Jozefina Topalli: Studentët po i japin dritë shprese vendit të tyre, protestojnë kundra qeverisë, oligarkëve, tradhëtise së opozitës dhe lidershipit të saj të korruptuar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Jozefina Topalli

Ata sot po protestojne kundra tarifave, por ne thelb Protesta e tyre eshte kundra varferise se shumefishuar, kundra pamundesise per te jetuar nje jete sic e enderron cdo i ri; ata sot protestojne kundra papunesise te prinderve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjysherve te tyre; protestojne kundra padrejtesise, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit qe ka kap cdo qelize te ketij shteti; ata protestojne kundra krimit e pasigurise; protestojne ne fakt kundra qeverise dhe oligarkeve; kundra tradhetise se opozites dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithe atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozite.

Ata sot protestojne kundra nje sistemi te kalbur qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe studentet e 8 Dhjetorit kerkuan 3 dekada me pare.

Ata sot po i japin shprese famijeve te tyre , shtepise se tyre, vendit te tyre te dashur.

Ata po thojne : duam te jetojme ketu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjere , vellezer e motra te tyre qe iken nga deshperimi.

Bravooo studenta!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Jozefina Topalli: Studentët po i japin dritë shprese vendit të tyre, protestojnë kundra qeverisë, oligarkëve, tradhëtise së opozitës dhe lidershipit të saj të korruptuar”

  1. Beni says:

    Kjo me gjithe ato mekate qe mbart nuk ka goje te flase per studentat. Eshte turp te flase kjo dhe te tjere si kjo qe e quan kete vend ne gremine. Kjo eshte nje ikone e madhe e kesaj zallamahie 27 vjecare. Si guxon te flase per studenta e demokraci. Politikanet si puna e kesaj din vetem te pervetsojne. Turp te flase kjo. E meshirofte Zoti me ato qe ka bere.

  2. Gaetano says:

    Ata protestojne dhe duhet te protestojne kudo neper shqiperi.
    Te shohin ndryshimin ku shkollohen klyshet e politikes neper bote kundrejt sakrificave te prinderve te thjeshte .
    Te protestojne si e katandiset shkodren ju te majte e te djathte si nje irak per keto vjet.
    Te protestojne sepse sa ju kushton nje dreke ju politikaneve,prinderit e tyre marrin rroge per nje muaj neper galerite e minjerave .
    Te protestojne dhe te inkurajojne prokuroren te filloje drejtesine mbi balenat e korrupsionit qe nuk lane e spo lejne gje pa vjedhur e pa shitur pasurine e shqipetareve
    Te protestojne qe mos perfaqesohen me neper tv nga modele doda,saliu,Monique ,rama,bashuker,por nga njerez te paster.
    Te protestojne si perfundim,qe ne universitetet e tyre,mos afrohet dhe ajo pjese e rinise,qe shkollim dhe arsimim quan ,droge seks dhe xhiro nga blloku.
    Te protestojne Jo per te ri zgjuar endren tone dikur qe na u tall dhe e tallin te huajt akoma,ta bejme shqiperine si gjith europa.
    Te protestojne thjesht dhe per shqiperine te thone,cka qene,si eshte katandisur,dhe cdo te bejme ne si shqipetare per vendin tone.
    Dhe te siguroheni,do vije vete europa tek ne,Jo per sale e per rame,por thjesht te kalojne pushimet neper veri dhe jug,ne nje vend te bekuar nga zoti por qe lejojme te drejtohemi nga nje klase politike qe syte dhe bythet I kane vec te krietaret Jo per shqiptaret.

  3. Mario says:

    @ Gaetano 100% me mendimin tand!!!

  4. Pa emer says:

    Qe ke te drejte, ke te drejte, por je nostalgjike per rrumpallen. Thua qe studentet protestojne per tradhetine e opozites. Ketu gabon! Opozita ka qene tradhetare qe ne fillim. Kur them kete mendoj Salen dhe ty qe e kethyet Shqiperine ne pacavure, ne zele per te fshire bythen. Do te me duhet nje nate e tere per te te treguar tradhetine e opozites. Do te me duhet shume kohe te te spjegoj qe opozita ne rradhe te pare tradhetoi idealet studentore, vazhdoi me tradhetine ndaj komunisteve duke qene vet komuniste, doli ne arrenen e jashte duke tradhetuar Kosoven duke shitur arme dhe vajguri Milloshevicit, tradhetoi partizanet, historine, perberjen sociale, etj etj. Problem eshte shume i kompiluar por ty zonje e dashur te duket sikur tradhetia filloi diten qe Basha me Salen te futen hellin….

  5. BR says:

    Nuk kthehesh me, jJozefin!

  6. shqip says:

    Hipokrizia nuk njeh kufi . A thua se ne kohen kur drejtonte kjo , rrogat ishin ” 1500 $ “. Reforma ne arsim behen edhe gjetke . Dhe kudo ndryshimet hasin me rezistencen e studenteve e te stafeve te mesimdhenies . Keta mendojne qe te vijne ne pushtet ne forme qyli . Pra me dy tre protesta , te çohet hoxha e te ulet prifti . Kur qeverine e kishte idhulli i kesaj femre te pa cipe , nuk kishte protesta studentesh . Shkolla ishte shoping . Ti paguan , une te shes diplomen . Dhe me kete standart , zonja ” kapne per zhele e nxjerne jashte ” instaloi ne Shqiperi republiken e bananes . Shume e peshtire per ti zene emrin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *