Forbes shpall listën e 100 grave më të fuqishme në botë, ja cila kryeson listën

6 Dhjetor 2018, 14:20Bota TEMA

Sipas revistës amerikane të biznesit “Forbes”, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vazhdon të kryesojë listën e 100 grave më të fuqishme në botë, transmeton  AA.

Në listën e revistës amerikane, kancelarja Merkel u zgjodh gruaja më e fuqishme në botë për të tetin vit radhazi dhe 13 herë në total. Ajo u pasua nga kryeministrja britanike, Theresa May dhe drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde.

Në 10 emrat e parë të kësaj liste, pas Merkel, May dhe Lagarde vijnë drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra, drejtoresha ekzekutive e kompanisë për investime Fidelity Abigail Johnson, themeluesja dhe zëvendës kryetarja e Fondacionit “Bill & Melinda Gates”, Melinda Gates, drejtoresha ekzekutive e YouTube-s, Susan Wojcicki, kryetarja ekzekutive e Santander Group, Ana Patricia Botin, kryetarja ekzekutive e Lockheed Martin, Marillyn Hewson dhe drejtoresha ekzekutive e IBM-së (Makinat Ndërkombëtare të Biznesit), Ginni Rometty.

Lista vjetore përfaqëson gratë në gjashtë kategori, në atë të biznesit, teknologjisë, financave, medias dhe argëtimit, politikës dhe filantropisë.

Në këtë listë, ku përfshihen emrat e një numri të madh të grave nga bota e punës dhe artit, këtë vit kanë hyrë 20 emra të rinj.

Gratë që marrin pjesë në këtë listë, e cila përgatitet çdo vit që nga viti 2004, përcaktohen në bazë të kritereve si shikueshmëria në media, drejtimi në politikë dhe ekonomi.

3 komente në “Forbes shpall listën e 100 grave më të fuqishme në botë, ja cila kryeson listën”

  1. rexha 10 says:

    PATJETER MINISTRJA E ARSIMIT TE REPUPLIKES SE SHQIPRISE NEVENDE TE PARE.

  2. Toni says:

    Esht gabim komplet. Ne vend te par esht Grida Duma.

  3. Njutoni says:

    Po ça kan kto “t fortat”.
    Kan pidh me muskuj a?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje