Lindita Nikolla: Miratoj me të dyja duart kërkesat e studentëve, grup pune për t'i shqyrtuar

6 Dhjetor 2018, 14:35Politika TEMA

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka shprehur qëndrimin e saj lidhur me kërkesat e studentëve.

Duke falenderuar studentët për protestën, ajo tha se vlejti për të marrë më tepër informacion dhe për të nxitur një debat universitar.

Sa i përket kërkesave të parështruara, ajo tha se i miraton dhe se do të ngrihet grup pune për analiza më të thella.

Faleminderit që keni përcjellë të gjithë komunikimin në këto ditë. Më vjen mirë që kam marrë reagim inkurajues nga disa këshilla studentorë.

Kemi kohën që presim një angazhim edhe më të madh të studentëve për modernizimin e çdo institucioni të arsimit të lartë.

Kjo protestë tregoi se sa pak informacion dhe sa pak komunikim kishte tek studentët për atë që sjell reforma e arsimit të lartë.

Më shumë se sa rëndësia për të shfuqizuar pikën 4 të VKM kjo protestë ia vlejti shërbeu si një katalizator për një debat shterues brenda universitetit.

Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentorë që e miratoj me të dy duart që të ngrihen grupe pune për 3 pikat e tjera. Jam shumë dakord për të ndërtuar një dialog ku çdo aktor në jetën e universitetit t’i bëjë transparente për gjithçka që bëhet në jetën universitare”, deklaroi Nikolla.

Ndërkohë  sot në një deklaratë për shtyp  ministrja njoftoi se qeveria do shfuqizojë VKM nr. 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:
“Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet”.(TemA)

17 komente në “Lindita Nikolla: Miratoj me të dyja duart kërkesat e studentëve, grup pune për t’i shqyrtuar”

  1. Vivi says:

    E bukur kjo : “Studenteve u duhet shpjeguar se cfare sjell Reforma e Arsimit te larte” ???
    Nuk ka nevoje t’ja shpjegosh se studente dhe pedagoge e provojne ne kurriz cdo dite hallven qe keni gatuar ju me Ramen .

    Ça osht Façizmi ?? – Osht si hallva me shume sheqer ! (Qazim Mulleti)

    1. agim says:

      Cdo gje ka qen publike po kur e ke mendjen me len oret te duket sikur se ke degjuar ndonjer

    2. goni says:

      E para ministria ju kerkoi te uleshin te binin dakort per nevojat qe kane, ngelsat sdeshen, se ju pelqente te rrinin dhe ca dite pa shkolle…protest pa lidhje….

    3. i pavarur says:

      po mire kaq shume katranjoz paskan universitetet shqiptare sa po dalin ne proteste keta, keta se dine se cfare kerkojne dalin ne proteste thjesht sa per te lene oren e mesimit

    4. Mersi says:

      ca jane keto studente, qartazi keto gjera i ka propozuar rektorati se kuptoj pse protestojne te korpusi te zyrat e rektoratit se mynyr koni e ka fajn qe kerkon te mbushi leket e veta

    5. GAniu says:

      lerini llafet po shkoni futjuni shkolles mos i merrni provimet 4 edhe skeni pse shqetsoheni vetem ne shqiperi protestojne qe nuk duan te paguajne kur ngelin

    6. Artemisi says:

      Stdente duhet qe te jene te qarte per ligjinin perpara se te protestojne e te dalin ne rruge

      1) kjo tarife rendon vetem mbi ata studente qe e jeapin provimin mbi tre here dhe nuk e kane marre( kjo do te thote se nuk jane te afte per ate shkolle nuk duan te mesojn ose nuk dine dhe jane mbetes )

      2)studentet po perdoren politikisht nga paratite opozitare per te ardhur ne pushtet ( perse nje student duhet te protestoje te ministria e arsimit kur qartazi universitetet jane autonom dhe te pavarur dhe ata ndryshimet brenda universitateve i vendosin vete )

      3) studentet duhet te protestojne kunder pedagogeve qe.u kerkojne lek per ti kalur cfaj ka ministria ne kete mes

  2. buj says:

    JO ME DY DUART … ME NJI DORE, EDHE DY KOMET MAJ NALT SE VETEM KSHU FILLON TE BELBEZOSH TI

  3. Studenti Dembel says:

    Po pse duhet ti miratosh moj QYQE!
    Ne te gjithe boten rregulli eshte ky:
    1. Nje provim e ke te perfshire tek tarifa vjetore e shkollimit
    2. Nese ngel:
    2.a Ose e jep dhe nje apo dy here dhe pastaj i thua lamtumire Fakultetit (pra e humb te drejten e studimit si 2 apo 3 here ngeles (se keshtu ka qene ne kohen e xhaxhit)
    OSE
    2.b Paguan koston per cdo here shtese.
    Kurse ketu ne Shqiperi, studente DEMBELA, qe rrine gjithe diten kafenve dhe nuk mesojne, kerkojne te futen nga 17 here ne profim derisa tu jepet mundesia te kopjojne apo tu bjere teza qe kane mesuar. Pra duan te tallen me institucionin. Bukur le te tallen, por te paguajne, dhe te shofim sesa here do e lejonte nje familje femijen e vet te tallej me parata e familjes.
    Pra thjest, studented kerkojne nje sistem universitar “rrumpalle” sic e beri Sala, dhe kjo qeveri i thote lepe-peqe. Une i them Rames te mos e lejoje kete ndryshim, sepse ai qe eshte ngeles duhet te stimulohet te mesoje dhe jo te meshirohet pa fund.

    1. Klimax says:

      Ne ke bote? Po te jap nje shembull. Cdo student ne universitetet suedeze jo vetem qe nuk paguan “tarifa shkollimi”, por, ne te kundert, i jepet nje ndihme mujore (300 €) per periudhen e studimit. Nje student qe nuk merr nje apo disa provime gjat nje semestri, ka te drejte ti ri-japi ato ne nje afat kohor brenda semestrit, (psh shtator-dhjetor). Ne qoftese nuk i merr perseri, nje apo disa nga provimet, atehere ne semestrin e ardhshem (psh janar-qershor) nuk ka te drejte qe te vazhdoi leksionet me ish grupin e tij pasi eshte i detyruar te japi provimet e prapambetura dhe gjithashtu i nderpritet ndihma financiare gjat ketij semestri. Ne qoftese i merr provimet atehere vazhdon me lart me grupin e ri dhe ndihma financiare rifillon perseri, por sigurisht, pa perfituar semestrin e humbur, por ne qoftese nuk i merr provimet, atehere eshte i detyruar ti perseri ato derisa ti marri e me pas ka te drejten per te vazhduar me lart.

    2. Krio says:

      o milionero flitet per femijt e zgjuar te fukarenjve qe jan e ardhmja e kombit. jo per Midhad Frasherin djalin Abdyhlit

  4. Laku says:

    PO SHEFI JOT MOJ TUTKUNE ME SA DUAR E APROVON,JU SHPETOI SHURRA PRANDAJ BENI SI ENGJEJ TANI O HARBUTER

  5. durrsak says:

    praktikisht i bie qe kjo proteste ishte per ngelesat…. . kurse ata qe besojne se jane te zgjuar e pranojne qe te paguajne per ataa qe ngelin…..bukur…

  6. Rexho Cami says:

    Lindita, eshte koha e dinjitetit tend – Largohu.

  7. Fieraku nga Ferrasi says:

    Mit’hatit i vjen anes ti
    Abdulit i ha mune.

  8. blerta says:

    Kjo idnote duhet shkarkuar urgjentisht…..

  9. blerta says:

    Boll me kete ministre qe fle gjume, kjo eshte e deshtuar me gjith ty o Edi……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje