Faleminderit studentë, ju admiroj pafund! Na dhatë një shembull të mirë ne të rriturve dhe politikës

6 Dhjetor 2018, 11:07Blog TEMA

Nga Gjergj Meta

Faleminderit studentë! Rastesisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët.

Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja.

Por keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar.

Në fakt ndejta disi anash teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës, sidomos asaj opozitare, që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja.

Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend sepse politika e qeverisë ua ka bërê t’u gërtitet ky vend.

Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor.

Ju jeni përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap nëpër studjo televizive pa asnjë produkt.

Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj.

Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë.

Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.

Ju mund ta bëni ndryshimin. Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj.

Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund!

25 komente në “Faleminderit studentë, ju admiroj pafund! Na dhatë një shembull të mirë ne të rriturve dhe politikës”

  1. tito says:

    ore zoteri. kush te ka thene ty qe njerezit ikin per shkak te politikes? jo or jo. ikin per shkak te popullit. te mungeses se kultures dhe edukates se njerezve qe na rrethojne. keta njerez e bejne politiken.

  2. ilir says:

    Po ky cdo? Me duket se eshte klerik!!!!!!

  3. Politikane baxhella says:

    Do rri Edushi ne shqiperi bashke me lali bythen, do ri dhe Lulushi bashke me Salehun dhe me presidentin hajdut.
    DO JA FUSIN NJERI TJETRIT SE NUK DO KETE ME POPULL.
    DO BEJNE ROTACIONE, NJEHERE DO RI NJERI POSHTE E TJETRI LART E PASTAJ ANASJELLTAS. DERI SA TE NGELIN ME BARRE.

    1. E says:

      Ore prifte mos u fute ne politike se pastaj do ta pesoni si ne kohen eEnverit dhe sdo kete pape te shpetojPRIFT me POLITIKDuhet te jete me LSI

  4. faleminderit prift! le te rrine ne shqiperi hajdutet dhe kriminelet e ketij vendi . sali shpellari fatos pjaneci, ilir floriri,monika silikoni , lul hajduti , edi rama mashtruesi. rinia te iki nga ku vend ku edhe pse punon nuk mbyll do muajin. plera ju denofte zoti

    1. trimi says:

      Ti prift apo psedo prift, perpara se te besh politik duke perdorur keya student, ku shumica e tyre nuk dine te shkruajne emrin e tyre, shko hiq veladonin dhe me teseren e sal ram sheqere birishes.

  5. Shvejk says:

    Ka te drejte autori, politika nuk duhet t’ua vjedhi protesten studenteve, i takon klerit ta vjedhi.

  6. Gaspri says:

    Ti or dom ndocrroku, ben mire te mos perzihesh ne raste te tilla. Ke statusin tend si prift dhe kaq. Tendenca per tu hequr si “gjithollog”, nuk i ben nder parimeve kishtare.
    Biles, me qe me dole ne shteg, ben mire tu rrish strikt edhe disa normave e parimeve te tjera themelore mbi bazen e te cilave eshte ndertuar e qendron ne kembe ngrehina e institucioneve kishtare.

  7. Ganiu says:

    Zoterote me duket se nuk e more vesh mire. Keta demostrojne qe te japin provimet pafundesisht pa i fituar ato me dije dhe per kete mos paguajne asnje lek. Si klerik jepi bekimin te jene mire me shendet ata dhe prinderit qe paguajne. Kaq.

  8. hysa says:

    Palo prift, mos u merr me politike po merru me punen tende te fese. Mos na perkrah ata persona, qofshin edhe studente te cilet nuk studjojne po rrine neper kafene dhe duan provimet pa mesuare pa harxhuar. Jo zoti prift te rinjte duhet te studjojne e te mos jene mbetes, por te dalluar. Nqs te dhimbsen ata studente, merr nje iniciative qe kisha te paguaje detyrimet qe duhet te paguajne studentet. Une nuk kam pse paguaj per disa dembele ne menyre qe ata te mos mesojne e te marrin diplomat, te cilat po nuk u moren me pune e djerse, nuk do te kene asnje vlere, per vete studentet e jo me per Shqiperine.

  9. Agron says:

    Po Ky kleriku cfare do te Thot qe studentet Te rrine kafeneve dhe ne Tu paguajme parat .Jo.

  10. Oparaku says:

    Prifte per ty eshte e mira qe te merresh me punet ezotit dhe te mos i hellesh benzine zjarrit.Protestat e studenteve nuk jane per ecien perpara por po perkrahin dembelet ato q e nuk mesojne por sidhen kafaeve .jojrave te fatit rrugeve Biles per mendimin tin kete lloj takese ju trefishoj qe te detyrohen te mesojne dhe provimet te mbyllen mbenda vitit.

  11. Oparaku says:

    Prifte per ty eshte e mira qe te merresh me punet ezotit dhe te mos i hellesh benzine zjarrit.Protestat e studenteve nuk jane per ecien perpara por po perkrahin dembelet ato q e nuk mesojne por sidhen kafaeve .jojrave te fatit rrugeve Biles per mendimin tin kete lloj takese ju trefishoj qe te detyrohen te mesojne dhe provimet te mbyllen mbenda vitit.

  12. anonim says:

    Bravo!
    Kush nuk do atdheun nuk e meriton te jete prift ,pop apo hoxhe.Do Zoti ia dalin , rinia studentore eshte shpresa e fundit per ndryshim dhe per tu kthyer kah rruga e drejte.

    1. Troç says:

      Fali o zot se nuk e dine ça bajne, fale o zot se nuk e din ça flete( Llafos )

    2. S we says:

      Anonim kote shpreson o pd ist

  13. labi says:

    ktyre student bravo i qoft ,por dhe ne si popull duhet ti shporrim Kya qen qe Jan ne parlament qofshin majtas she djathtas

    1. Mondi says:

      Duke filluar nga Dr. SRB i pari……..

  14. faro says:

    Mesazh shumë I vlefshëm dhe për më shumë i bere nga një përfaqësues i fesë.
    Respekt Z. Gjergj!

  15. Nari says:

    KY ESHGTE EDHE PRIF EDHE MIGJENIAN!!!
    PERDOR GJUHEN E MIGJENIT EDHE PSE ESHTE HIERARK I KISHES KATOLIKE, TE CILEN MIGJENI E SULMOI PATURPESISHT!

  16. Devolliu says:

    Prift legen !
    Ja keshtu e perceptoj une nderhyrjen e ketij burrit me rrase te zeze.

  17. mik says:

    I njejti militant ka komentuar mbi 5 here ha ha…..
    Ti je prift i thone disa, shiko punet e fese !!! Edhe keta taman si baballaret e tyre ne 1967 !!
    Edhe ai qe asht doktor, mesues apo cfar do tjeter, duhet te shikoj mjeksine, shkollen e ku ta di un cka tjeter, por jo se cfar bahet ne vendin e tij !!
    Pse mor zuzar, ai qe asht prift nuk duhet te mendoje, nuk duhet jete qytetar e ketij vendi ?!!
    A nuk asht diskriminim kjo ?!

    1. moni says:

      Ata palo studente qe nuk dine as ne cilin kontinent jetojne nuk kisha per t’i perkrahur kurre. E forta eshte se fitimet i doni si ne kapitalizem, kurse pjesen tjeter falas si ne komunizem. Se ca trushkulur nuk marrin dot nje provim me note minimale dhe per kete arsye e zvarrisin 5 vjet, me vjen keq, por te paguajne qe c’ke me te. Mos harro se keta dudumet nuk dalin ne proteste nga indinjimi i mirefillte, por nga deshira per parazitizem dhe militantizem. Ne te ardhmen jeta jote do varet tek nje doktor nga keta qe ti sot po i qan hallin. Kur te coje per lesh, kije parasysh se ate dite kur duhet te mesonte anatomine, i kishte bere naften shkolles per te pellitur ne rruge! Por ti si njeri me shpirt hyjnor patjeter qe do e falesh…

  18. gurbetcari says:

    cka do prifti, apo ka dal te gjuaj ndonje cun te ri, sepse kisha do ja paguaj shpenzimet, apo do u thote konvertohuni ne katolicizem ne do ju ushqejme, paguajm shpenzimet dhe ne fund ua fusim ate mikun mbrenda, o prift shko atje ku e ke vendin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje