FSHF-ja largon tifozët nga stadiumet, Partizani luan pa spektakorë ndaj Kukësit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet për javën që lam pas në Kategorinë Superiore dhe në Kategoritë e tjera të futbollit shqiptar.

Super sfida e javës së 17-të e Superiores që do të luhet javën e ardhshme në “Selman Stermasi” mes Partizanit dhe Kukësit do të luhet pa praninë e tifozave.

Klubi i kuq është dënuar me një ndeshje pa spektatorë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozave në derbin ndaj Tiranës.

Edhe pse ky do të jetë një duel spektkolar dhe një imazh i bukur për Superioren, FSHF-ja ka menduar të kyç stadiumin.

Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës.

1. FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të tifozëve,hedhje të sendeve në fushën e lojës dhe përdorimin e mjeteve pirro teknike,në bazë të Nenit 65/3/a dhe 66/1 të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

2. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve duke dëmtuar ambjentet sportive të stadiumit Stërmas Stërmasi, në bazë të Nenit 66/2 të KDS ,dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. KF “Erzeni”,për sjellje të gabuar të tifozëve, hedhjes të sendeve në fushën e lojës dhe përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3 të KDS, dënohet me zhvillimin 2 (dy) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkates dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

4. KF “Vllaznia”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

5. FK “Tomori”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF

6. KF “Tirana B”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Tërbuni”,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

7. Lojtari i KF “Maliqi”, Devis Meçollari, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. FK “Skrapari”, për sjellje të gabuar të spektatoreve duke shkaktuar ndërprerje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1/b te KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

9. SHS “Albpetrol”,në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

10. Lojtari i FC “Term”, Ertis Bregu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. KF “Memaliaj”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të perkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

12. Lojtari i KF “Përmeti”, Orgest Todhe, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti

13. Lojtari i KF “Butrinti”, Justin Dadaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Vlora” U-19, Ardi Koci, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet 12 (dymbedhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i KF “Vlora” U-19, Brigeld Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 40 dhe 49/1/a të KDS, dënohet 16(gjashtëmbedhjetë)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. KF “Kamza” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me “Akademia AAS” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero)

17. KF “Dajti” femra, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

(TemA)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “FSHF-ja largon tifozët nga stadiumet, Partizani luan pa spektakorë ndaj Kukësit”

  1. kujtesa says:

    Ceshte ky denim kolektiv ore amani!
    Me mire denoje klubin dy fish te gjobes qe mendoni por tifozat moz i largoni nga stadiumi. Jane bukuria e ndeshjes dhe spektakel qe frymezon ekipet.
    Behuni njerez normal dhe pa komplekse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *