Lubonja, Astiri dhe opozita

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bedri Islami

Lajmi i ditës së djeshme, i cili u përhap thuajse në të gjitha mediat, se analisti Fatos Lubonja ka qenë mes protestuesve banorë të Astirit, së bashku me thirrjen e tij për përmbysjen e qeverisë Rama, zgjoi interes për atë pjesë që e mbështet atë sot dhe që e ka urryer disa vite më parë.

Lubonja është një ish i burgosur politik i kohës moniste, pjesë e së cilës ishte dhe kundërshtar i të cilës e bënë.

Ka një dallim esencial mes kundërshtarëve të regjimit nga ajo që mund të quhet klasë e përmbysur e vitit 1945 dhe që kishte vërtet hesape me komunizmin: hesape të pasurisë, të bindjeve, të qëndrimeve, të prejardhjes, të mendimit dhe e cila gjendej natyrshëm në skajin tjetër dhe si e tillë, duke pritur ndëshkimin, bëhej gati për një përballim të ri dhe, të atyre që nuk u bënë me dashje kundërshtarë të regjimit, por që regjimi nuk i deshi më, pasi, duke qenë pjesë e elitës së tij, ata, ose u bënë koka turku, prej të cilëve duheshin trembur të tjerët, ose sapo kishin filluar të rebeloheshin, nga të cilët, etërit si pasojë e thyerjes së idealit që kishin pasur në rininë e tyre, ndërsa bijtë më shumë si modë, snobizëm dhe llastim politik.

Megjithatë ata u ndëshkuan ashpër, padrejtësisht, humbën rininë, të ardhmen e tyre, ua shkatërruan familjet, por asnjëri, ose pak prej tyre, mendonin seriozisht se do të përmbysnin regjimin që i kishte bërë të ishin në elitën komuniste.

Të më ndjejnë, por shumë prej tyre, që sot janë në radhët e disidentëve politikë, që u burgosën, internuan ose u persekutuan,qofshin bij ministrash, gjeneralësh, sekretarësh, etj., kjo u ndodhi jo se deshën, por sepse regjimi nuk i deshi më ose nuk iu përshtatën atij.

Lubonja është njëri prej tyre. Më shumë e bënë armik të regjimit, se sa u bë vetë i tillë.

Por, duhet saktësuar, se kjo nuk e mohon aspak vuajtjen e tyre.

Të më ndjejnë, por shumë prej tyre, që sot janë në radhët e disidentëve politikë, që u burgosën, internuan ose u persekutuan, qofshin bij ministrash, gjeneralësh, sekretarësh, etj., kjo u ndodhi jo se deshën, por sepse regjimi nuk i deshi më ose nuk iu përshtatën atij.

Fatos Lubonja është njëri prej tyre. Vera Bekteshi një tjetër. Ngjela, po ashtu. Për të cituar më të njohurit.

Por kjo nuk dërgon në harresë vuajtjen e tyre.

Kur kam lexuar librin e Lubonjës, “Në vitin e shtatëmbëdhjetë”, kam ndjerë shtrëngimin e darëve të pushtetit mbi jetët njerëzore.

Lubonja, si shumë të tjerë, në fillim me shumicë, u bë pjesë e jetës politike. Shumë prej tyre, në kalimin e viteve, heshtën; pak mbetën dhe dy më të njohurit prej tyre, Ngjela dhe Lubonja, janë të pranishëm, megjithëse shpesh herë në kahe të ndryshme e të kundërta.

Lubonja u njoh sidomos në vitin 1997, kur bashke drejtonte strukturën më të njohur politike kundër qeverisë Berisha; ishte po ashtu më agresivi, edhe më agresiv se Kurt Kola, mos qofsha gabim i biri i Bilal Kolës së Macukullit.

Lubonja , pas pushimit të zjarrit 1997, papritmas, u gjend jashtë pushtetit, por kjo nuk është një gjë e pazakontë. Mik i afërt i Edi Ramës, aq sa ishte armik i Berishës, befas ndërroi lëvizjen e tij politike, duke u bërë armik i të parit dhe i heshtur, në mos dashamirës me të dytin.

“Vetëm i marri dhe i vdekuri nuk ndryshon”, më thoshte dikur Adem Demaçi, por e keqja e Lubonjës ishte se, me gjithë ndryshimin e tij politik, befas, nacionalisti, ose njeriu i një Shqipërie tjetër, u bë befas kozmopoliti ballkanas, mohuesi i çdo vlere të krijuar, sidomos kur ai nuk ishte më pjesë; butas i rrëshqitur në ndërlidhjet shqiptaro – serbe dhe kërcënues në ndërlidhjen e mundshme mes shqiptarëve; njeriu që kishte vuajtur nga dhuna e një kohe bënte fjalë për një dhunë të re; nëse mbi të kishte rënë dhuna revolucionare, ai, befas, bëhet mëtues i po kësaj dhune; njeriu i fjalës thërret në ndihmë lëvizjet përmbysëse, si një maoist i vonuar.

Por le të kthehem tek fillesa e këtij shkrimi: Lubonja ishte tek Astiri!

E pastaj? Cilën forcë politike përfaqëson, meqenëse ajo lëvizje tani po bëhet politike e nuk është më qytetare?

Ai është në të drejtën e tij të jetë i pranishëm kudo dhe të bëjë atë thirrje që i mbushet mendja, por ku do të jetë ai vetë nëse kjo ide e tij bëhet njëmend moto e një lëvizje përmbysëse?

Shpesh herë analistët tanë qëndrojnë në katin e dhjetë të një ngrehine moderne dhe shohin nga lart se si lëvizin gjërat poshtë, duke pirë ngadalë kafenë e tyre dhe duke hamendësuar se si mund të shkojnë gjërat.

Ata e ndjejnë veten fitues në të gjithë planet e mundshme: po fitoi një lëvizje ata shkruajnë për të; po humbi, përsëri shkruajnë, por katin nuk e ndërrojnë vetëm kur shkojnë në studiot televizive.

Lubonja ishte i pari nga analistët që shkoi tek Astiri, pra në një lëvizje. Ndërkohë janë bërë dhjetëra e ndoshta qindra shkrime për këtë pabindje qytetare ndaj një vendimi qytetar, dhe, jo pak herë analistët, nga studiot e tyre, shkojnë edhe më tej se vetë banorët. Nëse këto të fundit kërkojnë dëmshpërblimin e tyre, i drejtë apo jo ky pretendim- këtë e saktësojnë ligjet e miratuara bashkarisht, pozitë e opozitë; analistët kërkojnë përmbysje, me çdo kusht.

E kur kjo nuk ndodh, ose banorët e popullin bashkë me të i bëjnë dele, ose i vërsulen shefit të qeverisë, shumë nga të cilët e kanë pasur mik, ose i drejtohen Veliajt, si shefi i bashkisë që u prishi shumë llogari.

Shkuarja e Lubonjës tek protestuesit është gjëja më e zakonshme në botë dhe njëkohësisht gjëja më e parëndësishme.

Nëse ai i vetëm ka më shumë forcë se e gjithë opozita së bashku, duke futur në të Lul e Vasil, atëherë le të ndërrojnë vendet ose të bëhen njësh, të dalin nga strehëzat në katin e dhjetë të godinave luksoze dhe të dëshmojnë se nuk kanë vetëm fjalët.

Një opozitë që ndjen ngazëllim pasi u doli në krah një armik i vjetër, që ishte ku e ku më shumë radikal se e gjithë e majta së bashku, është për t’u vajtuar.

Nëse Lubonja ka shkuar për këtë të fundit, për t’iu dhënë një dorë vajtimit të saj, atëherë mirë ka bërë.

Ia paska vlejtur!

Tjetër gjë mos pritni prej saj. Është e mundur që, qysh tani, ai e ka harruar se ka qenë aty.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

13 komente në “Lubonja, Astiri dhe opozita”

  1. anastasi says:

    Akoma merreni me nje, mi haleje me nje ndyresire analisti? Me nje burgaxhi i spacit, do te ishte mire qe ky dallkauk fashisti te ishte akoma ne burg.Per kete fashist nuk duhet te kihet as nje meshire.Ky fundrine paska qene njeriu me i ndyre ne shqiperi.

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Fatos Lubonja,
    më i miri mes analistave
    do të mbahet mend gjatë
    për simbolin e tre gishtave!

  3. Oparaku says:

    Nuk e mora vesht shkrimin mua mu duk shkrim pa ndonje kuptim.Fatosi nuk eshte njeri i vuajtur atij i qene neveritur cokollatat kur une nuk i njihja aiishte merzitur me qefet e tij kur une si moshatar i tij nuk i njihja.Per problemin e levizjes jame dakort se ecet me shprehjen mali nuk luan burri luan.Po si eshte e mundur qe gjithmone paska lidhje me drejtuesit e politikes dhe pastaj u beka anti i tyre njellojsi i jati Tek astiri te shkonte vetem nuk do te kishte ndonje te keqe se eshte analis.Por ai shkoi me deputetin e PD djalin e Fariurpra po zgjat buzet per te puthuar ate dore qe peshtyu.Kesaj une nuk i them politike por kurveri..

  4. anastasi says:

    Petrit Vasili nje plak i shemtuar,nje zhapik,nuk mbahet fare,shan dhe ofendon edhe Ramoshin dy metroshin edhe Palloshin dy metrosh.Ky kastravec plak i shemtuar,shane dhe ofendon , Ramoshin dy metroshin e quan shkollpak dhe kush Petrit tenxherja o pika te rente o plak i shemtuar.Ramoshi di 5-6 gjuhe te huaja perfekt.Ti o plak kazani ke nje diference me Ramoshin, Ramoshi eshte ne planetin e marsit dhe ti o plak i shemtuar je ne stratosferen e tokes te duhen rreth 1000 vjet qe mund ti afrohesh Ramoshit e degjove o kermill i halese.

  5. çeço Selimi says:

    Qe shkoi Lubonja tek Astiri , ne krah te karçinit te Fahri Balliut, mire beri , por bindem se Fatosit i eshte prishur “fara e kosit “, pra eshte kthyer ne nje i marre. Vertete francezet veshen jeleket e verdhe ,por ishin ne te gjithe Francen , per nje interes mbarekombetar,por banoret e Unazes se madhe jane ne hall se po u prishen banesat ,por ketu nuk demtohet interesi i gjithe publikut tiranas,por perkundrazi ky eshte interesi i gjithe qytetareve te Tiranes : Keshtu qe , o jelekverdhi Fatos Lubonja hidh nje valle dyshe me Kecin e Fahriut ! Mos u bej i marre siç po e tregon vehten me shume se je i marrosur !!!

  6. Toku says:

    SHKRIM PA LIDHJE,BYTH LEPIRJA VAZHDON

  7. Shteti says:

    Ky sdi çfare shkruan. Keta e quajne veten njerez qe duhet te komandojne ne çdo kohe. Harrojne qe eshte kombi i pari…
    Ndaj dhe Enveri ; kuptoi qe ska shtet me turkoshak dhe u gjeti vendin … Lubonjave.
    Nga Permbysjet …. kjo kategori gjithmone nxjerr fitim … vjedh … shkaterron.
    Vdiq ajo kohe. Shteti do behet.

  8. "BOHOTINA" says:

    Kete bicimses e kam njohur ne Korce ne rinine e tij kur i ati, Todi ishte sekretar i dyte i Komitetit te Partise te nje nga rrethet me te medhenj e me te rendesishem te vendit, be bujqesi dhe industri. Ky kapardisej si macoku ne theker. I dhene pas qejfeve, femrave e vagabondazhit se kishte mburoje te atin. Ne nuk guxonim te benim as 1 te 100 e bemave te tij. Todi u denua me te drejte. Per kohen ai ishte liberal i pa pranueshem. U denua, por ky macok akoma nuk ka kuptuar gje… kinse hiqet si analist i mencur…

  9. Spinoza says:

    Lubonja eshte antiamerikan eshte kunder atyre qe e nxorren nga galera komuniste ku do ishte kalbur turp

  10. Astiri says:

    Taku e ku eshte lidhja te kjo qe shkruan ti? Shkrimi eshte i qarte, si te gjitha shkrimet e z. Islami.
    Zoti Taku perqendrohu, thellohu kur lexon, vure trurin ne pune se prandaj e ke.

  11. @autori says:

    Po te merremi me biografite e njerezve, do te kthehemi tek koha e Bedri Islamit kur sherbente si mercenar i paguar i sistemit te kaluar. Kete profesion Bedri Islami e ka pervetesuar aq mire, sa qe e ushtron me sukses dhe sot e kesaj dite ne “demokraci”. Madje shume here me mire se Fatos Lubonja. Por “lepuri fle diku gjetke” dhe publikut nuk i interesojne biografite por ngjarjet. Te na thote artikullshkruesi se cfare do behet me te shpronesuarit e Astirit?

  12. @autori says:

    Po te merremi me biografite e njerezve, do te kthehemi tek koha e Bedri Islamit kur sherbente si mercenar i paguar i sistemit te kaluar. Kete profesion Bedri Islami e ka pervetesuar aq mire, sa qe e ushtron me sukses dhe sot e kesaj dite ne “demokraci”. Madje shume here me mire se Fatos Lubonja. Por “lepuri fle diku gjetke” dhe publikut nuk i interesojne biografite por ngjarjet. Te na thote artikullshkruesi se cfare do behet me te shpronesuarit e Astirit???

  13. Pokeristi says:

    Shkrimet e z.Islami me thene te verteten me plqejne ne pergjithesi.Kane nje analize realiste pak a shume jo partiake a ideologjike,kane nje bosht llogjik te shendoshe,kane formulime te sakta per ndodhi e ngjarje te ndryshme,,per tipa e karaktere te ndryshme,kane nje tendeciozitet pozitiv.
    Konkretisht per shkrimin e me siperm kam nje kundershti me z.Bedri.
    Diku ne kete shkrim permenden Bekteshi,Ngjela e Lubonja te futur ne nje kornize.
    Z.Bedri! Per te dhene nje finicion pergjithesues te nje grupi njerzish gazetarit i duhen fakte te shumta. Te tre ata qe ju permendni ne shkrimin tuaj kane te perbashket qenien si bij te nomeklatures se dikurshme.Por nderkohe sejcili ka nje indiviidualitet krejt te vecante..
    Spartak Ngjeles mund t’i takoje ajo kornize ndoshta ne foshnjerine dhe femijerine e tij.Ne procesin e formimit te tij Spartaku si natyre rebele ka qene kundershtar extrem i regjimit komunist Hoxhist,qysh ne rinine e hereshme te tij.
    Mundesisht vecoje te pakten ne mendimin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *