“Messi ka vetëm një aftësi”, Pele e vendos veten dhe Maradonën mbi yllin e Barcelonës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Lionel Messi “ka vetëm një aftësi”, sipas legjendës së Brazilit, Pele, me argjentinasin Diego Maradona që “është shumë më mirë” se talenti i Barcelonës. Në fakt, ka shumë njerëz që e konsiderojnë Messin lojtarin më të mirë, që ka luajtur ndonjëherë futboll, me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, që ka vendosur rekorde të panumërta dhe ka shënuar pa fund gola.

Pele, megjithatë, ka sugjeruar se 31-vjeçari është “njëdimensional” dhe shumë i varur nga këmba e tij e majtë për t’u krahasuar me figura të tjera ikonike në krye të futbollit botëror. Njeriu që shënoi më shumë se 1000 gola në karrierën e tij dhe fitoi tri herë Kupën e Botës, i tha “Folha de Sao Paulo”:

“Si mund të bëni një krahasim mes një djaloshi, i cili e përdor topin mirë, gjuan me të majtën e me të djathtën, dhe një tjetri, që gjuan vetëm me një këmbë, ka vetëm një aftësi dhe nuk e udhëheq topin mirë? Si mund ta krahasoni? Për t’u krahasuar me Pele duhet të jetë dikush, që gjuan mirë me të majtën dhe të djathtën, por shënon edhe me kokë”.

Ndërsa vendoset mbi Messin në renditjen e të gjitha kohërave, Pele ka sugjeruar, gjithashtu, se një numër lojtarësh të tjerë qëndrojnë mbi yllin Blaugrana. Argjentinasi Maradona konsiderohet të jetë një nga më të mirët, ndonjëherë, ndërsa figurat ikonike nga Gjermania dhe Hollanda mbahen, gjithashtu, në majë të futbollit botëror.

Pele shtoi: “Sa më përket mua, Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë, ndonjëherë. Nëse më pyet mua: a ishte ai më i mirë se Messi? Po, ai ishte shumë i mirë. Franz Beckenbauer dhe Johan Cruyff ishin, po ashtu, lojtarë të shkëlqyeshëm”.

Ndërsa Pele nuk mund të jetë tifoz i madh i Messit, nuk ka dyshime për arritjet e këtij të fundit, që nga shpërthimi i tij në radhët e Barcelonës. Një numër i jashtëzakonshëm golash, 567 të tillë, janë shënuar në 653 ndeshje nga “Pleshti”, si dhe 65 gola të tjerë në 128 ndeshje për kombëtaren e vendit të tij.

Messi ka fituar edhe pesë “Topa të Artë”, nëntë tituj të La Liga-s, katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe tre Botërorë për Klubet. Nderimet ndërkombëtare kanë qenë të paarritshme për të, sepse Argjentina ka patur vuajtje në Kupën e Botës dhe “Copa America”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në ““Messi ka vetëm një aftësi”, Pele e vendos veten dhe Maradonën mbi yllin e Barcelonës”

  1. lushnjari says:

    Pele eshte me i mire se ka bere gola edhge mew….bythe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *