Gjigandi amerikan “Hyatt” vjen në Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja me “Kastratin” për ish-Sheratonin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesditën e kësaj të enjteje, në kryeqytetin shqiptar është nënshkruar marrëveshja për të sjellë në Shqipëri të gjithë eksperiencën dhe menaxhimin në fushën e hotelerisë, të kompanisë gjigante amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago.

Standardet më të larta të hotelerisë vijnë në Shqipëri falë bashkëpunimit të këtij “brand”-i të famshëm amerikan me “Kastrati Group”, për të menaxhuar pikërisht ambientet e ish-hotel Sheratonit pasi bleu “Mak Albania”-n.

Turizmi elitar shqiptar do të ketë tashmë një “Hyatt Regency and Residency”, hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri dhe që do të ketë kapacitete më të mëdha sesa më parë, por edhe një pasaportë “gold”.

Në fjalën e tij mbajtur gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Rama theksoi ndër të tjera rekomandimet apo ankimet që lënë zakonisht vizitorët e huaj kur vijnë në Shqipëri, teksa të bie në sy problemi i akomodimit jo të përshtatshëm.

Një investim kaq i rëndësishëm për një hotel me 5 yje në Shqipëri sjell shumë përfitime për ekonominë shqiptare, qoftë me punësimin e stafit të tij, ashtu dhe me shpenzimet më të mëdha që do të bëjnë turistët kur gjejnë një shërbim dhe akomodim më të rehatshëm.

“Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi ende një hotel me 5 yje, që janë elita e industrisë së turizmit. Tashmë jemi në nisje të një projekti gjigant për sjelljen e Hyatt, që do të lërë në harresë njëherë e mirë edhe lotët e atyre që u pikëlluan kur u largua Sheratoni. Në fakt, as ai nuk ishte një hotel i mirëfilltë me 5 yje, pavarësisht pretendimeve”, tha Rama.

Duke uruar ata që bënë të mundur këtë marrëveshje, Rama tha se nuk i mbetej gjë tjetër veçse të priste për të qenë i pranishëm në ceremoninë e radhës së nënshkrimit të një tjetër kontrate me një tjetër markë të fuqishme.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Gjigandi amerikan “Hyatt” vjen në Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja me “Kastratin” për ish-Sheratonin”

  1. Elitex says:

    Per te paditurit, duke perfshire dhe gazetarin apo KM, Hyatt eshte sa 1/10 e Mariott super gjigandit qe kishte ne pronesi Sheraton e iku!

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Siç e theksova unë në një koment
    për Hilton, ca kohë më parë
    trashëgimtarja Paris
    ka hequr … gopin zvarrë 😋

  3. Komunist i Penduar Thellë says:

    Po prit o vella, Sheratoni sapo kishte erdhur, tani perse iku?

  4. C says:

    Mandi Nishsheratoni te ka shpirt

  5. gomari says:

    na plasi sikur jane per ne .jan per ramen dhe dashnoren e tij . plera kapitaliste shfrytezues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *