Luksemburgu vendi i parë në botë që do bëjë transportin publik... falas

6 Dhjetor 2018, 12:28Bota TEMA

Luksemburgu do të jetë vendi i parë në botë që do të bëjë transportin publik falas për të gjithë. 

Udhëtimi me tren, tramvaj dhe autobusë do të jenë falas nga 2020. 

Ky vendim është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel. 

Aktualisht biletat e transportit publik kushtojnë rreth 2 euro. 

Ky vendim erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik.  

Plani i lirë i çmimeve është hapi më i fundit në inkurajimin e qytetarëve për përdorimin e transportit publik. (TemA)

5 komente në “Luksemburgu vendi i parë në botë që do bëjë transportin publik… falas”

  1. LIKJA says:

    Vetem ne Tirane nuk punohet per trasportin publik. Punohet vetem per biçikletat, kjoskat, ritje çmimit te biletes. te ujit, te taksave vendore, po shtohen kioskat. Rezultati RRITJE RROGASH PER PUNONJESIT E BASHKISE

  2. spartak says:

    ÇOJENI ME PARET E MIJA NJA 10 DITE LALI ERIN FAMILJARISHT NE LUXEMBURG . ISHALLA VJEN ME MEN TE TJERA . ÇOJENI DHE NJA 10 DITE NE JAPONI OSE SINGAPOR QE TE SHOFI SI ARRIHET PASTERTIA .
    E MIRA FARE DO ISHTE TE SHKONTE NE JAPONI PER ME E MBYLL NJEHERE E MIRE GJITHÇKA ,: EDHE PROJEKTIN E METROSE , EDHE VETE METRONE , EDHE PARKIMET MIJERA E MIJERA VENDESH NE STACIONET FUNDORE , EDHE TRAMVAJIN ME 4 LINJA ( 2 PER 2 ) TIRANE-DURRES DHE NE FUND PASTRIMIN . PO DESH PROGRAM KRYEBASHKIAKU PER 2019-2023 , KETO JANE NGA A-ja DERI TEK Z-ja , KURSE PYLLI ORBITAL LE TE JETE ZH-ja .

  3. Sal demokrati says:

    Opa!
    Filloi triumfi i komunizmit n Perndim!
    Tamam siç ka parashiku Karl Marx.
    N fillim transport falas
    Pasandaj ushqim falas,ngrofje falas,plazh falas,rroba falas,argtim muzik falas dhe n fund fare,si llokumi me arra,t’q!me falas.
    Pra
    hha pi rri q! falas sipas ritmit,ha pa lek fli pa brek.
    ?????????????????☺??????????

  4. shvejku says:

    Nuk eshte e vertete qe Luksemburgu qenka shteti i pare ne bote me sherbimin publik falas!
    Kemi Tiranen tone qe nen hyqmin e kalamanit pordhaliq Erion Veliaj eshte bere me kohe qyteti i pare me transport publik falas,jo me autobuz,por me….KEMBE!
    Ne Tirane mund te shkosh me kembe FALAS ku te duash!
    Ja pra se FALAS ketu kemi edhe VDEKJEN,LYPJEN,,PAPUNESINE,VJEDHJEN,KRIMIN etj!
    Vetem qeveria eshte me…..MILIONA!

  5. shvejku says:

    Doemos qe Luksemburgu falas do ta bente transportin urban se eshte vend i varfer ku njerezit nuk kane te ardhura te mjaftueshme per ta paguar ate!
    Le te marrin shembullin nga Tirana jone,ku kryebashkiaku i saj Veliaj,eshte shpallur si me i sukseseshmi ne bote,se ka nje popull me standarte shume te larta jetese qe nuk pyet fare per transportin urban!
    Luksemburgu e ben falas,por lal Erei e rriti cmimin e biletes nga 30 lek e coi ne 40 lek,pra e rriti me 33%!
    Ne ate date kur lal Eri rriti cmimin 33%,ne Greqi u ngriten qytetaret ne protesta te fuqishme vetem pse u rrit cmimi i biletes vetem 3%!
    Turp te kene qe protestojne per kaq pak gje!
    Si mund te protestojne tek ne pensionistet per nje levizje vajtje ardhje me 80 leke,kur me kaq leke dy pensioniste blejne buken per 3-4 dite!
    Kaq pak u ngrit,prandaj nuk protestuam ne!
    Pastaj pse pak na e rriti pensionin qeveria ne pensionisteve,me 300 leke ne muaj,sa te paguajme 3 kafe?
    Fundi cfare borxhi ka qeveria te paguaje me shume ca njerez qe nuk punojne por vetem duan te luajne domino?
    Kane punuar tere jeten ,do thoni ju!
    E ce pastaj?
    Vete punuan,se nuk u tha njeri te punojne!
    Sistem kriminal ishte komunizmi,se ja tani ka plot qe nuk punojne,por kane miliarda neper banka,vila ku t’u doje qejfi,pushimet i bejne dimer vere ne te tere globin etj!
    E ku pyet shqiptari per nje bilete urbani!
    Jazek i qofte qeveritareve te Luksemburgut qe fyejne nje popull te tere,se gjoja nuk kane leke te paguajne!
    Merrni shembull nga lal Eri,qe ka hapur menca sociale ne te kater anet e Tiranes per hallexhinjte!
    Po pse shkon njeri te haje atje?
    Mezallah se gjen lal Eri njerez qe te hane pa leke ushqim,aq sa u lodhen policet bashkiake duke ju lutur njerezve neper rruge qe te vijne per te ngrene atje!
    Vini re fotot apo regjistrimet qe japin mediat,se kush jane ata hallexhinj qe hane gjellen te servirur nga dora vete kryebashkiaku?
    Kerkova disa here te shoh ndonje nga ata lypsat apo ata qe mbledhin kanace apo plastika neper kazanet e plehrave,por nuk gjeta asnje per be!
    Te gjitha ata qe hane gjelle kur shkon lal Eri atje jane te veshur me kostume,kapele republike,fustane si per dasem,floket e lyer me ngjyra ngjyra,faqet e kuqe,te qeshur e te gezuar,por mezallah se gjen aty ndonje femije apo rom fukara,nga ata qe flejne akoma neper kasolle plasmasi!
    Doemos qe ky eshte standarti i hallexhinjve tek ne,se ka punuar per popullin lal Eri nen kujdesin e pikcerit Rama!
    Kurre Luksemburgu nuk do na arrije neve!
    Sa merr nje pensionist ne Luksemburg,do pyesni ju?
    Ja merr 2 mije euro ne muaj!
    E ce pastaj?
    Une marr ne muaj 150 mije leke,qe me dalin e me teprojne!
    Bile jam gati te bej edhe bamiresi,sic ben kryeministri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje