk i do shqiptaret por i perdor per interesat e veta te ruajtjen e paqes ne ballkan e kontinent , mos prisni miresi nga kurva e vjeter .

  7. emigranti says:

    Vendimi me I mire I qeverise se Kosoves, nga I cili te mesoje edhe ajo e Shqiperise.
    Derri e do me plumb.
    Trajtim I mire nga z. Ngjela.

  8. Vivi says:

    Zoti Avokat,
    Angazhimi qe ke marre ndaj USA duket qarte , por mos harro se dy vende MUTI nuk bejne dot nje Parajse por vetem NJE HALE !!!

  9. Asi11 says:

    Po mire more Taku po ajo amerika jote dhe europa po e kundershtojne veprimin e Haradinajt pra po i thojne qe duhet anullu ai veprim pra Amerika perfundimisht mbeshtet Thaçin ne idene e korrigjimit kufive(idene vete amerika ja ka dhene), pra Thaçi eshte kunder taksimit 100% te mallrave serbe , atehere ti si e shpjegon kete pune .

  10. @ says:

    Po Gjermania, Avokat, ku futet ne kete mesele?
    Apo ke harruar cfare ke shkruar me pare?

  11. capi dhia says:

    Artikull, retorike e sforcuar. Sepse Heroiken Hoxhiane e provuam dhe … , per pasoje edhe Heroika Kastriotiane te con ne Vetizolim. Politika e hapur eshte Shpetimi i vetem i Shqiperise, por, kjo politike duhet luajtur me ustallek. A eshte Haradinaj nje Usta i politikes se hapur? A je ti Ngjela po ashtu nje protagonist i politikes se hapur? A eshte Rama nje lider i politikes se hapur? Kjo Eshte Ceshtja. Jo – Izolimit. Izolim do te thote lufte brenda, dhe braktisje nga jashte. Ose. Mish per topat e bajlozeve boteror. Tung.

    1. katarakti says:

      Ke shkruajtur budallalliqe pa fund.Nuk arrij ta kuptoj nese e ke nga budallalliku apo maskaralliku! Heroika kastriotiane te çon ne vetizolim! Si keshtu. Dhe çfare kupton ti me politike te hapur? Qe te ulim koken?! Qe gjithkush te bej ligjin ne Kosove?! Po Kosova ku mund ta beje ligjin?! Politika e hapur eshte per te fuqishmit qe i vene 2 kembet ne nje kepuce te dobetit. Kryeministri i Kosoves beri veprimin e duhur me taksen qe i vendosi Serbise. Por ky veprim duhej te ishte ndermarre qe 5 – 10 vjet perpara. Tani eshte pak si vone. Aq me shume qe Amerika e Trumpit nuk ka me interes per Ballkanin.Dhe Rusia eshte forcuar shume. Nuk eshte çudi qe ndonje dite Serbia te krijoje nje force te armatosur ne veri te Kosoves qe do te prese çdo lidhje me Prishtinen. Siç beri Rusia me Ukrainen. Dhe ne fund perse Serbia nuk ben nje politike te hapur ndaj Kosoves, por e saboton ne çdo hap?!

  12. Peshkaguri says:

    Baballaret e supes greke dhe 300 evro e kane mbushur me komente pothuajse 90% qind jane te tyre sepse njihen plehrat.
    Te dashur supaxhinj shqipfoles i futni vetes nga nje litar rreth qafes me nje gure dhe kerkoni ndonje ure ose maje mali dhe hidhuni me koke direkt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *